Teknologji

Versioni 90 i Chrome rrit shpejtësinë

Published

on

Versioni 90 sjell enkoderin AV1 për herë të parë në shfletuesin desktop duke optimizuar video konferencat.

Përpjekje disa vjeçare e Google për të shtypë drejt adoptimit të protokollit të sigurtë HTTPS mori një hap tjetër ditën e Enjte kur lançoi versionin 90 të Chrome.

Ky version vjen vetëm një ditë më pas nga afati i përcaktuar më herët duke adresuar disa probleme sigurie zbuluar në konkursin Pwn20wn, shkruan PCWorld Albanian.

Në muajin Mars Google tha se do të kalonte automatikisht në HTTPS duke filluar me versionin 90 duke cituar se ky protokoll është më i sigurti dhe përmirëson privatësinë e sigurinë pa u shqetësuar nga përgjime.

Gjithashtu përmirëson shpejtësinë e shfletimit. Aktualisht ky version është i disponueshëm në desktop dhe Android ndërsa në iOS do të vijë pak më vonë.

Së fundi versioni 90 sjell enkoderin AV1 për herë të parë në shfletuesin desktop duke optimizuar video konferencat. Ky standard implementohet nga Netflix për të luajtur videos në platformat mobile dhe pritet që në Chrome që përmirësojnë streaming në rrjetet e ngadalta.  

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Ja pse gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike

Published

on

Çmimet e larta janë arsyeja kryesore që konsumatorët gjermanë hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike, zbuloi një studim i porositur nga dpa dhe i publikuar të dielën. Studimi, i kryer nga instituti kërkimor YouGov, zbuloi se 47% e të anketuarve përmendën kostot e tepërta si pengesën kryesore për blerjen e një makine elektrike.

Faktorë tjerë kryesorë përfshinin gamën e kufizuar të automjeteve me bateri, një problem për 42% të të anketuarve dhe mungesën e stacioneve të karikimit, në 40%. Vetëm 30% e të anketuarve u penguan nga çmimet e larta të energjisë elektrike, ndërsa 24% shprehën rezerva se teknologjia ende nuk është zhvilluar plotësisht.

Shitjet e automjeteve elektrike ranë me 27% në Gjermani në vitin 2024 pas skadimit të një subvencioni qeveritar, klientët nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shuma të mëdha për të kaluar në modelet me bateri.

12% e të anketuarve thanë se do ishin të gatshëm të paguanin më shumë se 30,000 € (31,110 dollarë) për automjet elektrik. Pavarësisht rritjes së konkurrencës nga Kina, makinat elektrike të lira mbeten një gjë e rrallë në Gjermani, me klubin e automobilistëve ADAC që liston vetëm gjashtë modele me bateri në shitje nën vlerën prej 30,000 euro.

Prodhuesi më i madh i makinave në Evropë, Volkswagen, po planifikon një model elektrik të nivelit fillestar me çmim prej rreth 20,000 €.

Të anketuarit në sondazhin e YouGov treguan një preferencë të qartë për prodhuesit gjermanë dhe evropianë, por ata nuk ishin të përgatitur të paguanin një çmim të konsiderueshëm për ta.

Continue Reading

Teknologji

Adobe lanson Photoshopin si aplikacion për përdoruesit e telefonave Apple

Published

on

Adobe ka lajmëruar se ka lansuar softuerin e famshëm të Photoshopit në formën e aplikacionit për telefon, si fillim në sistemin operativ të Apple, iOS. Kompania planifikon të lansojë aplikacionin e Photoshopit për sistemin operativ Android më vonë gjatë vitit, raporton “Techcrunch.com”.

Në lajmërimin e tyre, Adobe ka thënë se po ndërton një aplikacion “që nga themeli për të pritur një brez të ri pasionantësh të imazheve dhe dizajnit në mundësitë e pafundme të Photoshopit”.

Me aplikacionin e ri të Photoshop në telefonat e Apple, përdoruesit mund të kenë qasje si në shërbimet falas dhe në ato me pagesë përmes një dizajni miqësor që ofrohet nga kompania. Për ata përdorues, që duan të kenë qasje në shërbimet premium të aplikacionit dhe të Photoshopit në ueb, Adobe ka publikuar një plan mujor, me pagesë prej 7.99 dollarë në muaj.

Përmes mundësimit të Photoshopit në telefon, Adobe po synon përdorues të rinj, veçanërisht ata të grupmoshave të reja që janë mësuar të përdorin telefonat e tyre për qëllime kreative.

“Ne kaluam shumë kohë duke biseduar me krijuesit dhe autorët, veçanërisht me brezin e ri të krijuesve që janë shumë të rehatshëm me telefonat, dhe u munduam të kuptojmë rastet e tyre unike të përdorimit të pajisjeve mobile”, ka thënë Shambhavi Kadam, drejtor i lartë i menaxhimit të produkteve në Adobe Photoshop.

Continue Reading

Automobilizëm elektrikë

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes-it?

Published

on

Mercedes do të unifikojë gjuhën e tij të projektimit midis veturave me motor me djegie dhe EV-ve.

Në atë që është ndoshta lajmi më i mirë që do të dëgjoni nga industria automobilistike, modelet e ardhshme me yllin me tre cepa do të adoptojnë një “gjuhë koherente dizajni”.

Marka e dytë më e madhe e luksit në botë premton se nuk do të ketë asnjë kompromis që rezulton nga kjo qasje e re: “BEV dhe modelet e elektrizuara të teknologjisë së lartë ICE do të shfrytëzojnë pikat e tyre të forta përkatëse, pa sakrifikuar hapësirën, elegancën, komoditetin ose efikasitetin”.

Këtë e pamë kur Mercedes prezantoi konceptin elektrik CLA dhe premtoi se do të kishte versione me motorë me djegie.

Disa modele gazi dhe elektrike tashmë duken kryesisht të njëjta – GLA/EQA dhe GLB/EQB.

Të dy crossover-at ndajnë të njëjtën platformë, ashtu si G-Class i ri elektrik është shumë i lidhur me veturën me benzinë për terrene të vështira.

​Ndërsa njoftimi i fundit sugjeron lidhje më të ngushta midis modeleve ICE dhe EV.

Raportohet se marka luksoze synon të prezantojë “dhjetëra modele të reja ose të rifreskuara” deri në vitin 2027, duke përfshirë një “varg EV”.

Continue Reading

Bota

​Banka në Singapor po zëvendëson 4000 punëtorë me Inteligjencën Artificiale

Published

on

By

Banka më e madhe e Singaporit, DBS, thotë se pritet të heqë 4,000 vende pune gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa inteligjenca artificiale (IA) do të marrë gjithnjë e më shumë punë që aktualisht bëhen nga njerëzit.

“Reduktimi i forcës së punës do të ndodhë përmes largimit natyral të punonjësve, pasi pozitat përkohshme dhe kontraktore do të përfundojnë gjatë disa viteve të ardhshme”, tha një përfaqësues i DBS.

Punonjësit e përhershëm nuk pritet të preken nga këto zvogëlimet. Kryetari i larguar ekzekutiv i bankës, Piyush Gupta, gjithashtu tha se banka pritet të krijojë rreth 1,000 vende të reja pune të lidhura me IA-në.

Kjo e bën DBS-në një nga bankat e para të mëdha që jep detaje mbi se si IA do të ndikojë në operacionet e saj. Kompania nuk ka saktësuar se sa vende pune do të preken në Singapor ose cilat pozita do të ndodhin.

DBS aktualisht ka midis 8,000 dhe 9,000 punonjës të përkohshëm dhe kontraktualë. Banka punëson gjithsej rreth 41,000 persona.

Vitin e kaluar, Gupta tha se DBS ka punuar me IA-në për më shumë se një dekadë.

“Ne sot përdorim mbi 800 modele IA në 350 raste përdorimi dhe presim që ndikimi ekonomik i matshëm i këtyre të kalojë 1 miliard dollarë singaporan (745 milionë dollarë; 592 milionë paund) deri në vitin 2025”, shtoi ai.

Gupta do të largohet nga kompania në fund të marsit. Zëvendëskryetari i tanishëm ekzekutiv Tan Su Shan do ta zëvendësojë atë.

Përhapja e vazhdueshme e teknologjisë IA ka vënë në dritën e diellit përfitimet dhe rreziqet e saj, me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) që tha në vitin 2024 se ajo pritet të ndikojë në gati 40 për qind të të gjitha vendeve të punës në botë.

Drejtoresha e FMN-së, Kristalina Georgieva, tha se “në shumicën e skenarëve, IA do të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme”.

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, tha vitin e kaluar se IA nuk do të jetë një “shkatërrues masiv i vendeve të punës” dhe punonjësit do të mësojnë të punojnë me teknologjitë e reja.

Bailey shtoi se megjithëse ka rreziqe me IA-në, “ka një potencial të madh me të”.

Continue Reading

Të kërkuara