

Teknologji
Videot e TikTok bëhen më të gjata
Videot me të gjata do të bëhen më kreative dhe përdoruesit mund të shtojnë përmbajtjen e tutorialeve, trajnimeve apo edhe komedive.
Published
4 years agoon
By
Betim GashiPërdoruesit e rrjetit social TikTok tashmë mund të publikojnë video më të gjata. Kufiri maksimal tashmë është 3 minuta nga 1 minutë që kishte qenë më herët.
TikTok u rrit në popullaritet për shkak të formatit të videove me metrazh të shkurtër por së shpejti pritet të ndryshojë. Idenë e videove më të gjata TikTok e hodhi që prej Dhjetorit 2020 dhe më vonë nisi testimin e videove tre minutëshe.
Videot me të gjata do të bëhen më kreative dhe përdoruesit mund të shtojnë përmbajtjen e tutorialeve, trajnimeve apo edhe komedive.
Aktualisht limiti prej 1 minutësh detyronte krijuesit të ndajnë punimet e tyre në disa pjesë. Jo vetëm që ishte irritim për ta, por edhe për përdoruesit të duhej të gjenin vazhdimin e klipit.
Nga ana tjetër është sinjal i pastë konkurrence nga TikTok drejt rivalëve të cilët kanë filluar të krijojnë kopjet e tyre të formatit të Tiktok.
Instagram, YouTube, Google të gjithë po hyjnë në këtë trend të ri. /PCWorld Albanian
You may like
Teknologji
Insta360 ka një kamerë të re aksioni Go Ultra
Published
11 hours agoon
August 23, 2025By
UBT News
Kompania kineze, Insta360 ka prezantuar shtesën e re premium për linjën e kamerave kompakte, kamerën aksion Insta360 GO Ultra. Ajo është shpallur si linjë e re produktesh në seri GO, jo si zëvendësim për modelin GO 3S.
Gjenerata e ardhshme përfaqëson një përparim të rëndësishëm në performancë, e fuqizuar nga një çip i ri AI me teknologji 5nm, që është një hap i madh përpara krahasuar me çipin 14nm të modelit GO 3S.
Po ashtu, përdor një sensor më të madh 1/1.28 inç, gati dyfish më i madh se ai në modelin 3S. Këto përmirësime lejojnë cilësi më të mirë me mbështetje për HDR, regjistrim 4K me 60 fps dhe dyfish më shumë frame për sekondë krahasuar me 3S.
Ultra ofron PureVideo, përmirësim që përdor algoritme të bazuara në inteligjencën artificiale për të reduktuar zhurmën dhe rritur ndriçimin gjatë regjistrimeve në kushte me dritë të ulët. Forma e modelit Ultra është e njëjtë me atë 3S; trupi kompakt i kamerës vendoset në Action Pod, i cili ofron jetëgjatësi shtesë baterie dhe një ekran prekje 2.5 inç për shikim live.
Modeli Ultra peshon 53 gramë, 14 gramë më shumë se modeli 3S, dhe ka një trup katror, ndryshe nga modeli 3S që duket si një pilulë.
Trupi më i madh do të thotë autonomi prej 70 minutash me bateri, që është rreth 80 për qind më shumë se 38 minutat e modelit 3S. Action Pod zgjeron këtë kohë në 200 minuta. Ultra gjithashtu ofron memorje të zëvendësueshme, e cila mund të zgjerohet deri në 2TB.
Ashtu si shumica e kamerave Insta360, një pjesë e madhe e dizajnit është fokusuar te regjistrimet aksion për aventurierët. Certifikata IPX8 e modelit GO Ultra do të thotë se është i papërshkueshëm nga uji deri në 10 metra thellësi. Sistemi i kapëseve magnetike e bën të lehtë vendosjen e kamerës GO Ultra në një copë veshjeje ose pajisje për të kapur aventurat në rezolucion 4K.
Kamera Insta360 GO Ultra është në dispozicion në të gjithë botën me një çmim prej 450 dollarësh. /Telegrafi/
Teknologji
Ish-punonjësit e Twitter mund të marrin pagesën e largimit pas më shumë se dy vitesh
Published
2 days agoon
August 22, 2025By
UBTNews
Elon Musk dhe kompania e tij X janë duke negociuar një marrëveshje për të zgjidhur një padi grupore nga ish-punonjësit e Twitter, të cilët u larguan menjëherë pas blerjes së kompanisë nga Musk në 2022.
Pas blerjes, Musk shkarkoi mbi 6,000 punonjës, duke ulur stafit me rreth 80%. Ai ofroi pagesën e largimit për tre muaj, por padia pretendon se shumë prej ish-punonjësve nuk morën pagesat e plota, ndërsa disa asgjë fare.
Gjithashtu, padi argumenton se oferta e Musk ishte më e ulët se ajo që pritej sipas planit të pagesave të largimit të Twitter-it që nga viti 2019, i cili garantonte deri në gjashtë muaj pagë bazë për punonjësit e lartë, plus një javë pagë për çdo vit shërbimi.
Në korrik, një gjykatës në San Francisko vendosi që Musk nuk ishte i detyruar të respektojë marrëveshjet e largimit të punonjësve me Twitter-in. Por paditësit apeluan vendimin dhe tani palët kanë kërkuar shtyrjen e një seance në apel për të negociuar një zgjidhje.
Teknologji
Meta nën hetim në padinë e Elon Musk ndaj OpenAI për ofertën 97 miliardë dollarëshe
Published
2 days agoon
August 22, 2025By
UBTNews
OpenAI ka kërkuar nga Meta të dorëzojë dokumente që lidhen me çdo marrëveshje apo bashkërendim të mundshëm me Elon Musk dhe kompaninë e tij xAI për të investuar apo blerë OpenAI. Kjo kërkesë është bërë publike në një dosje gjyqësore të depozituar të enjten, si pjesë e padisë që Musk ka ngritur ndaj OpenAI.
Sipas përfaqësuesve ligjorë të OpenAI, ata i kanë dërguar Meta-s një thirrje zyrtare (subpoena) në qershor, ku kërkojnë dokumente që mund të provojnë përfshirjen e Meta-s në ofertën e papritur të Musk prej 97 miliardë dollarësh për të blerë OpenAI në shkurt. Ende nuk është e qartë nëse këto dokumente ekzistojnë. Oferta e Musk u refuzua nga OpenAI.
Avokatët e OpenAI pretendojnë se Musk ka komunikuar me CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg, lidhur me ofertën e xAI, përfshirë edhe diskutime mbi financimin ose investime të mundshme.
Meta ka kundërshtuar kërkesën fillestare të OpenAI në korrik, por tani OpenAI po kërkon një vendim gjykate për të detyruar Meta-n të dorëzojë informacionin. Gjithashtu, OpenAI ka kërkuar çdo dokument apo komunikim nga Meta që lidhet me ristrukturimin apo rikonceptimin financiar të OpenAI – çështja kryesore në padinë e Musk.
Zëdhënësi i Meta-s, Andy Stone, i ka treguar mediave se as Meta dhe as Zuckerberg nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument zyrtar për blerjen e OpenAI. As Meta, as përfaqësuesit ligjorë të Musk, nuk kanë pranuar të komentojnë më tej.
Ndërkohë, Meta ka intensifikuar përpjekjet në fushën e inteligjencës artificiale. Në vitin 2023, drejtues të lartë të kompanisë synonin të zhvillonin një model që të kalonte GPT-4 të OpenAI, por deri në fillim të vitit 2025, modelet e saj kishin mbetur prapa standardit të industrisë. Në muajt e fundit, Zuckerberg ka rritur presionin, duke rekrutuar disa prej studiuesve kryesorë të OpenAI, përfshirë edhe një nga bashkëkrijuesit e ChatGPT, Shengjia Zhao, i cili tani drejton një njësi të re kërkimi brenda Meta-s.
OpenAI pretendon se diskutimet mes Musk dhe Zuckerberg tregojnë ndikimin dhe kërcënimin që paraqet pozicioni aktual i OpenAI në treg.
Padia e Musk kundër OpenAI lidhet me ristrukturimin e kompanisë në një organizatë me përfitim publik – një lëvizje që OpenAI e sheh si të nevojshme për të siguruar investime dhe potencialisht për t’u bërë publike. Musk, si bashkëthemelues dhe investitor i hershëm, e kundërshton këtë ndryshim duke pretenduar se bie ndesh me misionin origjinal të kompanisë.
Meta ka kërkuar nga gjykata të refuzojë kërkesën e OpenAI, duke argumentuar se çdo informacion i rëndësishëm mund të merret nga vetë Musk dhe xAI, dhe se diskutimet e brendshme të Meta-s nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me çështjen ligjore.
Teknologji
Black Ops 7 vjen në nëntor me gameplay të zgjeruar dhe personazhe legjendarë
Published
2 days agoon
August 22, 2025By
UBTNews
Një nga seritë më të njohura në botën e video-lojërave, Call of Duty, po rikthehet me vazhdimin e radhës. Black Ops 7 u prezantua zyrtarisht gjatë panairit Gamescom dhe do të lançohet më 14 nëntor 2025.
Loja do të jetë e disponueshme për PlayStation 4 dhe 5, Xbox One, Xbox Series X/S dhe për PC nëpërmjet Battle.net dhe Steam. Për përdoruesit e Xbox Game Pass Ultimate, loja do të ofrohet që nga dita e parë e publikimit.
Ngjarja zhvillohet në vitin 2035, dhe kthen në skenë personazhe të njohur për fansat, si Raul Menéndez dhe David Mason. Tematika këtë herë pritet të jetë më e errët, duke eksploruar manipulimin përmes frikës. Sipas spekulimeve, ekziston mundësia që Menéndez të shfaqet si një inteligjencë artificiale.
Risi e rëndësishme është mundësia për të luajtur fushatën (campaign) në modalitet bashkëpunues deri në katër lojtarë, me misione që shtrihen globalisht – nga Japonia e Mesdheu, deri në skenarë abstraktë si brenda mendjes njerëzore.
Përveç kësaj, është prezantuar edhe një mod i ri me emrin “Endgame”, i cili përmban elemente roguelike. Progresi i lojtarëve do të mund të bartet midis të gjitha mënyrave të lojës: fushatës, multiplayer-it, zombive dhe Warzone.
Në fillim, loja do të përfshijë 16 harta për ndeshje 6v6 dhe dy harta të mëdha për përballje 20v20. Një tjetër risi është sistemi i ri i lëvizjes “Omnimovement”, që sjell më shumë fleksibilitet dhe lëvizje akrobatike në betejë.
Për adhuruesit e modalitetit zombie, Black Ops 7 premton hartën më të madhe ndonjëherë, rikthimin e mënyrës survival, si dhe Dead Ops Arcade 4.
Sa i përket çmimeve, versioni standard i lojës do të kushtojë 80 euro, ndërsa Vault Edition do të jetë në dispozicion për 110 euro. Beta e hapur është planifikuar për periudhën 2–8 tetor, me qasje të hershme për ata që bëjnë paraporositje ose janë abonentë të Game Pass.

Nuk dini çfarë të bëni në fundjavë? Ja disa sugjerime për ju!

Insta360 ka një kamerë të re aksioni Go Ultra

Një vit pas divorcit, ç’po ndodh me Jennifer Lopez?

Ekspertët tregojnë pse natyra e forcon përqendrimin

Zakoni i mëngjesit që ju ndihmon të reduktoni dhjamin rreth barkut

Zhvillohet pajisja e re me bazë diamanti që detekton më lehtë kancerin

Lidership, strategji dhe politika publike në një program të vetëm në Master në UBT

Taylor Swift nuk shkëlqen vetëm në skenë, Zoë Kravitz zbulon “dhuntinë e fshehtë” të saj

Nga Serie A te Liga e Kampionëve, Allegri zbulon objektivat e Milanit këtë sezon
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit