Shëndet
Vitaminat e nevojshme për verën
Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës.
Published
2 years agoon
By
UBT newsPërveç se një regjim ushqimor i shëndetshëm, disa vitamina specifike mund të jenë të dobishme gjatë muajve të nxehtë të verës për një shëndet optimal, thonë ekspertët botërorë të shëndetit. AgroWeb.org liston më poshtë ato më të rëndësishmet.
Vitamina A
Siç është vërejtur nga shumë studime, vitamina A ndihmon në formimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës, dhëmbëve, indeve skeletore dhe membranave të mukozës të shëndetshme.
Përfitimi që lëkura merr nga vitamina A është më i rëndësishmi gjatë verës. Kjo sepse ne priremi të kalojmë më shumë kohë jashtë jantë kësaj stine.
Prandaj është thelbësore të përmirësoni dhe të kujdeseni për shëndetin e lëkurës.
Edhe pse pjesa më e madhe e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë A nga ushqimi, mungesa e saj është e rrallë.
Sidoqoftë, nëse nuk merrni mjaftueshëm, mund të konsideroni marrjen e suplementeve të vitaminës A.
Vitamina C
Kjo vitaminë, është një antioksidant që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i radikaleve të lira.
Ndër të tjera, vitamina C gjithashtu forcon sistemin imunitar, i cili mund të dobësohet si rezultat i udhëtimeve të shumta gjatë verës.
Temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta mund të shkaktojnë simptoma të ftohjes dhe gripit, të cilat më së miri shmangen me vitaminën C.
Vitamina D
Duket e çuditshme që mund t’ju duhet të rrisni marrjen e vitaminës D gjatë verës, pasi trupi ynë prodhon vetë “vitaminën e diellit” kur lëkura e zhveshur ekspozohet ndaj diellit.
Por sipas ekspertëve, vitamina D e gjeneruar nga dielli nuk shpërndahet në mënyrë të barabartë.
Faktorë të tillë si koha e ditës, vendndodhja gjeografike, ndotja e ajrit, mosha, ngjyra e lëkurës dhe përdorimi i kremit të diellit, mund të kufizojnë efektivitetin e saj.
Nëse nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D nga rrezet e diellit, ngrënia e ushqimeve të fortifikuara me këtë vitaminë dhe marrja e suplementeve të saj, mund të ndihmojë në ngushtimin e hendekut.
Vitamina E
Vitamina E i siguron lëkurës tuaj antioksidantë për të eliminuar radikalet e lira të dëmshme dhe për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimet e mëtejshme.
Kjo vitaminë është gjithashtu e njohur për aftësinë e saj për të nxitur prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.
Kjo është pikërisht ajo që lëkura juaj ka nevojë gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës.
Përveç kësaj, vitamina E luan një rol në luftimin e mikrobeve./AgroWeb.org
Lajme të mira për gjithë adhuruesit e kafesë, sidomos ata të cilët bëjnë rregullisht ushtrime fizike dhe duan të shkrijnë sa më shumë dhjam.
Sipas një studimi të fundit të publikuar në gazetën e Shoqërisë Ndërkombëtare të Dietave Sportive, bëhet e ditur se dy prej periudhave kohore më të përshtatshme për të konsumuar kafe janë, gjatë orës 10 të mëngjesit dhe orës 2 deri në 5 pasdite.
Kjo është koha kur hormoni juaj kortizol nuk është në kulmin e tij dhe ju mund ta shfrytëzoni sa më shumë marrjen e kafeinës.
Por nëse jeni person që ushtron rregullisht e po kërkoni të përfitoni sa më shumë nga stërvitjet, u sugjerohet një tjetër orar kur duhet të pini kafe: para se të ushtroni.
Për më tepër, që është një lajm i shkëlqyeshëm për adhuruesit e kafesë – duhet të jetë kafe e fortë.
Studiuesit tregojnë se ka kufizime për përfitimet e djegies së dhjamit në kafeinë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pastroni organizmin me këtë lëng natyral detoks
Published
4 hours agoon
November 13, 2025By
UBT News
Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi e kjo sidomos kur kemi të bëjmë me lëngjet jeshile.
Këtu futet lëngu i frutave jeshile dhe perimeve me gjethe apo të tjerave që kanë këtë ngjyrë.
Duke thënë këtë mund të kuptoni se është një paketë e plotë shëndeti që ju duhet për të kaluar çdo ditë.
Me bazë selinonë që është antiinflamator e stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban ujë dhe një sërë përbërësish plot vlera. Selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit janë në harmoni të përkryer.
Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.
Këtë recetë mund ta përgatisni për ta konsumuar edhe në shtëpi, ky lëng ju ndihmon të pastroni arteriet e të luftoni lehtë çdo inflamacion.
Përbërësit:
2-3 shkopa selino
1 kastravec i vogël
2 gjethe kale ose spinaq
1 limon i vogël pa lëkurë
1 dardhë ose mollë
Përgatitja:
Lani dhe qëroni fillimisht të gjithë përbërësit, vendosni të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj e trazoni për disa minuta. Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.
Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.
Sipas dëshirës shtoni edhe përbërës jerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetshëm. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Shenjat që tregojnë mungesën e jodit dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Published
20 hours agoon
November 12, 2025By
UBT News
Jodi është thelbësor për prodhimin e hormoneve tiroide, dhe trupi ynë nuk mund ta prodhojë vetë.
Mungesa e jodit mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë:
Probleme me flokët dhe lëkurën: Flokë që bien dhe lëkurë e thatë janë shenja të mungesës së jodit, pasi ai ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe shërimin e plagëve.
Ndjeshmëri ndaj të ftohtit: Mungesa e jodit ngadalëson metabolizmin, duke çuar në ndjeshmëri të shtuar ndaj të ftohtit.
Shtim në peshë: Metabolizmi i ngadaltë bën që trupi të djegë më pak kalori dhe të depozitojë yndyrna.
Lodhje dhe këputje: Mungesa e jodit mund të shkaktojë lodhje të vazhdueshme dhe ulje të energjisë.
Probleme me kujtesën: Jodi është i rëndësishëm për funksionin e hippocampusit, dhe mungesa e tij mund të ndikojë në përpunimin e informacionit dhe kujtesën.
Depresion dhe ankth: Çrregullimet e tiroides, të lidhura me mungesën e jodit, shkaktojnë ankth dhe depresion.
Qafë e ënjtur: Goiter (zmadhohja e gjëndrës tiroide) është një simptomë e zakonshme kur trupi ka mungesë jodi.
Probleme me shtatzëninë: Mungesa e jodit mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të foshnjës dhe mund të rrisë rrezikun e abortit ose lindjes së frytit të vdekur.
Bradikardia: Një ritëm zemre më të ngadalshëm mund të lidhet me mungesën e jodit.
Kapsllëk: Hipotiroidizmi mund të ngadalësojë sistemin e tretjes, duke shkaktuar kapsllëk.
Nëse vëreni këto simptoma, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun për të diagnostikuar dhe trajtuar mungesën e jodit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Boronicat: Ushqimi i vogël me përfitime të mëdha për trupin dhe mendjen
Published
23 hours agoon
November 12, 2025By
UBT News
Boronicat janë fruta të ëmbla, të ushqyera dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.
Megjithëse të vegjël, ato kanë një ndikim të madh në trupin dhe mendjen tonë: mbrojnë zemrën dhe trurin, kujdesen për sytë dhe lëkurën.
Antioksidantët që gjenden te boronicat, veçanërisht ato të egra që rriten në tokat shqiptare, janë aq të fuqishme sa mund të neutralizojnë radikalet e lira, të cilat lidhen me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale.
Ato konsiderohen si mbreti i ushqimeve antioksidante, me kapacitetin më të lartë ndër të gjitha frutat e perimet që konsumojmë zakonisht.
Ulin dëmtimin e qelizave
Dëmtimi ndodh dhjetëra mijëra herë në ditë e kontribuon në plakjen e trupit dhe zhvillimin e disa tumoreve. Konsumimi i boronicave ndihmon në mbrojtjen kundër këtyre dëmtimeve, duke mbështetur shëndetin dhe rinimin e qelizave.
Ulin tensionin e gjakut
Një studim i Universitetit Mjekësor të Cleveland tregoi se individët me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës panë një ulje prej 4-6% të tensionit të lartë të gjakut pas konsumimit të 50 gramë boronica çdo ditë për tetë javë.
Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën
Antioksidantët në boronica kanë efekte pozitive mbi trurin, duke ndihmuar në ngadalësimin e rënies së funksioneve me moshën. Një studim gjashtëvjeçar me 16,010 të moshuar tregoi se boronicat dhe luleshtrydhet mund të vonojnë plakjen e trurit deri në 2.5 vjet.
Efekt anti-diabetik
Përmbajnë më pak sheqer krahasuar me frutat tjera, një kupë përmban 15 gramë sheqer natyral, sasia e një molle të vogël ose portokalli.
Për më tepër, boronicat janë të shijshme, me ngjyrë tërheqëse dhe mund të konsumohen si të freskëta, ashtu edhe të ngrira, duke i bërë ato një zgjedhje ideale për çdo dietë. /A.Z/UBT News/
Çfarë video-lojërash të reja na presin në muajt e ardhshëm?
Si ta përdorni uthullën e mollës për mirëmbajtjen e flokëve?
Roli i kafesë në shkrirjen e dhjamit
Emma Stone shpallet gruaja më e bukur në botë sipas “raportit të artë”
Tronditet rrjeti! Jep dorëheqje shkencëtari kryesor i Inteligjencës Artificiale në Meta
Jennifer Aniston rrëfen për herë të parë lidhjen e saj: Jam me dikë shumë të veçantë
Durkee vazhdon sot dëshminë në Hagë
Trump nënshkruan projektligjin për rihapje të Qeverisë amerikane
Shishet e ujit strehojnë baktere nëse nuk pastrohen rregullisht
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
