Shëndeti

Vitaminat që ndihmojnë me marramendjen dhe mpirjen

Sipas një studimi, vitamina B2 mund të mbrojë ndaj migrenës dhe marramendjes.

Published

on

Marramendja dhe mpirja e trupit janë dy gjendje të trupit që thuajse të gjithë njerëit i kalojnë.

Ato mund të shfaqen si pa kuptuar ose të jenë pasoje e të tjera shkaqeve.

Sipas disa studimeve dhe ekspertëve ka disa arsye se përse këto gjendje ndodhin. Gjithashtu ka edhe disa vitamina të cilat i japin zgjidhje këtyre problemeve.

Ndiqni listën e plotë të tyre për të parandaluar marramendjen dhe mpirjen e trupit.

Vitamina B

Vitamina B hyn në grupin e vitaminave që shkrihen në ujë kështu që mund t’i merrni në mënyrë të vazhdueshme.

Sipas një studimi të bërë në vitin 2004 të publikuar nga Alfredo Bianchi “Vitamina dhe Hormone”, vitamina B2 mund të mbrojë ndaj migrenës dhe marramendjes.

Siaps të njëjtit studim, vitamina B12 mund të mbrojë kundër migrenës dhe mpirjes në duart dhe këmbë.

Ndërsa mungesa e vitaminës B1 mund të çojnë në kardiomiopi, një sëmundje që dobëson dhe zgjeron muskujt e zemrës dhe mund të shkaktojë marramendje.

Vitamina D

Kur përdoret me kalcium, vitamina D mund të ndikojë kundër migrenës sipas një studimi të publikuar në vitin 1994 nga Susan Thys – Jacobs.

Dhimbja e kokës dhe marramendja mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës D.

Vitamina E

Mungesa e vitaminës E mund të shkaktojë neuropati periferale që karkaterizohet nga mpirja e duarve dhe këmbëve.

Ajo cilësohet si një nga më të rëndësishmet për të parandaluar këto gjendje

Ushqimet ku i gjeni

Vitaminën B e gjeni tek sardelet, salmoni, drithërat e plota, qumështu, kosi, djathi, vezë.

Ndërsa ajo gjendet tek vaji i peshkut, drithërat e pasuruara, bulmetit.

Gjithashtu mund ta merrni direkt nga dielli pasi trupi nis të prodhojë vitamin D rreth 15 minuta pas qëndrimit në diell.

Një prej burimeve më të mëdha të vitaminës e janë farat e lulediellit, bajamet. Kungulli dhe specat e kuq./AgroWeb.org

Shëndeti

Metabolizëm i ngadaltë, si t’i dalloni simptomat

Published

on

Metabolizmi, është një sërë procesesh në trup që shndërrojnë ushqimin dhe pijet në energji dhe i lejojnë trupit të funksionojë normalisht.

Është thelbësor për shumë funksione, duke përfshirë tretjen, frymëmarrjen, qarkullimin e gjakut dhe rregullimin e temperaturës së trupit.

Gjenetika, gjendjet shëndetësore dhe stili i jetesës ndikojnë në shkallën metabolike, dhe një metabolizëm i ngadaltë tregon se trupi nuk po djeg mjaftueshëm kalori, gjë që mund të çojë në dëshira për ushqim, lëkurë të thatë, lodhje dhe luhatje të humorit.

Funksionimi i saktë na lejon të funksionojmë në aktivitetet e jetës, duhet t’i kushtoni vëmendje shenjave që tregojnë se metabolizmi ngadalësohet.

Shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:

Je vazhdimisht i lodhur – Lodhja pa një shpjegim tregon metabolizëm të ngadaltë. Kur metabolizmi është më i ngadaltë, trupi e shndërron ushqimin në energji në mënyrë pak efikase, duke rezultuar në nivele të ulëta të energjisë. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni të rraskapitur ose të lodheni më lehtë gjithë ditën.

Keni lëkurë të thatë – Edhe pse lëkura e thatë ose pa jetë është e zakonshme, shfaqja e saj tregon metabolizëm të ngadaltë. Hormonet tiroide, që rregullojnë shkallën metabolike, luajnë rol kyç në mbajtjen e lëkurës të hidratuar. Kur ka çekuilibër në funksionin e tyre, metabolizmi ngadalësohet.

Ju shtoni në peshë lehtë

Nëse vazhdoni të shtoni në peshë pavarësisht një diete të ekuilibruar dhe ushtrimeve, kjo mund të jetë për shkak se metabolizmi është i ngadaltë. Një metabolizëm më i ngadaltë e bën më të vështirë që ta shndërrojë ushqimin në energji shpejt, gjë që zvogëlon djegien e kalorive.

Ke ftohtë

Ndjenja e të ftohtit, edhe kur temperatura nuk ka rënë, mund të tregojë një çrregullim metabolik. Proceset metabolike janë përgjegjëse për gjenerimin e nxehtësisë së trupit, dhe një temperaturë më e ulët shoqërohet me një metabolizëm më të ngadaltë. Njerëzit me tiroide joaktive ose obezitet kanë temperaturë më të ulët të trupit pikërisht për shkak të një metabolizmi më të ngadaltë. Një çekuilibër hormonal mund ta pengojë trupin të prodhojë nxehtësi siç duhet.

Keni dëshirë për ushqim

Dëshirat intensive për ushqime të caktuara, veçanërisht me përmbajtje të lartë sheqeri, mund të lidhen me metabolizëm të ngadalësuar. Dëshirat për ushqim lidhen me shëndetin metabolik, me dietë të pabalancuar, zakone të këqija të të ngrënit dhe një përbërje të pafavorshme të trupit. Këto dëshira janë shenjë se metabolizmi nuk arrin ta përpunojë ushqimin në energji e lëndë ushqyese të nevojshme, duke e shtyrë trupin të kërkojë konsum shtesë të ushqimit.

Ke luhatje humori

Ndërsa ndryshimet e rastit të humorit janë normale, ndryshimet e shpeshta mund të tregojnë një metabolizëm të ngadaltë. Nivelet e ulëta të energjisë dhe çekuilibrat hormonalë që shoqërojnë një metabolizëm të ngadaltë mund të çojnë në ndjenja nervozizmi dhe frustrimi.

Keni probleme me tretjen

Shkalla metabolike dhe proceset e tretjes janë të lidhura ngushtë, tretja e zbërthen ushqimin, metabolizmi e shndërron atë në energji. Ndryshimet në metabolizëm, ngadalësimi i tij, ndikon në sistemin tretës. Një metabolizëm pak aktiv shkakton probleme me tretjen, të tilla si kapsllëk, fryrje ose diarre.

Çfarë ndiko në ngadalësimin e metabolizmit?

Gjenetika luan rol të rëndësishëm, pasi disa njerëz trashëgojnë një metabolizëm më të shpejtë, ndërsa të tjerët kanë një më të ngadaltë. Me moshën, metabolizmi ngadalësohet natyrshëm, veçanërisht pas moshës 60 vjeç për shkak të ndryshimeve në qelizat e trupit dhe një rënieje të masës muskulore.

Gjinia ndikon në shkallën metabolike, pasi gratë kanë tendencë të kenë më shumë yndyrë trupore dhe më pak masë muskulore sesa burrat. Ushqyerja është thelbësore, pasi një dietë me pak kalori ose e pashëndetshme mund të ngadalësojë metabolizmin, ndërsa mungesa e lëndëve ushqyese çon në një ngadalësim.

Një stil jetese sedentar, mungesa e gjumit e stresi kronik ndikon negativisht në metabolizëm duke zvogëluar djegien e kalorive dhe duke prishur ekuilibrin hormonal. Gjendjet shëndetësore si diabeti dhe hipotiroidizmi ngadalësojnë metabolizmin, ndërsa ekspozimi ndaj toksinave dhe kimikateve në mjedis mund të ketë pasoja negative, duke përfshirë rritjen e rrezikut të obezitetit.

Continue Reading

Shëndeti

Ky është ushqimi që i bën mirë zemrës, trurit dhe lëkurës

Published

on

E njohur si një nga frutat më të shëndetshme në botë, avokado po fiton më shumë popullaritet edhe në tryezat shqiptare, falë përfitimeve të shumta që ofron për shëndetin.

E pasur me yndyra të shëndetshme, fibra, vitamina dhe antioksidantë, avokado është klasifikuar nga specialistët e ushqyerjes si një “superushqim”.

Konsumimi ndikon në përmirësimin e funksioneve kardiovaskulare, mbështet funksionin e trurit, ndihmon në mirëmbajtjen e lëkurës së shëndetshme.

Avokado përmban acid oleik, një yndyrë e njëjtë me atë që gjendet në vajin e ullirit që ndihmon në uljen e kolesterolit të keq dhe rritjen e atij të mirë.

Njerëzit që përfshijnë avokadon në dietë kanë më pak rrezik për sëmundje të zemrës. Përmbajtja e lartë e folatit e vitaminës K në avokado mbështet funksionin e trurit, përmirëson kujtesën dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimeri.

Lëkurë e shëndetshme dhe e hidratuar

Yndyrat natyrale dhe vitamina E që përmban avokado ndihmojnë në ushqimin e lëkurës dhe luftimin e plakjes së parakohshme. Maskat natyrale me avokado janë gjithashtu shumë të përdorura për hidratimin e fytyrës dhe trajtimin e irritimeve.

Ndihmon në tretje dhe kontroll të peshës

Me rreth 10 gramë fibra për çdo avokado, ky frut mbështet tretjen e shëndetshme e ndihmon në ndjesinë e ngopjes për më gjatë, duke qenë zgjedhje ideale për ata që kërkojnë të menaxhojnë peshën trupore.

Kur avokado konsumohet me ushqime të tjera, ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat që treten në yndyrë, si vitaminat A, D, E dhe K.

Përfshiri në dieta të balancuara ushqimore, theksojnë se avokado është opsion i shëndetshëm për mëngjes, sallata a ushqime të lehta gjatë ditës.

 

Continue Reading

Shëndeti

Stresi vret më shumë se sheqeri, si ta dalloni në trupin tuaj?

Published

on

Në një botë që lëviz me ritme gjithnjë e më të shpejta, stresi është bërë një nga “vrasësit e padukshëm” më të rrezikshëm për shëndetin.

E dimë që sheqeri i tepërt çon në sëmundje si diabeti apo obeziteti, studimet tregojnë se stresi kronik ka pasoja edhe më të rënda – dhe shpesh më të fshehta.

Si ndikon stresi në trupin tuaj?

Kur përjetoni stres, trupi lëshon hormone si kortizoli dhe adrenalina, që në afatshkurtër ju ndihmojnë të përballoni situatat e vështira. Nëse stresi zgjat me javë apo muaj, këto hormone fillojnë të dëmtojnë trupin në mënyrë të heshtur:

Rritje e tensionit të gjakut

Dobësim i sistemit imunitar

Çrregullime të gjumit

Rritje e rrezikut për sëmundje të zemrës

Çrregullime hormonale dhe tretjeje

Shenjat që tregojnë se stresi po dëmton shëndetin tuaj:

Lodhje kronike, edhe pas gjumit

Dhimbje koke të shpeshta apo tension në qafë/shpatulla

Probleme me tretjen – fryrje, dhimbje stomaku, kapsllëk

Rënie flokësh apo lëkurë e thatë

Rritje e oreksit për ushqime të ëmbla ose të shpejta

Mungesë përqendrimi dhe harresë

Rrahje të zemrës të çrregullta apo ankth të pashpjegueshëm

Rënia e dëshirës seksuale

Çfarë mund të bëni për ta menaxhuar stresin?

Aktivitet fizik i rregullt – edhe ecja e përditshme ul nivelin e kortizolit

Meditim, frymëmarrje e thellë ose joga

Gjumi i mirë – prioritizoni 7–8 orë gjumë cilësor

Kufizoni kafeinën, sheqerin dhe alkoolin

Flisni me dikë – mos i mbani ndjenjat brenda

Pushime të shkurtra pa ekran gjatë ditës

Sheqeri ndikon në trup përmes ushqimit që konsumoni. Por stresi ju ndikon përmes gjithçkaje që mendoni, përjetoni dhe përballoni çdo ditë.

Mos e nënvlerësoni. Kujdesuni për mendjen si për trupin – sepse, shpesh, është ajo që sëmuret e para.

Continue Reading

Shëndeti

Uji i ftohtë në kyçet e dorës për freskim të menjëhershëm

Published

on

Ajo që ndodh në organizëm si pasojë e temperaturave të nxehta është e rrezikshme. Të gjitha sistemet e krijuara për tu përshtatur me nxehtësinë stërmundohen.

Ekspozimi afatgjatë në temperatura të nxehta ndikon menjëherë në aftësinë e trupit për të djersirë, djersitja ka rol të rëndësishëm në freskinë e trupit dhe kur ajo bllokohet njeriu mund të pësojë një goditje të fortë. Truri bëhet më i nxehtë dhe njeriu bëhet konfuz dhe humb vetëdijen.

Kontraktimet e muskujve, përtharja e skuqja e lëkurës janë sinjale që tregojnë se duhet të futeni në ambient të kondicionuar. Njerëzit më të brishtë dhe më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë janë ata obezë, fëmijët, të moshuarit  dhe njerëzit që marrin medikamente të caktuara.

Si të freskoheni duke mbajtur kyçet nën ujë?

Mbajtja e kyçeve nën ujë është një qasje e mirë dhe e përqendruar për uljen e nxehtësisë së trupitm, kur të ndieni që vapa po ju vë për fund, hapni rubinetin e vendosni kyçet e dorës nën ujin e rrjedhshëm. Secili prej kyçeve duhet të qëndrojë nën rrjedhën e ujit për të paktën 30 sekonda.

Një mënyrë e tillë ulë temperaturën e gjakut në zonën e duarve e krahëve, gjaku qarkullon në trup duke e mbajtur të freskët për një orë. Hidratimi i domosdoshëm gjatë gjithë ditës. Ekspertët thonë se njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në hidratimin e vazhdueshëm gjatë gjithë ditës.

Pini ujë vazhdimisht dhe hani shumë fruta. Kësisoj do të ndihmoni trupin të rregullojë vetë temperaturën e tij e të përballet me më lehtësi me vapën.

Continue Reading

Të kërkuara