Lajmet

Vitia: Momentalisht s’kemi problem me furnizim të insulinave

Vitia nënvizoi se nuk do të ketë dështim në raport me furnizim me barna në kujdesin primar.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot u shpreh se çështja e mungesës së insulinave është problem që disa vite, por megjithatë, tha se për momentin ka furnizim me insulina.

Vitia potencoi se furnizimi me insulina ka qenë procedurë emergjente, të cilën e kanë bërë.

“Fatkeqësisht po vazhdon një sagmë në këtë problem. Besoj që të gjithë e dini, lënda është kthyer disa herë nga OSHP-ja dhe atë ne si ministri çka e kemi bërë, kemi kërkuar vetëm që të respektohet ligji. As më pak dhe as më shumë. Ne nuk guxojmë si ministri të bëjmë procedane të rrezikshme, të cilat pastaj do të kishin impakt edhe në sfera të tjera dhe do të uleshin nivelin e monitorimit e besa edhe rrezikonin dhe cilësinë e rrjedhimisht edhe shëndetin e qytetarëve. Për momentin nuk kemi problem me insulina, sepse ka qenë një procedurë emergjente, të cilën e kemi bërë. Në anën tjetër, vazhdon me OSHP-në dhe me gjykatat, të gjitha ato probleme dhe sfida që kanë qenë në raport me këtë problematikë. Unë sipas informatave që kam, shpresoj shumë shpejt që në fund do t’i vihet pikë një problemi të tillë”, tha ai, duke shtuar se përkundër të gjitha vëshirësive administrative, që kanë hasur në këtë proces, do të kujdesen që qytetarët të mos jenë pa insulina.

Vitia nënvizoi se nuk do të ketë dështim në raport me furnizim me barna në kujdesin primar. Ndërsa, sa i përket kujdesit sekondar, Vitia u shpreh se kanë pasur disa takime edhe me bordin e SHSKUK edhe me drejtoreshën dhe shtoi se janë në fazat e fundit të planifikimit për këtë çështje.

Lajmet

Një shtetas i huaj theret me thikë në Gjakovë, dërgohet për mjekim në QKUK

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, pasi dyshohet se ishte therur me thikë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës, teksa viktima dyshohet se ka pasur dy plagë kur ka pranuar trajtim mjekësor.

Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK teksa Policia ka nisur hetimet për rastin./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Njëmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Tuzlla

Published

on

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.

Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, thirri takim të jashtëzakonshëm mëngjesin e së mërkurës, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve.

Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjermania planifikon tre miliardë euro shtesë për Ukrainën

Published

on

Qeveria gjermane planifikon të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën me tre miliardë euro të tjera (3,4 miliardë dollarë) në vitin 2026, tha Ministria e Financave.

’’Fondet kanë për qëllim të mbështesin artilerinë, dronët, automjetet e blinduara dhe zëvendësimin e dy sistemeve raketore ‘Patriot’’, tha ministria.

“Gjermania qëndron fort me Ukrainën dhe është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Evropë”, theksoi ajo.

Ministri i Financave, Lars Klingbeil do të paraqesë një propozim për miratim parlamentar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius.

Propozimi duhet të diskutohet më pas nga komisioni i buxhetit i Bundestagut.

Projektbuxheti i Gjermanisë për vitin 2026 aktualisht cakton 8,5 miliardë euro për Ukrainën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sot

Published

on

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara të martën ku u ofrua spektakël i vërtetë në ndeshjet e fazës së ligës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sonte me ndeshje të tjera interesante.

Triumfi i Liverpoolit ndaj Real Madridit dhe ai i Bayernit ndaj PSG-s morën vëmendjen kryesore në sfidat e së martës, ndërsa sonte priten ballafaqime ttë tjera mjaftë interesante.

Njëra nga ndeshjet kryesore është ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Borussia Dortmundit që zhvillohet nga ora 21:00. Të dy skuadrat kanë nga shtatë pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluara dhe momentalisht renditen në pozitat tetë dhe nëntë.

Dule tjetër interesant është ai ndërmjet Ajax dhe Galatasaray, ashtu sikur edhe sfida Neëcastle – Bilbao.

Këto janë të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve:

/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara