Lajmet

Vitia i brengosur me ikjen e mjekëve: Tash mund t’i marrin deri në 1 mijë e 700 euro

Vitia tha se janë duke u përballur me mungesën e anesteziologëve.

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është shprehur i brengosur me largimin e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.

Në konferencë për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, Vitia tha se janë duke u përballur me mungesën e anesteziologëve. Ai përmendi Ligjin e pagave, nga i cili, sipas tij kanë përfituar më së shumti personeli shëndetësor.

Sipas tij, me shtesa dhe rregulloret e reja, pagat e mjekëve mund të shkojnë deri 1 mijë e 700 euro.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se do të punojnë më shumë në infrastrukturën shkollore dhe ndërtimin e çerdheve.

Lajmet

​Kurti: Do ta formojmë qeverinë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se po presin certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe më pas do të shikojnë për rrugën përpara sesi të formohet qeveria e re.

Kurti, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë fitues në zgjedhje, andaj sipas tij do ta formojnë qeverinë.

Ne presim certifikimin e rezultateve dhe më pastaj do të ulemi dhe të shikojmë për rrugën përpara. Mirëpo nuk ka ndryshuar situata që ne të kemi qëndrime të tjera sa i përket kundërshtarëve tanë. Është bërë luftë hibride kundër qeverisë sonë dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosjes, por ne kemi dalë fitimtarë. Fitimtari duhet dhe do ta formojë qeverinë”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurthemelit të një çerdheje në Gjilan.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, përfshirë me përditësimin e fundit të numërimit të 90 për qind të votave nga diaspora, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK, 20 deputetë, AAK-Nisma 8 deputetë, ndërkaq komunitetet jo shumicë 20 deputetë.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti: Nëse prokuroria e ka të rëndësishme dëshminë time, duhet të vijë tek unë

Published

on

By

Nëse prokuroria e ka pas të rëndësishme dëshminë time, ai duhet të vinte te ne. Kjo prokurori më shumë po e lufton qeverinë sesa krimin e korrupsionin”, tha Kurti të martën në Gjilan.

Ai, me urdhër të Gjykatës Themelore, duhej të paraqitej sot më 4 mars në Prokurorinë speciale të Kosovës për të dhënë dëshmi në një rast të rezervave shtetërore, por zgjodhi të marrë pjesë në një ngjarje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kurti në Gjilan, insistoi se ai asnjëherë s’ka thënë se refuzon të jep dëshmi, mirëpo tha se e njëjta duhet të ndodh në Zyrën e Kryeministrit.

Continue Reading

Lajmet

Kurti nuk paraqitet as sot në Prokurorinë Speciale, shkon në Gjilan

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka shkuar në Prokurorinë Speciale.

Kjo ishte ftesa e tretë që Kurti mori për të dëshmuar lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Në kohën kur Prokuroria e priste për të dhënë dëshminë, Kurti u ndodh në vënien e gurthemelit të një çerdheje të re në Gjilan.

Continue Reading

Lajmet

Zhduken tre fëmijë e një grua gjatë 24 orëve të fundit

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar se katër persona janë zhdukur gjatë 24 orëve të fundit. Dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë të mitur, janë larguar nga shtëpia në Prishtinë më 24 shkurt, dhe deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tyre. Ky rast është iniciuar si “person i zhdukur”.

Po ashtu, në Prizren, një person ka njoftuar policinë se vajza e tij ka ikur nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Ky rast është nën hetime.

Në fshatin Ozdrim të Pejës, një burrë ka raportuar se bashkëshortja e tij, e cila ka probleme psikike, ka braktisur shtëpinë dhe nuk dihet ku ndodhet. Ky rast është raportuar më 3 mars 2025 dhe është nën hetime.

Policia ka filluar hetimet për të gjitha rastet dhe po bën përpjekje për gjetjen e personave të zhdukur./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara