Lajmet

Vetëvendosje dorëzon padi ndaj NPB-së për keqpërdorim

VV iu drejtua Gjykatës Themelore me padi për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e objektit të përbashkët banesor afarist”.

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje dega në Prishtinë ka dorëzuar padi kundër Ndërmarrjes Publike Banesore, lidhur me dyshimet për keqpërdorime për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”. Kjo parti iu drejtua Gjykatës Themelore në Prishtinë me padi për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e objektit të përbashkët banesor afarist” dhe kërkesë për masë sigurie.

“Sot, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka dorëzuar padinë ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.P.K. (NPB)., Made Group Construction Sh.P.K., Alkos Sh.P.K. dhe Madekos Sh.P.K., për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e përbashkët të objektit banesor afarist”.

Kjo padi vjen pas 1 vit e gjysmë angazhimi në denoncimin e këtij skandali ku 17 mijë m2 pronë publike në mes të kryeqytetit, llogaritur në vlerë 120 milionë euro, u provua të tjetërsohen në pronë private në emër të gjoja se bashkëpunimit publiko-privat, tha asamblisti, Arianit Beqiri në prononcimin e tij.

“Kemi pritur që përbërja e re e Kuvendit Komunal dhe po ashtu ajo e ekzekutivit të Prishtinës ta ndalnin këtë masakër financiare dhe pronësore të bërë nga NPB-ja që është lejuar nga aksionarët e ekzekutivit të kaluar. Por siç dhe shihet, jo vetëm që nuk e kanë ndërmend ta ndalin këtë aferë, por edhe janë angazhuar që pavërejtshëm t’ua përmbushin kushtet deri sa fillimi i punimeve t’i vendosë edhe organet gjyqësore para një akti të kryer”.

“Në këto kushte, ne si përfaqësues të qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të pajisur me përgjegjësitë për të mbrojtur interesin qytetar e veçanërisht pronën publike nga shfrytëzimi i së cilës do të duhej të përfitonin të gjithë qytetarët ose ata me më së shumti nevoja e vështirësi, iu drejtuam sot gjykatës me këtë padi dhe kërkesë për masë sigurie në mënyrë që të mbrojmë tjetërsimin që po synohet t’i bëhet mbi 17 mijë m2”, tha Arianit Beqiri.

Ndërkaq, Egzon Azemi nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që deri më tani disa herë ka ngritur këtë skandal, tha se përveç lëndës së padisë janë bashkangjitur edhe 80 faqe prova dhe argumente ku dëshmohen shkeljet e shumta të këtij projekti.

Azemi listoi 6 shkeljet kryesore të këtij projekti:

1. NPB pa asnjë njoftim ose diskutim paraprak hapi thirrje për investim në ndërtim të lartë në pronën publike. Kur NPB lëshon lokale me qera afati për aplikim zgjatë 15 ditë, ndërsa te ky projekt që është më i madhi në historinë e ndërmarrjes u caktuan vetëm 3 ditë, dhe shpallja ishte e pa vulosur dhe e pa protokolluar.

2. Kompania fituese “Made Group Construction” u themelua vetëm 1 ditë para aplikimit, dhe fitoi projektin me vlerë minimale 120 milion euro.

3. Pse ishte kaq i ngutshëm ky veprim? Pse nuk ishte afati më i gjatë që të aplikojnë më shumë kompani? A nuk është në interesin e Ndërmarrjes dhe a nuk do t’i rritej vlera pronës, nëse do të kishte më shumë të interesuar për të?

4. NPB nuk na dha qasje në dokumentet rreth këtij projekti. Me datë 1 Korrik, në përgjigjen ku u refuzuam, NPB deklaroi se ende nuk ka përfunduar marrëveshja – ndërkohë, pak më vonë, doli se kontrata ishte nënshkruar 3 javë më herët!

5. NPB dhe këto kompani të dyshimta, po rrënonin pa asnjë kriter mbrojtës azbestin kancerogjen, 10 metra larg Gjimnazit “Xhevdet Doda”, 20 metra larg ndërtesave kolektive ku banojnë mijëra qytetarë të Lakrishtës. Pas analizave që u zhvilluan në një laborator Gjerman doli se ky azbest ishte i shkallës së 3-të për nga niveli i rrezikshmërisë. Pra i rrezikshmërisë së lartë.

6. Pas gjithë këtyre shkeljeve në Ndërmarrjen Publike Banesore, Bordi i NPB-së, i përbërë nga Lendita Mekuli Myderrizi, Arbnora Jashanica, Xhevdet Leci dhe Bekim Pireva, më 15 tetor, me vota unanime, kishte vendosur për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxhaj anëtar i PSD-së, por shkarkimi nuk u lejua të protokollohej nga vet ai dhe vartësja e tij që e ka mbajtur vulën e protokollimit në mënyrë të paligjshme.

Këto shkelje e shumë të tjera janë dëshmi dhe arsye që organet e prokurorisë dhe gjyqësisë të veprojnë sa më pare”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara