Lajmet
Vettingu procesi më i madh për pastrimin e sistemit të drejtësisë
Drafti i parë gati në gusht.
Published
5 years agoon
By
Betim GashiProcesi i vettingut do të shërbejë për ngritjen e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe do ta rris besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë, kështu po konsideron zyrtari i lartë në ministrinë e Drejtësisë, Genc Nimoni, në një intervistë për Ekonomia Online.
“Vettingu është një proces, që ne mendojmë që do t’i ndihmojë shumë ngritjes së profesionalizimit, fillimisht në sistemin e drejtësisë, verifikimit të anës joprofesionale të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, ngritjes së integritetit dhe në fund do ta rris edhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë” , është shprehur ai.
Nimoni thotë se Kosova ka mekanizma që bëjnë verifikim e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, por që nuk kanë qenë aq funksionale deri më tani.
“Ne kemi disa mekanizma që kuadër të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të cilët bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe gjithashtu njëfarë verifikimi të integritetit që bëhet në faza të caktuara. Mirëpo nga themelimi i këtyre mekanizmave që nga viti 2014/15 këta mekanizma nuk kanë qenë aq funksional kurse nëse shikojmë statistikat e vitit 2018/19 shohim se këto komisione për vlerësimin e përformancës me vlerësimet e tyre kanë konstatuar që në vitin 2018 është 94 për qind të prokurorëve dhe 100 për qind të gjyqtarëve që janë vlerësuar me Mirë dhe Shumë Mirë, asnjë nga ta nuk është vlerësuar Pamjaftueshëm. Ndërsa në vitin 2019 është 94 përqind për prokurorë dhe 98 për gjyqtarë që janë vlerësuar Shumë Mirë dhe Mirë”, ka shtuar ai.
Tutje Nimoni ka siguruar se procesi i vettingut do të realizohet duke ndjekur hapa të sigurt e profesional, bazuar në standarde ndërkombëtare.
“Kjo tregon më së mirë për funksionalitetin e këtyre dy mekanizmave në kudër të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të cilët do të duhej të ishin në nivel të detyrës dhe ne kemi parë që nuk janë funksional dhe duke llogaritë gjendjen në cilën jemi, mungesën e besimit të qytetarëve, jo efikasitetin profesional dhe gjithashtu jo integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ne mendojmë që ka nevojë për një verifikim të integritetit të tyre etik, profesional dhe verifikim e pasurisë së tyre që do të jenë tri baza tutje për zhvillimin e Vettingut. Mendojmë që kjo do ta pastrojë sistemin e drejtësisë dhe natyrisht që kjo do të bëhet me hapa të sigurt profesional dhe bazuar në standarde ndërkombëtare”, ka theksuar ai.
Më tej ai ka njoftuar se tashmë ministria e Drejtësisë është në fazën finale të draftit të parë të koncept dokumentit për vettingun i cili pritet të përfundojë në gusht të këtij viti.
“Realisht kjo do të ndodhë me faza. Tashmë jemi në fazën e finalizimit të draftit të parë të koncept-dokumentit dhe koncept dokumenti do të jetë i gatshëm në fund të gushtit, ajo do të aprovohet në Qeveri dhe tutje do t’i hap rrugë zhvillimit të procesit, qoftë me ndryshime ligjore, qoftë me ndryshime kushtetuese. Ky koncept dokument do ta përcaktojë saktë formën dhe do të jap opsione sesi duhet të ndodhë Vettingu në Kosovë. Pastaj pas gushtit hapet rruga për zhvillimin e procesit të Vettingut”, ka potencuar ai.
Poashtu Nimoni e ka vlerësuar këtë proces si një nga më të mëdhatë që Kosova ka pasur që nga paslufta për pastrimin e sistemit të drejtësisë.
“Është një proces që duhet të ketë kujdes të madh profesional dhe duhet të ndodhë me hapa të sigurt. Ne jemi të interesuar që këtë ta bëjmë më hapa profesional dhe jo të ngutemi dhe të kemi pasoja siç kanë pasur shumë vende. Jemi duke konsultuar edhe praktikat e ndryshme që kanë ndodhë në vendet që kanë filluar procesin e Vettingut dhe po besojmë që ky proces do të jetë një ndër më të mëdhatë reformuese që kanë ndodhë në Kosovën e pasluftës dhe do ta bëjë pastrimin e sistemit të drejtësisë”, ka përfunduar ai për EO.

You may like
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
3 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
5 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Lajmet
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Published
5 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Programi i Gjuhës Angleze në UBT po pozicionohet si një ndër platformat më të rëndësishme për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e arsimit, përkthimit dhe komunikimit ndërkombëtar.
Ky program është ndërtuar mbi një kurrikulë moderne që përkon me standardet më të larta evropiane, duke u ofruar studentëve jo vetëm njohuri teorike mbi gjuhësinë dhe letërsinë, por edhe aftësi praktike që kërkohen sot në sektorin publik dhe privat.
Përmes një mjedisi stimulues që nxit mendimin kritik dhe krijimtarinë, studentët pajisen me kompetenca për të komunikuar me saktësi akademike dhe për të operuar me përgjegjësi etike në projekte komplekse.
Një element kyç që e bën këtë program unik është dimensionimi ndërkombëtar, ku përmes bashkëpunimeve me universitete prestigjioze në SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Itali dhe vende të tjera të BE-së, studentëve u mundësohet shkëmbimi semestral dhe përfitimi i bursave të plota përmes rrjeteve si Erasmus+ dhe CEEPUS.
Përveç përvojës ndërkombëtare, UBT ka krijuar lehtësi për të gjithë ata që synojnë të nisin rrugëtimin e tyre akademik në këtë drejtim, duke ofruar një bursë studimi prej 20% për të tri vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen.
Ky investim në talentet e reja plotësohet nga resurset e pasura që UBT vë në dispozicion, si biblioteka e specializuar e gjuhës angleze, platformat e avancuara digjitale për mësimdhënie dhe mbështetja e vazhdueshme nga Qendra e Karrierës për punësim dhe praktika profesionale.
Duke pasur një staf akademik të kualifikuar në universitetet më të mira botërore dhe diploma që njihen gjerësisht në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian, programi siguron që çdo i diplomuar të jetë një profesionist dhe i gatshëm për të kontribuar në zhvillimin arsimor dhe ekonomik të vendit.
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
