Lajmet

​Vidhet një veturë me targa të Serbisë në Leposaviq

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në Komunën e Leposaviqit.

Sipas policisë, pas këtij incidenti janë arrestuar dy persona të dyshuar kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se e kanë vjedhur veturën me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit kosovar.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lajmet

​Tensione në mbledhjen e KPK-së, kërkohet largimi i u.d kryeprokurorit të ri

Published

on

By

Me tensione dhe polemika është përcjellë mbledhja e sotme e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në mbledhje mori pjesë edhe ushtruesi i ri i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i cili tha se po merr pjesë vetëm si anëtar ex-officio dhe se nuk do të përfshihet në diskutime dhe as nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e votimit.

Ai tha se do të marrë pjesë dhe do ta respektojë cilindo vendim të gjykatës lidhur me ankesën e ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi.

Sipas rrethanave të njohura dhe bazuar në vendimin e Këshillit Prokurorial të datës 20 nëntor, kam pranuar pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. E respektoj të drejtën e tij për të ndjekur mjetet juridike dhe njëkohësisht do të zbatoj pa rezervë çdo vendim të gjykatës, pavarësisht përmbajtjes së tij. Jam i njoftuar se procesi gjyqësor i zhvilluar nga Besim Kelmendi është në zhvillim. Në këto rrethana do të marrë pjesë vetëm në cilësinë e anëtarit ex-officio, nuk do të përfshihem në diskutime dhe as në procesin e vendimmarrjes, duke mbajtur qëndrim neutral deri në një vendim të Gjykatës. Deri atëherë, detyrimi im ligjor është të siguroj procesin. Dua të jem i qartë se pjesëmarrja ime lidhet vetëm si anëtar ex-officio”, tha Qalaj.

Mirëpo, anëtari i Këshillit Prokurorial, Veton Shabani, kërkoi nga Qalaj të lirojë zyrën pasi qëndrimi i tij në mbledhje është i paligjshëm, pasi ish-u.d. i Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, është ankuar në Supreme dhe Themeloren e Prishtinës.

Po më vjen keq nga kryeprokurori i zyrës që e ke vënë në këtë situatë dhe e keni pru këtu. Mirëpo të gjithë janë të njoftuar se ai vendim ka qenë joligjor. Qëndrimi i kryeprokurorit këtu për ne është i paligjshëm. Prandaj me gjithë respektin për u.d. kryeprokurorin, ne kërkojmë që këshilli të vazhdojë punën e vet”, tha ai.

Ndërkaq, anëtari tjetër i Këshillit Prokurorial, Visar Krasniqi, në mbledhjen e sotme propozoi shkarkimin e kryesuesit të Këshillit, Ardian Hajdaraj.

Propozoj shkarkimin tuaj prej pozitës së anëtarit. Propozimi im konkret, ani pse nuk është në rend të ditës, është shkarkimi juaj nga pozita e anëtarit të Këshillit”, tha ai.

Pas kësaj, dy anëtarët Shabani dhe Krasniqi u larguan nga salla e diskutimeve dhe mbledhja shkoi në pauzë.

Mirëpo pas pauzës, anëtari i Këshillit, Visar Krasniqi, u tërhoq nga propozimi i tij për shkarkimin e kryesuesit Hajdari, derisa tha se ideja e tij vetëm shfaqi, siç tha ai, arbitraritetin e shkarkimit të ish-u.d. kryeprokurorit, Besim Kelmendi./KP

Continue Reading

Lajmet

​Tenisi italian humb legjendën Nicola Pietrangeli

Published

on

Tenisi italian po mban zi për humbjen e Nicola Pietrangelit, legjendës së sportit që vdiq në moshën 92 vjeç.

Ai është i vetmi tenist italian që është futur në Sallën e Famës së Tenisit Botëror dhe mbante rekorde të rëndësishme në Kupën Davis, duke luajtur 164 ndeshje dhe fituar shumë prej tyre në njëshe dhe dyshe.

Pietrangeli u konsiderua ndër dhjetë tenistët më të mirë në botë gjatë viteve 1957–1964 dhe fitoi dy herë Roland Garros, si dhe shumë tituj të tjerë, përfshirë medalje në Lojërat Mesdhetare dhe Olimpike.

Ai ishte gjithashtu i njohur për menaxhimin e skuadrës italiane në Kupën Davis dhe për rolin e tij diplomatik në ndeshjen kundër Kili, duke shmangur bojkotin politik.

“Isha i lumtur të shijoja çdo ndeshje,” thoshte ai shpesh. “Nëse do të kisha stërvitur më shumë, ndoshta do të kisha fituar më shumë, por do ta kisha shijuar më pak.”/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kuka: Ky vit solli medalje elitare në sportin e xhudos

Published

on

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka ndarë një bilanc të vitit 2025 duke përmbyllur sezonin elitar me Grand Slam Abu Dhabi, ku thekson arritjet e xhudistëve tanë dhe progresin e ekipit gjatë gjithë vitit.

Distria Krasniqi përsëri u rikthye me medalje dhe, sipas Kukës, ky vit për të ishte fantastik.

“Distria sivjet çdo garë fitoi medalje, kulmoj në Evropian më të artën dhe titullin e nënkampiones Botërore, dhe kjo e vendosi në krye të Ranglistës Botërore”, tha ai.

Laura Fazliu po ashtu pas një viti sfidues me lëndime arriti të rikuperohej, duke fituar medalje në Botëror dhe duke u renditur e 5-ta në Abu Dhabi.

Shpat Zeka po rikthehet në garat ndërkombëtare dhe pritet të synojë normën Olimpike së bashku me Akilin dhe ndoshta Dardanin.

Kuka gjithashtu përmendi talentet e tjerë të rinj në rrugëtimin e tyre.

“Viti 2025 shënoi emra të rinj që u shquan me medalje e suksese dhe kjo flet shumë! Vazhdimësi e sukseseve janë emrat e Jonit e Arbes për kadet, që që nga garat e para në Kupat Evropiane arritën medalje e suksese premtuese”, shtoi Kuka.

Ekipi vazhdon stërvitjet intensive: vajzat në Slloveni dhe meshkujt pas disa ditësh në Gjeorgji, duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit e “Trafikut Urban” e operatorët privatë bllokojnë edhe sot Komunën e Prishtinës

Published

on

By

Transporti publik dhe ai privat në Prishtinë do të qëndrojë i bllokuar edhe këtë të hënë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë po vazhdojnë protestat për shkak të mospagesave dhe bllokimit të buxhetit të Komunës.

Që nga 24 nëntori, “Trafiku Urban” ka ndalur punën në shenjë pakënaqësie ndaj mosshlyerjes së pagave të punëtorëve dhe borxheve ndaj furnitorëve, situatë që erdhi si pasojë e moszhbllokimit të buxhetit komunal nga Ministria e Financave.

Javën e kaluar, punëtorët dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama marshuan drejt Qeverisë për të kërkuar zhbllokimin e financave të kryeqytetit.

Ndërkohë, Asambleja Komunale votoi pro bartjes së 28 milionë eurove nga viti 2024 në 2025.

Kryetari Rama i ka kërkuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lirimin e të hyrave vetanake dhe granteve komunale, të cilat arrijnë në 35 milionë euro./EO

Continue Reading

Të kërkuara