Lajmet

Veteranët hyjnë në oborrin e Kuvendit të Kosovës

Protestuesit brohoritën “UÇK – UÇK” dhe “Marre, marre”

Published

on

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës teksa kanë qenë duke protestuar në Prishtinë.

Para dyerve të këtij institucioni ka dalë Policia e Kosovës, e cila ka përdorur sprej në drejtim të protestuesve.

Gjatë protestës është parë edhe gaz lotsjellës.

Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ishte paraparë të mbahej para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

Protestuesit janë duke brohoritur “UÇK – UÇK” dhe “Marre, marre”

Sipas Ligjit për Veteranët, shuma e pensionit të veteranit të UÇK-së nuk mund të jetë më e vogël sesa paga minimale e përcaktuar me ligj në Kosovë.

Megjithatë, në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kërkesat e tyre janë injoruar nga institucionet e Kosovës dhe se janë detyruar të dalin në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe jemi detyruar që pakënaqësitë tona t’i shprehim në protestë”.

Projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, do të diskutohet të hënën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ai është miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti.

Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Aktualisht, kjo pagë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

Kusari- Lila: Pakënaqësitë e veteranëve janë akumuluar ndër vite

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se pakënaqësitë e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë akumuluar ndër vite, mirëpo tani po gjejnë hapësirë për të protestuar, pavarësisht angazhimeve dhe propozimeve të Qeverisë.

Ajo tha se Qeveria do të trajtojë të gjitha kategoritë, ashtu siç parashihet me ligj.

“Megjithatë, unë e di se secili veteran, i cili ka luftuar, nuk e dëmton vendin, gjegjësisht as ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, apo t’i shkaktojë dëme dikujt tjetër”, tha ajo pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj “është e vërtetë se ka një deformim ndër vite në listat e veteranëve”, dhe që kjo çështje duhet të trajtohet me seriozitet.

“Të gjithë veteranët e mirëfilltë meritojnë trajtim shumë më dinjitoz sesa që e kanë pasur deri më tani. Por, besoj se edhe në këtë pikë do të arrijmë te zgjidhja dhe përmirësimi i kushteve për të gjithë. Megjithatë, periudha kohore ka pamundësuar deri më tash, është një vit i qeverisjes, dhe do të duhet edhe kohë, edhe planifikim, e natyrisht edhe rivlerësim i situatave dhe rrethanave që janë krijuar deri më tani”, ka thënë mes tjerash ajo.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.

Shuma e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat. RFE

Continue Reading

Aktualitet

Diplomojnë 100 kadetë të rinj të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Published

on

By

Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nga sot do t’i bashkohen 100 kadetë të rinj, të cilët kanë përmbyllur me sukses përgatitjen e tyre profesionale në kuadër të gjeneratës së 46-të.

Gjatë ceremonisë solemne të diplomimit, u vendos theksi te rëndësia e këtij brezi të ri për fuqizimin e sigurisë, rendit dhe proceseve të rehabilitimit brenda institucioneve korrektuese në të gjithë vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, u bëri thirrje zyrtarëve të rinj që detyrën ta ushtrojnë me profesionalizëm, integritet dhe respekt për dinjitetin njerëzor, duke e cilësuar këtë ditë si marrjen e një përgjegjësie të madhe shtetërore.

“Të jesh zyrtar korrektues nuk do të thotë të veshësh thjesht një uniformë. Do të thotë të mbash mbi vete besimin që institucionet e Republikës së Kosovës vendosin mbi ju. Ne duhet të garantojmë sigurinë, por njëkohësisht të krijojmë mundësi për rehabilitim dhe riintegrim,” deklaroi Dibrani gjatë adresimit të tij.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili vlerësoi përkushtimin e kadetëve të rinj dhe theksoi se kjo detyrë kërkon disiplinë dhe lartësim të figurës së shtetit.

“Të jesh zyrtar korrektues është përgjegjësi e madhe e cila kërkon disiplinë, integritet dhe përkushtim për sigurinë, rendin dhe dinjitetin e personave të privuar nga liria. Republika e Kosovës ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush,” u shpreh Kurti.

Me përmbylljen e kësaj përgatitjeje, 100 pjesëtarët e rinj pritet të marrin menjëherë detyrat zyrtare nëpër qendrat e ndryshme korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë. /Ekonomia Online/

 

Continue Reading

Lajmet

Të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, tentojnë t’i grabisin në Rahovec

Published

on

Dy persona kanë raportuar në Polici se një person i maskuar ka tentuar t’i grabisë në vendin e tyre të punës në Rahovec.

Sipas raportimit, i dyshuari i ka kërcënuar me armë, ndërsa dy ankuesit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, i dyshuari dyshohet se ka shtënë me armë zjarri, me ç’rast njëri nga ankuesit është lënduar dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë e pistoletës me gaz.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përleshje për një kontest pronësor, arrestohen gjashtë persona në Malishevë

Published

on

Gjashtë persona janë arrestuar në Malishevë pas një përleshjeje që dyshohet se ka nisur për shkak të një kontesti pronësor.

Sipas Policisë, të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, ndërsa gjatë rastit dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy brisqe, një pistoletë me një fishek dhe një gëzojë, që dyshohet se është përdorur për të shtënë në ajër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar. Rasti mbetet në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Shantazh përmes fotografive, arrestohet i dyshuari në Prizren

Published

on

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim, pas hetimeve që lidhen me një rast të nisur në qershor të vitit 2025.

Sipas Policisë, i dyshuari kosovar dyshohet se në vazhdimësi e kishte kanosur një grua se do t’i publikonte në rrethin e saj familjar dhe shoqëror fotografi që cenonin integritetin e saj, nëse ajo nuk i jepte para.

Pas hetimeve, përmes masave të veçanta hetimore, i dyshuari është kapur në flagrancë duke pranuar para nga viktima.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe 21 mijë e 100 euro, për të cilat ende nuk dihet prejardhja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara