Lajmet

Vetëm 29% e grave i ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri deri në muajin e gjashtë

Tinka Kurti, kryetare e GGD, ka folur për rëndësinë e gjidhënies, ajo thekoi se ligji për gjidhënie ka shumë rëndësi.

Published

on

Grupi i Grave Deputete (GGD) po mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”.

Tinka Kurti, kryetare e GGD, ka folur për rëndësinë e gjidhënies, ajo thekoi se ligji për gjidhënie ka shumë rëndësi.

“Më vjen shumë mirë që jemi bashkë për të diskutuar në lidhje me rëndësinë e gjidhënies përkatësisht për ligjin për promovimin dhe mbështetjen e gjidhënies. Kjo tryezë është punë fillestare në këtë drejtim për zbatueshmerinë e ligjit dhe çështje të tjera me aq sa mund të bëjmë Ne si deputet për ato që na obligon ligji… a kanë zbatueshmëri apo a kanë nevojë të pasurohen dhe plotësohen e ndryshohen. Për mua ky Ligj është jashtëzakonisht me rëndësi edhe pse lidhet me të drejtat në punë, një pjesë e ligjit”, deklaroi ajo.

Kurti tha se nuk e dinë sot sa është niveli i zbatimit të këtij ligji dhe kjo tryezë nuk është për të detyruar nënat që t’i ushqejnë fëmijët me gji.

“Ligji edhe quhet njëra prej fjalëve kryesore është për promovimin. Një prej punëve që edhe OBSH  na obligon direkt politikën është promovimi i rëndësisë së gjidhënies. Pra, fton që të bëhen pjesë politikanët që janë pjesë të fushatave të ndryshme duke prodhuau politika të favorshme për gruan dhe fëmijën. Kjo tryezë nuk është t’i detyrojmë nënat që ti japin fëmijëve gji”, deklaroi Kurti.

Kurti theksoi që aktualisht është sfidë kudo që gratë t’i përshtaten vendit të punës.

“Ka praktika jo të shumta por të mira me dhoma të përshtatshme të gji dhënies një rekomandim tjetër i OBSh që në secilin vend të punës ku ka gra të punësuara ku duhet të jetë një dhomë e pastër me çelës me një akomodim të lehtë frigorifer të vogël për gji dhënie apo pompimin e qumështit”, deklaroi ajo.

Kurti tha se kjo çështje nuk ka qenë në vëmendjen e saj deri sa është bërë nënë.

“Fushata ime ka qenë e mundshme vetëm se e kam koordinuar me djalin tim. Me njërën dorë e kam mbajt djalin dhe dorën tjetër duke shkruar statse. Ka qenë sfiduese, kam menduar që njëra prej punëve nëse vi në Kuvend është patjetër kjo”, deklaroi Kurti.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku tha se elementin promovues e kemi të gjithë ne.

“Më gjashtë muajt e parë, pas çdo mjeku është që qumështi i gjirit të jetë si ushqim ekskluziv, por preferohet që të zgjas deri në moshën 2-vjeçare”, deklaroi Kollçaku.

Kollçaku tha se afërsia e nënës në 6 mujorin e parë është e rëndësishme për mirëqenien e fëmijës.

“Gruaja është në gjendje që shumë shpejt ta merr veten dhe të del në punë por duhet të mendohet edhe për fëmijën. Është nevoja që ta ketë nënë afër. Ne jemi këtu sot që të diskutojmë fillimisht për ligjin në fuqi i cili duhet të plotësohet e ndryshohet. A po krijohet kjo mundësi a po zbatohet kjo, sepse mund të jetë largësia.. sa është larg sa ka ajo mundësi me shku e mu kthy. Janë edhe pengesa tjera infrastrukturore. “Ne jemi për të dëgjuar, mendoj që edhe fakti që jemi kaq shumë prezent tregon interesin për këtë temë dhe të ndihmojmë në zbatimin e ligjit e të ushqyerit me gji. Me rekomandimet nga kjo tryezë të japim kontribut që të fuqizojmë normal që të jenë sa më të zbatueshme”, deklaroi ajo.

Zëvendësministrja e shëndetësisë Dafina Gexha, tha se kjo temë është e rëndësishme dhe e paraparë që të zbatohet si ligj.

“Në kudër të MSh-së, përveç trajnimeve që janë dhe e kryejnë detyrën e tyre që nga gjinekologët, po ashtu me promovimin e gjidhënies rol të rëndësishëm luajnë edhe mamitë e nënatologët që punojnë me gratë. Promovimi që bëhet në institucionet shëndetësore i kemi edhe vizitat në shtëpi, në këto vizita janë të parapa që gjatë shtatzënisë të bëhen dy vizita në shtëpi”, deklaroi Gexha.

Gexha tha se vazhdojnë të punojnë me punëtorët shëndetësorë e në veçanti rol të rëndësishëm luajnë edhe mamitë për shkak të kontaktit të afërt që kanë me nënat që sapo kanë lindur.

“Sigurisht, ka sfida, ne kemi obligime që na jep ky ligj po ka edhe sfida të shumta. Më vjen mirë që jemi këtu e të shohim se ku kemi ngecje”, tha ajo.

Visare Mujko nga UNFPA, ka thënë se fatkeqësisht gjidhënie në Kosovë s’është në nivelin e duhur.

“Unë kam qenë trajnerë e gjidhënies. Kisha dashtë ti përmendi disa gjëra, kur kemi implementimin e ligjit për gjidhënie. Rëndësia e mamive dhe e punëtorëve shëndetësore. Për fat të keq gjindhënia në Kosovë nuk është më nivel s’i duhet, arsyet janë të ndryshme, sa më i lartë niveli i arsimimit aq më e madhe gjidhënia. Nuk ka informata të mjaftueshme dhe të drejta që po i përvilen grave për të mirat dhe benifitet që i ka gjidhënia”, tha ajo.

Tutje ajo thekson se grave nuk iu jepen informacione lidhur me të mirat e gjidhënies.

“Këto info nuk po jepen saktësisht. Kemi edhe influencën e familjarëve, kur qan fëmija po ja fillojnë me sublimente. Gjinekologët, mamitë ti japin informatat e sakta. Duhet të jepet përkrahja edhe nga burri e familja, mos të ndërhyjnë me metodat tradicionale. Nënat  kanë përvojë, por është edhe puna e informatave shkencore. Ne kemi pas informata ku në Afrikë gjyshja e ka inciu gjidhënien se vajza e vet ka vdekur. Edhe në Kuran përmendet gjidhënia deri në dy vjet. Ka vështirësi të tjera, sa mundet me u zbatu është çështje teknike. Po së paku ligji mundëson që së paku 6 muajt e parë mundet me pas ushqimin ekskluziv”, deklaroi ajo.

Abit Hajredini drejtori i zyrës për qeverisje të mirë pranë zyrës së kryeministrit, ka thënë se janë duke punuar në vetëdijesim sa i përket gjidhënies.

“Jemi në dijeni që ka hyrë në fuqi edhe ligji për mbrojtjen e fëmijëve. Neni 42 ka të bëjë me shëndetin dhe kërkohet që të bëhet sa më shumë promovim për prindërit fëmijët, të jepen informacione. Një prej rekomandimeve, ju e dini që qeveria ka miratuar një program për zbatim të ligjit që i dedikohet promovimin e ligjit. Tani jemi duke punuar më fushatën nacionale vetëdijësuese për promovimin e ligjit. Unë bëj thirrje që të kemi aktivitete të përbashkëta për të promovuat ligjin aktual”, deklaroi ai.

“Problematikë tjerë që ka të bëjë me komunitetit rom ashkali dhe egjiptian. Kemi finalizuar strategjinë për komunitetet, pritet që të miratohet shumë shpejt më qeveri. Është nda një buxhet. Parashihen shumë aktivitete që duhet ndërmerren për të marr përsipër institucionet për t’u zbatuar legjislacioni me aktivitete konkrete. Kërkoj që të kemi rekomandim, sepse për të bërë të efektshme këtë fushatë duhet t’i kemi të gjithë akterët me Ministrinë e Shëndetësisë organizata edhe grupin e grave deputete, për t’ia dedikuar në mënyrë të veçantë rëndësisë së gjidhënies të nënat të gratë po edhe të fëmijët”, deklaroi Hajredini.

Dafina Muqaj nga UNICEF ka deklaruar se vetëm 29% e grave e ushqejnë me qumësht gjiri fëmijën deri në muajin e gjashtë.

“Prapë qëndrojmë jo mire sa i përket gjendjes së ushqieshmërisë me qumësht gjiri”, deklaroi Muqaj.

Ajo theksoi se në bazë të një ankete që e kanë bërë vitin 2020 ka dalë që vetëm 29% e ushqejnë me qumësht gjiri fëmijën deri në muajin e gjashtë.

Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, ka deklaruar se duhet të punohet në këtë drejtim dhe të kuptohet rëndësia e gjidhënies.

Lajmet

Ndalohet një person në Prishtinë për keqpërdorim detyre, ryshfet dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se pas hetimeve disamujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet N.A., i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, i ndaluari dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka zbuluar informacione zyrtare për prona të caktuara te persona të paautorizuar në këmbim të ryshfetit, me qëllim tjetërsimin e tyre.

Nga organet e ndjekjes bëjnë të ditur se pronat e përfshira në këtë skemë dyshohet se kapin vlera mjaft të mëdha financiare.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”, thuhet në komunikaten e Prokuroris Speciale

Continue Reading

Lajmet

Tensione dhe përplasje me policinë në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Published

on

By

Studentë, gjimnazistë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë të martë para ambienteve të Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në një protestë të njoftuar prej ditësh për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin arsimin dhe të rinjtë.

Protesta e nisur rreth orës 14:00 ka përshkallëzuar me shpejtësi në tensione. Protestuesit kanë gjuajtur godinën e ministrisë me vezë, bojë të kuqe, gurë, sende të forta dhe kapsolla. Gjatë përplasjeve, disa prej tyre kanë shkulur kangjellat mbrojtëse të rrugës dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të institucionit.

Për të shpërndarë turmën, forcat e policisë kanë ndërhyrë me ujë dhe gaz lotësjellës, ndërsa gjatë përplasjeve fizike disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat. Në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë shtesë për të marrë nën kontroll situatën.

Tubimi i organizuar përmes rrjeteve sociale vjen me kërkesën për plotësimin e gjashtë pikave që lidhen me ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët. Përveç kërkesave arsimore, protestuesit kanë bërë thirrje politike duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, si dhe të kryeministrit Edi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Prof. Dr. Bekim Marmullaku takohet me profesorin nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore, Glenn Agung Hole, për mundësitë e bashkëpunimit akademik

Published

on

By

Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim në UBT, Prof. Dr. Bekim Marmullaku, priti në takim profesorin Glenn Agung Hole nga Universiteti i Norvegjisë Juglindore (University of South-Eastern Norway – USN), me të cilin diskutoi mundësitë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe kërkimor ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua për potencialin e bashkëpunimit në fushat e sipërmarrësisë, ekonomisë institucionale, zhvillimit rajonal dhe sigurisë kombëtare, me theks të veçantë në rolin e universiteteve në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati i Tregut mbyll një biznes në Zubin Potok dhe shqipton gjobë 6,000 euro

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndërmarrë masa ndaj disa subjekteve ekonomike gjatë inspektimeve të fundit në Komunën e Zubin Potokut, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurisë në treg.

Gjatë këtij aksioni, inspektorët kanë mbyllur një biznes që ushtronte veprimtarinë pa u regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, si dhe kanë sekuestruar produkte që nuk kishin deklaracion të prejardhjes. Po ashtu, ndaj një subjekti tjetër ekonomik është shqiptuar gjobë prej 6,000 eurosh pasi u ka shërbyer pije alkoolike personave të mitur.

Nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut kanë bërë të ditur se këto masa janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe respektimin e legjislacionit në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike që të sigurojnë regjistrimin e rregullt të veprimtarisë së tyre në ARBK, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë të gjitha dispozitat ligjore që rregullojnë ushtrimin e veprimtarisë ekonomike. IQMT do të vazhdojë me inspektime dhe mbikëqyrje të rregullta në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe trajtimit të çdo shkeljeje që cenon të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara