Lajmet

​Vitia: Në shkurt pritet të arrijë pajisja për diagnostikimin e kancerit

Vitia theksoi se për shkak të zhvillimit të teknologjisë, plani i veprimit në shëndetësi është ndarë në tri pjesë.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se për vitin 2024 do të investohen shtatë milionë euro në Sistemin Informativ Shëndetësor.

Gjatë konferencës për media pas mbledhjes së qeverisë, Vitia theksoi se për shkak të zhvillimit të teknologjisë, plani i veprimit në shëndetësi është ndarë në tri pjesë. Sipas tij projekti i parë do të nisë me këto shtatë milionë euro. Ai tha se nisur nga viti 2028 deri në vitin 2031 ekziston potenciali edhe për investime në inteligjencën artificiale.

“Shtatë milionëshi për SISh-in është pjesë dhe ka dal si produkt i studimit fizibilitetit në vitin e kaluar për Sistemin Informativ Shëndetësor i cili është një studim që natyrshëm është bërë një plan i veprimit dhe në strategji e implementimit të sistemit informativ shëndetësor, e cila ndahet në tre pjesë dhe pjesë e parë që është viti 2024 janë këto shtatë milionët e para në të cilat janë disa pjesë harduerike që duhen patjetër në implementimin e Sistemit Informativ shëndetësor, zgjerimit të rrjetit qeveritarë deri te ambulantë e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte që vendosin bazën për sistemin informativ shëndetësor e cila do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit.34:03 Për korrektësi duhet treguar që ky si projekt kushton shumë dhe parashihet që në fazën finale nga viti 2027/2028 deri në vitin 2031 për shkak të zhvillimit të teknologjisë të kenë potencial të investimeve deri në inteligjencë artificiale.34:32 Kjo faza e parë nga shtatë milionë është implementimi i Sistemit Informativ Shëndetësor që do të fillojë në vitin 2024”, tha Vitia.

Tutje Vitia ka përmendur edhe tre vendimet të cilat janë marrë në mbledhjen e qeverisë. Ai tha se do të përkrahen me subvencione 375 specializantë me vetëfinancim si dhe nuk do të ketë dallime në ndarjen e subvencioneve edhe për specializantët nga Lugina, Medvegja dhe Bujanoci.

“Pas shumë mundi në Republikën e Kosovës në kalendarin e rregullt të vaksinimit janë tre vaksina të reja, të rëndësishme për shëndetin e qytetarëve tonë. Siç është vaksina e Pneomokokut, vaksina Human Papillomavirusi, që njohët si vaksina parandaluese e kancerit të qafës së mitrës dhe vaksina kundër Rota virusit. Kurse dy vendimet tjera që sot u morën, në kuadër të mbledhjes së qeveris për MP, janë dy vendime që përkrahen grupi i specializantëve me vetëfinancim, fillimisht 375 specializant me vetëfinancim nga Republika e Kosovës ku sot në qeveri do të përkrahen me subvencione edhe këtë vit ashtu siç kemi premtuar. Në vendim tjerët sot u morë vendimi që mos te këtë dallime nga specializantë nga bashkëkombësit tonë që vijnë nga Lugina, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, po ashtu edhe nga Mali zi, të cilët njësoj do të subvencionohen nga qeveria e Republikës së Kosovës”, theksoi Vitia.

Vitia tregoi se Kosova do të furnizohet edhe me pajisjen Pet Scan, pajisje kjo e cila do të vijë në shkurt dhe do të përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të kancerit dhe të tjera. Ai tha se mjekët në Kosovë do të trajnohen për përdorimin e kësaj pajisje.

“Pet Scan vjen në shkurt, nuk mund të them datën e saktë një herë sepse Presidenca dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë donatorë të këtij donacioni, por atë që mund të them që në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e Pet Scan brenda klinikave. Trajnimi është duke vazhduar edhe pse mjekët kanë qenë të trajnuar edhe më herët por trajnimi do të vazhdojë. Kjo e bën Kosovën në Ballkanin perëndimor në mos gaboj vendin e parë në sistemin publik që ka Pet Scan dhe ky është një lajm i mirë që qytetarët kanë shpenzuar edhe shumë mjete por edhe kohë në udhëtime për diagnostikim”, tha Vitia.

Në fund, ministri Vitia ka treguar edhe për gjendjen e personave të cilat janë lënduar pas shpërthimit të bombolës në veri të Mitrovicës. Ai tha se gjendja e tyre është stabile falë punës së jashtëzakonshme të mjekëve.

Vendi

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Published

on

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve të kërkimit për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas njoftimit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, aktivitetet e kërkimit dhe gërmimet vlerësuese në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit përkatës gjyqësor.

Gjatë aktivitetit të parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite, duke vështirësuar përcaktimin e vendndodhjes së saktë.

Ndërkaq, gjatë vazhdimit të gërmimeve më 12 nëntor, janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimit mjekoligjor dhe procedurave të identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet janë realizuar në koordinim ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë – Departamentit për Krime Lufte./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara