Shëndet

Vetitë e kivit në zbardhjen e lëkurës

Published

on

Frutat, perimet dhe përbërësit natyralë janë aleatët më të mirë të organizmit si nga brenda ashtu edhe nga jashtë. Çdo trajtim duke filluar që nga ato më të shtrenjtët e deri tek më praktikët që përgatiten në shtëpi, fuqinë vepruese e marrin nga natyra. Njëjtë si mënyra e thjeshtë që do ju sugjerojmë sot për të pasur lëkurë sa më të shëndetshme e të bukur.

Mesa duket kivi përveçse një frut i shijshëm ekzotik ka veti të mrekullueshme përsa i përket kujdesit ndaj vetes. Ky frut i veçantë përmban shumë vitaminë C,E, luteinë dhe acid citrik. Të gjitha këto bashkë ndihmojnë në zbardhjen e shëndetshme të lëkurës dhe rikthimin në tonalitetin e duhur. Për të marrë të gjitha vlerat mjafton të ndiqni këshillat tona si mëposhtë.

Si ta përdorni
Mjafton të merrni një fetë kivi dhe të fërkoni lëkurën me të, qoftë pjesë të trupit apo fytyrën. Mund ta aplikoni edhe të shtypur në formën e një maske dhe ta mbani për disa minuta në zonën që dëshironi të trajtoni. Vitamina C që kivi e përmban me shumicë do të largojë qelizat e vdekura dhe do të veprojë si një antioksidant i mrekullueshëm. Vitamina E nga ana tjetër siguron shkëlqim dhe hidratim të plotë të lëkurës.

Në këtë mënyrë qoftë duke ngrënë frutin apo duke e vendosur mbi lëkurë ju do të ruani freskinë e saj dhe do të stimuloni prodhimin e kolagjenit që është burimi i rinisë. Gjithashtu ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, kuron dhe parandalon aknet duke qenë se ka veti antibakteriale. Përveçse për përdorim të jashtëm të gjitha këto veti të kivit mund t’i merrni edhe duke konsumuar frutin. Në periudhën e verës është shumë i këshillueshëm pasi ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit dhe rrezatimi UV. Duke larguar të gjithë këto probleme nga trupi juaj, kivi arrin të zbardhë lëkurën në tonalitetet e saj natyrale./AgroWeb

Rajoni

UBT përfaqësohet me sukses në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Turqi

Published

on

Prof. Dr. Aida Rexhepi dhe Ligj. Aferdita Gashi nga Katedra e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive të Fakultetit të Stomatologjisë përfaqësuan UBT-në në Konferencën Ndërkombëtare të Pedodontisë në Antalia të Turqisë.

Me një prezantim të studimit të tyre shkencor mbi prevalencën e hipomineralizimit të molarit dhe incizivit te fëmijët e moshës 8-11 vjeç, përfaqësueset e UBT-së treguan ekspertizën e institucionit në hulumtime të avancuara në shëndetin oral dhe stomatologjinë pediatrike.

Konferenca u zhvillua në Antalia të Turqisë, më 4-7 tetor 2025, nën ombrellën e Shoqatës së Pedodonteve të Turqisë. Ky aktivitet ofroi një platformë ndërkombëtare për shkëmbimin e njohurive, diskutimin e metodave më të fundit në stomatologji pediatrike dhe prezantimin e rezultateve të studimeve shkencore nga specialistë të fushës.

Continue Reading

Shëndet

Vjeshta në tavolinën tuaj, ushqime për zemër të fortë

Published

on

Frutat dhe perimet e stinës së vjeshtës janë të pasura me shije dhe lëndë ushqyese, duke u bërë një aleat i çmuar për shëndetin e zemrës.

Ato ofrojnë fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në funksionimin e zemrës, ulin kolesterolin dhe parandalojnë formimin e pllakës në arterie.

Ekspertët rekomandojnë të konsumohen të paktën 2,5 filxhanë perime dhe 2 filxhanë fruta çdo ditë, si pjesë e një diete të balancuar.

Disa prodhime të vjeshtës dallohen veçanërisht për efektin mbrojtës ndaj zemrës:

Kungulli: i pasur me beta-karoten që shndërrohet në vitaminë A dhe antioksidantë; farat ndihmojnë në uljen e tensionit dhe kolesterolit.

Mollët: përmbajnë fibra dhe polifenole që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve kardiake.

Shega: e pasur me polifenole që mbështesin qarkullimin dhe mund të ndihmojnë në uljen e tensionit.

Bamjet: përmbajnë fibra, vitaminë K, C dhe folate.

Boronicat e kuqe: ndihmojnë në uljen e tensionit dhe përmirësojnë funksionin vaskular.

Patatet e ëmbla: kombinim i fibrave, beta-karotenit dhe kaliumit për presion më të qëndrueshëm të gjakut.

Edhe ndryshime të vogla, si një mollë në ditë ose shtimi i lahanidës në sallatë, bëjnë diferencë të madhe për zemrën dhe cilësinë e jetës. Duke konsumuar rregullisht prodhime sezonale, jo vetëm që mbështesim shëndetin, por fermerët vendas dhe mjedisin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pija që ju mban të shëndetshëm gjatë stinës së ftohtë

Published

on

Me afrimin e stinës së ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen më të rëndësishme se kurrë.

Një pije e thjeshtë nga përbërës me vitamina, antioksidantë e veti natyrale antibakteriale që ndihmojë trupin të qëndrojë i fortë dhe energjik.

Konsumi i rregullt përmirëson rezistencën e trupit, rrit energjinë dhe vitalitetin, dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve sezonale. Njerëzit që e përdorin raportojnë ndjenjë më të madhe force, përqendrimi e sistem imunitar më të qëndrueshëm.

Pse kjo pije forcon imunitetin?

Limoni është burim natyral i vitaminës C, i cili mbështet funksionin e qelizave të bardha. Mjalti ka veti antibakteriale e qetëson fytin.

Xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë anti-inflamatorë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kombinimi i përbërësve krijon stimulues natyral të fuqishëm për sistemin imunitar.

Eksperienca tregon se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje ndihmon trupin të luftojë viruset dhe infeksionet më shpejt, duke sjellë energji më të mirë dhe më pak ndjeshmëri ndaj të ftohtit.

Si ta përgatisni në shtëpi:

Lëngu i një limoni

1 lugë gjelle mjaltë

1 cm xhenxhefil të freskët

Një majë shafrani i Indisë

Përzieni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni një herë në ditë, më mirë në mëngjes me stomak bosh. Ky ritual i thjeshtë është i shpejtë, efektiv dhe sjell ndryshime të dukshme në forcën dhe rezistencën e trupit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A mund të përdoret vaj ulliri për skuqje?

Published

on

Vaji i ullirit është një nga produktet më të njohura të kuzhinës mesdhetare, i vlerësuar për shijen, aromën dhe përfitimet shëndetësore. Një pyetje e zakonshme është nëse mund të përdoret për skuqje.

Pikat e forta

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë acide yndyrore të shëndetshme, veçanërisht acidi oleik, i cili ndihmon në uljen e kolesterolit të keq e mbrojtjen e zemrës. Për gatime të lehta, si kaurdisje, pjekje në temperaturë të ulët, ky vaj është zgjedhja më e mirë.

Pika e tymit

Një element i rëndësishëm për gatimin me vaj është pika e tymit, temperatura në të cilën vaji digjet e lëshon substanca të dëmshme. Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një pikë tymi 190–210°C, që e bën të përshtatshëm për shumë skuqje në shtëpi, si perime, vezë apo mish i lehtë.

Megjithatë, për skuqje të thella dhe në temperatura shumë të larta, ai nuk është më i rekomanduar, sepse digjet më shpejt se vajrat e tjerë, si vaji i lulediellit ose vaji i kikirikut.

Rekomandimet e ekspertëve:

Përdoreni pa problem për gatime të lehta dhe mesatare.

Për skuqje të thella, zgjidhni vajra me pikë tymi më të lartë.

Shmangni gjithmonë ngrohjen e tepërt të vajit, pasi humb vlerat ushqyese dhe mund të bëhet i dëmshëm. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara