

Shëndeti
Vitaminat e nevojshme për verën
Published
3 months agoon
By
UBT NewsPërveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit.
Vitamina A – Ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme. Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi verës. Kjo se priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë kësaj stine, është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.
Vitamina C – Kjo vitaminë, është antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira, forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës. Temperaturat e ngrohta shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, që shmangen me vitaminën C.
Vitamina D – Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit, e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë. Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj. Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.
Vitamina E – I siguron lëkurës antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme e për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet. Kjo vitaminë është e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Kjo është ajo që lëkura ka nevojë gjatë muajve të nxehtë të verës. Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve. /UBT News/
Shëndeti
Fibremaxxing: A mund të kenë fibrat të njëjtin efekt si Ozempic?
Published
38 minutes agoon
August 18, 2025By
UBT News
Drithërat, bishtajoret dhe farat po marrin vëmendjen kryesore në rrjetet sociale dhe për herë të parë pas shumë kohësh, duket se nutricionistët nuk kundërshtojnë dot: ky trend e meriton gjithë këtë bujë.
Në TikTok, trendi i ri quhet “fibremaxxing”, që do të thotë të pasurosh qëllimisht dietën tënde me fibra, përmes ushqimeve si fasulet, drithërat dhe farat chia. Trendi ka në fokus shëndetin e zorrëve dhe mirëqenien e përgjithshme të trupit.
Fjala “maxxing” përdoret për të përshkruar një konsum të rritur apo të qëllimshëm të diçkaje, dhe në këtë rast nënkupton: sa më shumë fibra, aq më mirë.
Ashtu si shumë trende të tjera, edhe ky nisi nga Gjenerata Z. Pamela Corral, një krijuese përmbajtjesh 25-vjeçare, është bërë virale në TikTok me videot ku ha ushqime të pasura me fibra, një prej tyre ka mbi 10 milionë shikime.
“Përpiqem të ha shumë fibra. Vetëm kështu mund të bëj video,” thotë ajo me humor. “Fibrat janë të mira, mendoj se më shumë njerëz duhet ta konsumojnë.”
Një studim i 2019 tregoi se dieta e pasur me fibra ulë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, diabet të tipit 2 dhe kancer të zorrës së trashë me 16–24%. Vetëm 7 gramë fibra më shumë, sa gjysma e një kanaçeje fasule, ulin rrezikun e sëmundjeve kronike jo ngjitëse deri në 9%.
Çfarë janë fibrat dhe ku i gjejmë?
Fibrat gjenden në:
Bishtajore (fasule, thjerrëza, qiqra)
Drithëra të plota (tërshërë, oriz kafe)
Ushqime me niseshte (si patatet me gjithë lëkurë)
Fruta dhe perime
Farat chia, liri, etj.
Sipas rekomandimeve:
Gratë duhet të konsumojnë 25 gramë fibra në ditë
Burrat: 38 gramë
Megjithatë, mesatarja aktuale është rreth 20 gramë, pra shumica e njerëzve nuk marrin sasinë e duhur.
“Është dokumentuar mirë se një dietë me fibra ul kolesterolin, sheqerin në gjak dhe inflamacionin. Ajo ofron mbrojtje kundër kancerit të zorrës së trashë, ndihmon në shëndetin e zemrës dhe së fundmi lidhet edhe me shëndetin e trurit dhe sjelljen,” thotë Boushra Dalile, studiuese postdoktorale në KU Leuven.
Si çdo trend tjetër, edhe “fibremaxxing” ka nevojë për ekuilibër. Ekspertët theksojnë se rritja graduale e fibrave në dietë është thelbësore, sidomos për ata që nuk janë mësuar me një konsum të tillë. “Nëse shtoni shumë fibra menjëherë, mund të përjetoni fryrje, dhimbje barku apo edhe kapsllëk,” tha Dalile.
Gjithashtu, hidrimi është thelbësor. “Duhet të pini shumë ujë kur konsumoni ushqime të pasura me fibra,” thotë ajo.
Fibrat vs Ozempic?
Një arsye pse ky trend është bërë viral është se shumë e promovojnë si alternativë natyrale ndaj medikamenteve si Ozempic, që përdoren për menaxhimin e diabetit dhe humbjen e peshës. Në një video virale, një përdoruese shkruan:
“Kur kupton që fibrat veprojnë si Ozempic… e pi këtë smoothie çdo ditë dhe shoh më shumë ndryshim për 2 javë sesa për 2 vjet.”
Një recetë popullore përmban:
1 filxhan ujë
¼ filxhan fara chia
½ filxhan mjedra të ngrira
2 lugë gjelle lëng limoni
3 filxhanë ujë kokosi
Ky kombinim përmban 10g fibra për racion e pretendohet se nxit ndjesinë e ngopjes, ndihmon në menaxhimin e sheqerit në gjak dhe përmirëson tretjen.
Aktualitet
ShSKUK në Spitalin e Pejës: Është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike
Published
5 hours agoon
August 18, 2025By
UBT News
Rezonanca Magnetike dhe Rentgeni Digjital janë rregulluar dhe tashmë janë në dispozicion të qytetarëve të rajonit të Pejës, duke u mundësuar atyre që të marrin shërbime moderne dhe të sigurta brenda këtij institucioni shëndetësor.
“ShSKUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën kur këto shërbime nuk ishin në shërbim të pacientëve, për shkak të procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato”, thuhet në njoftim.
ShSKUK thotë se mbetet e përkushtuar që përmes përkrahjes buxhetore dhe investimeve të vazhdueshme, të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse.
Shëndeti
A e rrit qumështi sheqerin në gjak? Ja çfarë thonë ekspertët
Published
6 hours agoon
August 18, 2025By
UBT News
Qumështi është njohur prej kohësh për përfitimet për dhëmbët dhe kockat. Tani, ekspertët kanë zbuluar se një gotë qumësht në ditë mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrës nga pothuajse një e pesta, sipas një studimi të realizuar me mbi gjysmë milioni gra.
Sipas hulumtimit të ri, një shtesë prej 300 mg kalciumi në ditë, sa përmban një gotë qumësht lidhet me një ulje prej 17% të rrezikut të kancerit të zorrës.
Një filxhan qumësht ndihmon në kontrollin më të mirë të përqendrimit të sheqerit në gjak, sipas një studimi të realizuar nga shkencëtarët e Universitetit të Guelph-it në Kanada. Ai përfshiu 32 pjesëmarrës me peshë trupore ideale dhe me një moshë mesatare prej 23 vjetësh.
Rezultatet treguan se konsumimi i qumështit gjatë kafjallit ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në reduktimin e oreksit gjatë ditës.
Ky efekt i dobishëm lidhet me aftësinë e qumështit për të ngadalësuar tretjen e karbohidrateve, ngadalësimi ndihmon në shmangien e rritjes së shpejtë të nivelit të sheqerit pas ngrënies, duke përmirësuar kontrollin glikemik jo vetëm në mëngjes, por edhe gjatë orëve të pasdites.
Gjetjet përforcojnë rëndësinë e përzgjedhjes së ushqimeve të duhura, veçanërisht për personat që duan të mbajnë nën kontroll nivelin e glukozës në gjak apo të parandalojnë diabetin. Qumështi dhe jogurti i dhisë ofrojnë përfitime të shumta falë përbërjes së tyre unike ushqyese.
Qumështi i dhisë ka globula më të vogla yndyre e më pak laktozë, duke e bërë më të lehtë për tretje sesa qumështi i lopës.
Një studim nga “International Journal of Food Sciences” konfirmon se proteina e tij është më pak alergjike. Qumështi i dhisë është i pasur me kalcium, magnez, fosfor dhe vitamin A, të cilat mbështesin shëndetin e kockave dhe sistemit imunitar.
Shëndeti
5 probleme shëndetësore që lidhen me menopauzën
Published
6 hours agoon
August 18, 2025By
UBT News
Mund të keni dëgjuar për afshe të nxehta a ndryshime në humor, por ja disa gjendje shëndetësore që nuk i dinit që shkaktohen nga menopauza.
Ndërsa femrat kalojnë përmes këtij ndryshimi pa pasur asnjë efekt anësor, disa të tjera mund të lihen me problemet e mëposhtme.
Lëshimi i kockave të legenit
Kur jeni të reja, muskujt bëjnë një punë të mirë në kontraktim dhe në mbajtjen e gjithçkaje në rregull. Pas menopauzës, ato dobësohen, duke shkaktuar që fshikëza, mitra, zorra e trashë, ose vagina të lëshohen poshtë. Në rastet më të renda, një ose disa nga këto organe varen dhe shkaktojnë dhimbje, gjakderdhje dhe parehati të tjera. Gjithashtu mund të vështirësojë proceset e daljes jashtë.
Femrat që kanë pasur një lindje natyrale janë dhe ato më të prekurat. Menopauza shoqërohet me rritje të peshës, e cila vendos më shumë presion rreth organeve që mbahen nga legeni.
Çka mund të bëni: Shprehu. Shumë femra e vonojnë trajtimin se kanë frikë të flasin, bëhen konfuze a kanë turp. Nuk ka pse, nuk jeni të vetme. Rreth 41 deri në 50 % mund të shfaqin disa nga këto pasoja sipas një publikimi në Revistën Ndërkombëtare të Urogjinekologjisë. Nëse ndieni një si shtypje nga poshtë, ose keni vështirësi në dalje, duhet të bëni një vizitë tek mjeku. Në rastin më të lehtë, doktori juaj do t’ju rekomandojë disa ushtrime të lehta për të forcuar muskujt e legenit. Në raste më të komplikuara, mund të kërkohet ndihma e një operacioni.
Sëmundjet e mëlçisë
Kur jemi të rinj e të shëndetshëm, mëlçia ka tendencën t’i riparojë dëmet nga alkooli e infeksionet shpejt. Ndonjëherë ky organ krijon qeliza të dëmtuara dhe jo të shëndetshme, që me kalimin e kohës kanë tendencën të krijojnë pjesëza të dëmshme. Ky proces ndalohet nga estrogjeni, i cili në menopauzë ul prodhimtarinë. Me kalimin e kohës çon në shfaqjen e sëmundjeve kronike në mëlçi. Estrogjeni mbron mitokondrinë e qelizave të mëlçisë. Kur fillon rënia e prodhimtarisë të këtij hormoni, mund të ndodhin dëmtime të mëtejshme, që çojnn në plakje të shpejtë të mëlçisë.
Çka mund të bëni: Herën tjetër që jeni në spital duke bërë analizë, kërkoni për të parë nivelin e enzimave të mëlçisë. Shumica nuk kanë shenja kur sëmuren nga mëlçia, deri sa është vonë. Nëse keni lindur midis 1945 dhe 1965, kërkoni të testoheni për hepatit C, një virus i cili mund të shkatërrojë mëlçinë.
Çrregullime të sistemit imunitar
Ndiheni të lodhur, jo në humor e po kaloni afshe të nxehta? Janë simptoma normale të menopauzës, por mund të jenë shenja të një çrregullimi të sistemit imunitar, p.sh sklerozë e shumëfishtë ose artrit. Mund të jetë problem që fillon gjatë menopauzës, ose vetë menopauza e përkeqëson gjendjen. Edhe në këtë rast duhet të fajësohet estrogjeni. Rënie të prodhimtarisë së hormonit shkaktojnë inflamacione në trup ose i kthen sistemet mbrojtëse në të dëmshme.
Çka mund të bëni: Mbani shënim çdo simptomë që po përjetoni e pyesni doktorin për të gjitha. Nëse jeni në dijeni se keni pasur përpara çrregullim të sistemit imunitar, përpiquni t’ia shpjegoni simptomat që po përjetoni edhe një endokrinologu dhe gjinekologu. Ata do t’ju ndihmojnë si të përcaktoni më saktë gjendjen që keni dhe se si ta kuroni atë.
Sy të thatë
Estrogjeni nuk është i vetmi hormon që largohet. Edhe ai i testosteronit bie dhe ndikon në shikim. Këto hormone, që njihen zakonisht si hormone që prodhohen nga meshkujt, luajnë rol kritik në gjëndrën meibomian, e cila prodhon përbërje lyrore që ndihmon në ruajtjen e lagështisë në sipërfaqen e syrit. Kur niveli i testosteronit bie, shtresa vajore bëhet më e hollë. Si rezultat i kësaj avullon më shumë ujë e mbetet më shumë kripë. Edhe qelizat e gjëndrave të lotit në sy fillojnë e vdesin më shpejtë. Kjo është arsyeja pse numri i femrave të moshuara që raportojnë sy të thatë është më i madh se i meshkujve.
Çka mund të bëni: Edhe njerëzit me shikim perfekt që nuk kanë pasur problem duhet të fillojnë të vizitohen nga mosha 40 vjeç. Nëse nuk e keni bërë më parë këtë gjë, filloni. Përdorimi i lubrifikantëve ndonjëherë është më se e mjaftueshme, por ndonjëherë mund të duhet të vendosen tuba që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe ndalojnë tharjen shumë të shpejtë të syve.
Humbje e dëgjimit
Me moshë, të gjithë kanë tendencën ta humbasin pak aftësinë e dëgjimit, por femrat mund të hasin probleme më të shpejta pas menopauzës. Kjo ndodh se estrogjeni luan rol të rëndësishëm në organin që ndodhet në veshin e brendshëm dhe që ka formën e një kërmilli, i cili ka si detyrë të konvertojë dridhjet në sinjale elektrike të cilat truri mund t’i kuptojë dhe përpunojë.
Çka mund të bëni: Përpiquni të limitoni sa të mundni ekspozimin nga zhurmat e larta. Fokusohuni në dietë të pasur me shumë ushtrime. Mund të tingëllojë e çuditshme , por një stil jetese i shëndetshëm ju mbron nga dëmtimet e çdo pjese të trupit, duke përfshirë veshët.Femrat që kryenin ushtrime kishin rrezik më të paktët, 17%, për të humbur dëgjimin. Femrat që konsumonin më shumë beta karoten në dietë e ulnin këtë rrezik me 12%.

Taylor Swift thyen rekordin e Trumpit

Fibremaxxing: A mund të kenë fibrat të njëjtin efekt si Ozempic?

Australi: Zbulohet fosili 25 milionë vjeçar i një balene

Pati prezantuar edhe në Shqipëri! Ndahet nga jeta Pippo Baudo, moderatori i famshëm italian

Dronët rus godasin Kharkivin, 4 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Asllani në bisedime me skuadrën e njohur

Komuna e Prishtinës refuzon kërkesën ndaj autobusëve të Podujevës

Publikohet aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin

Krasniqi: PDK do ta dërgojë në Kushtetuese vendimin e ZRRE-së për të mbrojtur bizneset
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit