Kronikë e zezë

Vetura e deputetit Bajqinovci u dogj nga defekti në sistemin elektrik

Published

on

Vetura e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci që ishte djegur në shkurt të këtij viti kishte ndodhur përshkak të problemeve në sistemin elektrik të cilat kishin ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike). Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik për një rast i cili ka ndodhur më 22 shkurt 2021, lidhur me raportimin në polici për djegien e një automjeti të tipit Jeep me ngjyrë të zezë, me numër të targave 01-524-NA, pronar i të cilës ishte deputeti M.B. Lidhur me këtë rast, prokurorja e çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti. Me urdhër të njëjtës është bërë super ekspertizë rreth shkakut të zjarrit të automjetit në fjalë. Pas ekzaminimit të hollësishëm nga grupi i ekspertëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është konstatuar se deri te shpërthimi i zjarrit në këtë automjet ka ardhur si pasojë e defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike. Problemet në sistemin elektrik kanë ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike)”, thuhet në komunikatën e prokurorisë. 

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë AK-47 dhe pajisje ushtarake në Zubin Potok

Published

on

By

Policia e Kosovës në raportin e saj njëditor ka njoftuar se ka sekuestruar një sasi armatimi dhe pajisje ushtarake në fshatin Radoshevika të Zubin Potokut.

Gjatë patrullimit në një shtëpi të pabanuar, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë me fishekë dhe pajisje të tjera luftarake.

Pas identifikimit të pronarit, policia ka bastisur edhe shtëpinë e tij të dytë në Zubin Potok, ku ka gjetur edhe një tjetër armë AK-47 dhe katër karikatorë me 120 fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Brenda 24 orëve të fundit, në Policinë e Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet janë regjistruar në Graçanicë, Gjilan dhe Istog.

Në rastin e parë në Graçanicë, një burrë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka sulmuar një grua dhe më pas ka kanosur edhe persona të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Gjilan është arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje. Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit edhe një armë zjarri me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Istog është regjistruar një incident i ngjashëm, ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua, shtetase e Shqipërisë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet armë gjatë bastisjeve për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës përmes një njoftimi bën të ditur se gjatë hetimit të një rasti të fajdesë, është bastisur shtëpia e një të dyshuari në Prizren.

Aksioni është ndërmarrë të mërkurën nga hetuesit e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar një pistoletë si provë materiale.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dhunim në Rahovec, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast dhunimi të ndodhur në Rahovec.

Sipas raportit, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, ku viktima grua është dhunuar nga një burrë i dyshuar.

I dyshuari aktualisht gjendet në arrati, rasti është në procedurë hetimore deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.  I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Continue Reading

Të kërkuara