Lajmet

Vetëvendosje falënderon votuesit e saj

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia fituese në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt. Gjithsej kjo parti politike ka marrë 438 mijë e 334 vota apo 49.95% të votave.

Me këtë rast, ky subjekt politik ka falënderuar qytetarët e Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen.

“Falenderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falenderojmë vullnetarët për punën e madhe, Aktivistët për përpjekjet dhe angazhimin e palëkundur, dhe vëzhguesit e komisionerët, veçanërisht atyre që kanë vijuar punën edhe pas ditës së zgjedhjeve në Qendrën e numërimit”, thuhet në reagimin e VV-së.

Falenderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit për mbështetjen e jashtëzakonshme! Falenderojmë…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, March 4, 2021

Sipas këtyre rezultateve, VV-ja do të ketë 58 deputetë në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja 19, LDK-ja 15 dhe AAK-ja 8./UBTNews

Lajmet

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

Published

on

By

Një person është plagosur me armë zjarri të dielën pasdite në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë.

Sipas raportit të publikuar nga Policia e Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar është larguar në drejtim të panjohur, derisa ende ndodhet në arrati.

Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja si dëshmi materiale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim nga Policia e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Rreth 30 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

Published

on

By

28 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, ku njëri përfundoi me fatalitet, nëntë me të lënduar dhe 18 më dëme materiale.

Sipas statistikave të përgjithshme të policisë, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 898 gjoba trafiku.

Gjithashtu, në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 12 persona dhe gjashtë janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

​Përballja me Slloveninë, përzgjedhësi i Kosovës flet sot në konferencë për media

Published

on

Kombëtarja e Kosovës dhe U21 zhvillojnë sot aktivitetet përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese, dhe Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur orarin e aktiviteteve për ditën e sotme për Kombëtaren A dhe Kombëtaren U21.

Në orën 12:00, në hotelin “Emerald” do të mbahet konferenca për media e përzgjedhësit Franco Foda, ku trajneri do të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë para ndeshjeve të ardhshme.

Më pas, në orën 17:00, Kombëtarja A do të zhvillojë stërvitjen e radhës në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në stadiumin kryesor.

Ndërkohë, Kombëtarja U21 do të dalë në stërvitje në orën 16:00, po në Kampin Nacional të FFK-së, por në fushën me bari artificial.

Këto seanca janë pjesë e përgatitjeve të fundit të përfaqësueseve të Kosovës në prag të ndeshjeve të rëndësishme që i presin në kuadër të kualifikimeve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë

Published

on

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, kurse varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike dhe shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës.

Gjatë rrëmbimit të tij, Policia aktin e cilësoi këtë si kidnapim klasik të organizuar brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Policia e Kosovës pati bër të ditur se ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës në komunën e Leposaviqit. /S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara