Lajmet

Vitia thotë se me shërbimet e reja në Oftalmologji u kursyen 2 milionë euro

Ai tha se me shërbimin e kirurgjisë vitreoretinale u zvogëlua numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i shoqëruar nga u.d Drejtoresha e SHSKUK-së, Narqize Arenliu Hoxhaj vizitoi sot Klinikën e Oftalmologjisë në QKUK, ku u prit nga drejtori i kësaj klinike, Dr. Ardian Shabani.

Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia u njoftua se me shërbimin e kirurgjisë vitreoretinale (operacionet në segmentin e pasmë të syrit – Pars Plana Vitrectomi – PPV) u zvogëlua numri i pacientëve që trajtohen jashtë institucioneve shëndetësore publike, nga 500 raste të referuara në vjet, siç ka ndodhur në të kaluarën, në rreth 100 raste në vjet.

“Këto shërbime të reja, të cilat tani ofrohen në Klinikën e Oftalmologjisë, kanë ndikuar që të kursehen rreth 2 milionë euro buxheti, si dhe njëkohësisht kanë kursyer xhepat e pacientëve. Shpreh mirënjohjen time të thellë për punën e palodhshme të stafit shëndetësorë në Klinkën e Oftalmologjisë”, tha Vitia.

Po ashtu, Vitia, siç u bë e ditur në komunikatë, u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do të ofrojë mbështetjen e saj të plotë për t’i mbuluar nevojat në bazë të rritjes së vëllimit të punës dhe shërbimeve në sallat operative, ambulancat specialistike, si dhe për të ofruar kushte më të mira të punës për stafin shëndetësor.

Lajmet

Fitimet rekord të miliarderëve pas fitores së Trump

Published

on

By

E mërkura nuk ishte vetëm një ditë e mirë për Donald Trump. Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë u rrit gjithashtu me një shumë rekord, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Fituesi më i madh ishte Elon Musk, personi më i pasur në botë dhe një nga mbështetësit më të përkushtuar të Trump, pasuria e të cilit u rrit me 26.5 miliardë dollarë, duke arritur në 290 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Pasuria e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, u rrit me 7.1 miliardë dollarë gjatë javës, pasi ai doli në mbështetje të Trump në zgjedhjet presidenciale.

Bashkëthemeluesi i Oracle, Larry Ellison, një tjetër mbështetës i Trump, pa që pasuria e tij neto të rritej me 5.5 miliardë dollarë të mërkurën.

Përfitues të tjerë përfshijnë ish-drejtuesit e Microsoft, Bill Gates dhe Steve Ballmer; ish-drejtuesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin; dhe CEO-n e Berkshire Hathaway, Warren Buffett. Edhe pse asnjë prej këtyre miliarderëve nuk u pozicionua në fushatë, ata kanë qenë më parë mbështetës të demokratëve.

Në total, 10 njerëzit më të pasur fituan 64 miliardë dollarë.

Bloomberg vëren se kjo është “rritja më e madhe ditore” e pasurisë që është parë që nga fillimi i indeksit në vitin 2012.

“Ekziston një perceptim i madh për një regjim miqësor ndaj taksave dhe miqësor ndaj biznesit, veçanërisht kur fitohet Senati,” tha Michael Block, shefi operativ në AgentSmyth.

Aksionet e Trump Media & Technology Group, kompania e mediave sociale e Trump që menaxhon Truth Social, gjithashtu pësuan rritje pasi CNN dhe media të tjera projektuan fitoren e Trump.

Continue Reading

Lajmet

​Bujqit në hall me normat e larta për kredi nga institucionet mikrofinanciare

Published

on

By

Institucionet mikrofinanciare po tregohen mjaft “dorë shtrënguar” në raport me fermerët të cilët në të shumtën e rasteve kanë vështirësi për qasje në financa për mungesë të garancive që kërkojnë bankat komerciale.

Me gjithë këto kushte të vështira dhe norma të larta deri 19.2 për qind ose tre fish më të larta se kamatat në bankat komerciale, fermerët dhe të tjerët nuk u ndalën në marrjen kredive. Nga janari deri në shtator, institucionet mikrofinanciare dhe financiare jo bankare kanë pasur fitim të pastër 15 milionë e 200 mijë euro.

Fermeri Xhemë Krasniqi i cili merret me bujqësi tash e shumë vite, shpalosë sfidat që po hasin për të ‘mbijetuar’ në këtë sektor. Madje, për të mos hequr dorë nga kjo veprimtari, ai thotë se pak kohë më parë janë detyruar të marrin kredi në një institucion mikrofinanciar për të mbuluar shpenzimet karshi nevojave të tregut.

Ai derisa tregon se kanë marrë kredi 15 mijë euro, thotë se janë të detyruar të kthejnë rreth 6 mijë euro më shumë.

Ne merremi me blegtori, e dorëzojmë qumështin tek një qumështore. Kredi kemi në FINCA, 15 mijë euro i kemi marrë aty, diku për 5 vjet do t’i kthejmë rreth 6 mijë euro më tepër. Ato i kemi marrë para pak kohe, na duhen për të mbjellë grurin, na duhen për naftë, farë, për të gjitha, dhe i kemi shtuar edhe dy krerë lopë”, thotë Krasniqi.

Më tej Krasniqi thotë se kamatat për bujqit janë shumë të larta, derisa ka kërkuar edhe ndihmën e shtetit në këtë drejtim.

Me ja dalë po mundemi, por për kamatat janë shumë të larta për bujqit, por, çfarë të bëjmë…Me mujt shteti të na ndihmojë është shumë mirë për neve, sa jemi duke punuar aktualisht, mund të punojmë edhe njëherë kaq më shumë. Mundemi edhe ta lëmë, sepse kamatat e larta, shteti edhe po na vonon subvencionet, por, po e provojmë njëherë kështu”, thotë Krasniqi.

Në njërën prej institucioneve mikrofinanciare për normat e kredive të njëjtit thonë se maksimumi i kredisë për bujqësi është deri në 25 mijë euro, duke theksuar se kohëzgjatja e kthimit është për 60 muaj apo 5 vjet, me këst 580 euro.

Në anën tjetër, guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Ahmet Ismaili thotë se normat e kredive për bankat dhe jo bankat, në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit.

Normat e kredive për bankat dhe jo bankat pak a shumë e kanë ndjekur trendin paraprak. Në përgjithësi ato janë mbi mesataren e rajonit. Pra, nëse e shikon në rajon ka banka që kanë kamata më të larta se Kosova, ka që kanë më të ulëta, por megjithatë mesatarja e Kosovës është ende mbi mesataren e rajonit. Ka pasur një përmirësim nga 6.6 për qind në 6.3 për qind, të dhënat e fundit janë diku rreth 6.17 për qind. Pra, norma e interesit në kredi bankare ka filluar duke rënë, por ende ne mendojmë që ka hapësirë për konkurrencë, ende ka hapësirë për përmirësim, dhe ende mendojmë që ekziston, ka shumë parametra që tregojnë që norma e interesit në kredi mundet, dhe ne presim që të zbret më tutje. Në sektorin bankar publikimi i fundit është rreth 6.17 për qind në kredi në banka, kurse, ndërmjet 17 për qind në jo banka nga 20 e diçka për qind që ka qenë viteve paraprake”, thotë Ismaili.

Ndërsa, Kujtim Sahitaj, udhëheqës i marketingut, departamenti i marketingut në Kreditimin Rural të Kosovës (KRK), duke folur për kërkesat, thekson se kryesisht dominojnë klientët në bujqësi. Ai ka shtuar se si institucion mikrofinanciar i mbështesin bujqit në këtë drejtim për qasje në financa.

Ne jemi institucion mikrofinanciar, kryesisht japim kredi për bujq, biznese, konsum, renovim e me radhë… Kemi klientë të dy aktiviteteve, por, kryesisht dominojnë klientët në bujqësi…Ne edhe si institucion i mbështesim shumë bujqit, kështu edhe procedurat nuk janë shumë të vështira për të marrë një kredi, normal duhet me pas aktivitete që kryen me bujqësi, pastaj janë procedurat tjera që kur ofrohesh në institucion merr detaje më të sofistikuara lidhur me kredinë e bujqësisë”, thotë Sahitaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna kërkon nga institucionet mikrofinanciare që t’i zbresin normat e interesit.

Mikrofinancat e kanë si produkt ofrimin e kredive, sidomos tek bujqësia, për arsyeje se i kanë procedurat shumë më të thjeshta dhe marrin rriskun më të madh për vete. Kërkesa jonë është që të shihet mundësia që të ulen këto interesa, por për t’u ulur këto interesa duhet ulur me gjitha institucionet mirkofinanciare dhe të shihet se cilat janë kërkesat e tyre dhe çka duhet të plotësojmë tek kërkesat e tyre që ato të kenë rrisukun më të vogël. Duke ja ulur rriskun si institucione publike, institucioneve mikrofinanciare, padyshim që edhe ato ndikojnë në uljen e normës së interesit të kredive”, thotë Rafuna.

Këto institucione mikrofinanciare ofrojnë kredi të vogla për individët ose bizneset familjare me të ardhura të ulëta, por me procedura më të thjeshta sesa bankat komerciale./UBTnews/

Continue Reading

Lajmet

Spanjë: 78 persona ende të zhdukur nga vërshimet

Published

on

By

Autoritetet në Spanjë thanë se 78 persona ende janë të zhdukur, dhjetë ditë pasi shteti u përball me stuhitë më katastrofale në 100 vjetët e fundit.

Qeveria në Valencia, rajonin më të goditur nga vërshimet, e publikoi këtë shifër në platformën X. Paraprakisht, numri i të zhdukurve ishte 93.

Numri zyrtar i viktimave nga vërshimet është 219. Vetëm në Valencia, trupat e pajetë të 211 personave janë gjetur deri më tani, teksa tetë viktima janë regjistruar në rajonet fqinje të Kastilla-La Manças dhe në Andaluzi.

Që atëherë, edhe rajone të tjera të Spanjës janë përballur me mot të lig. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar vërshime në Kataloni të enjten dhe të premten, ndërkaq edhe ishulli i Majorkës është goditur rëndë nga vërshimet.

Në Valencia, autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë të zhdukur, edhe pse autoritetet rajonale kanë thënë se 40 trupa të pajetë që janë gjetur, ende nuk janë identifikuar. Ka frikë se disa nga trupat e viktimave mund të kenë përfunduar në Detin Mesme.

Po ashtu, autoritetet në Spanjë po vazhdojnë operacionet e pastrimit të 75 qytezave dhe fshatrave që janë prekur nga vërshimet. Shumë ndërtesa janë ende të paqasshme apo vështirë të arritshme, teksa rrugët janë pjesërisht të bllokuara nga makinat apo edhe nga rrënojat e ndërtesave.

Continue Reading

Bota

Erdogan: Trump t’i përmbahet premtimeve për Lindjen e Mesme!

Published

on

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, shprehu sot shpresën që presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mbajë premtimet për t’i dhënë fund konflikteve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndalur veprimet agresive në rajon.

Duke folur me gazetarët gjatë udhëtimit të tij të kthimit nga Hungaria, Erdogan theksoi se një veprim i rëndësishëm do të ishte ndërprerja e furnizimit me armë të SHBA për Izraelin, një hap që, sipas tij, do të ndihmonte në shuarjen e tensioneve në Liban dhe territoret palestineze.

“Ne duam që ky premtim të përmbushet dhe Izraelit t’i thuhet të ndalojë,” tha Erdogan, i cituar nga gazeta Hurriyet dhe disa media të tjera turke.

Turqia ka qenë një nga zërat më kritikë të politikave izraelite, duke akuzuar këtë vend për kryerjen e një “gjenocidi” në Gaza dhe duke denoncuar mbështetjen perëndimore ndaj Izraelit për këto veprime. Përmes kësaj deklarate, Erdogan nënvizoi se ai pret që SHBA të luajë një rol më konstruktiv në përpjekjet për paqe dhe të sjellë një ndryshim të ndjeshëm në politikat e saj në rajon./AP/

Continue Reading

Të kërkuara