Lajmet

Vërshime edhe në Podujevë

Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skënderajt, Istogut, Mitrovicës.

Published

on

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot disa qytete të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet.

Vërshime janë shkaktuar në komunën e Pejës, atë Gjakovës, Skënderajt, Istogut, Mitrovicës. Nga vërshimet është prekur edhe Podujeva.

Në fshatin Gllamnik, një qytetar për KosovaPress ka dërguar video, në të cilat shihet se oborri i tij është përfshirë nga uji, niveli i të cilit ka arritur deri te shkallët e shtëpisë. Edhe një qytetare nga Gllamniku ka treguar se oborri i shtëpisë së saj është përfshirë nga vërshimet.

Uji nuk ka depërtuar brenda shtëpive të tyre, por në stallat e bagëtive.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sot ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kanë paraqitur vërshime të shpejta.

IHMK ka potencuar se situata e vështirësuar hidrometeorologjike pritet që të vazhdojë dhe gjatë ditëve në vijim.

“Nivelet dhe prurjet e lumenjëve, pritet të ngriten dhe të shkaktojnë vërshime/përmbytje”, është bërë e ditur në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Lajmet

Muzeu “Reporting House” anëtarësohet në rrjetin evropian të muzeve

Published

on

Muzeu “Reporting House” është anëtarësuar në Network of European Museum Organisations, një arritje e rëndësishme për promovimin e kulturës dhe kujtesës kolektive të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

 

 

 

 

Continue Reading

Vendi

Zgjedhjet e parakohshme, Haxhiu pret në takim kryetarin e KQZ-së

Published

on

By

Pas skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, Kosova po përgatitet zyrtarisht për zgjedhje të parakohshme. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nisur sot konsultimet me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin, për të koordinuar procesin elektoral që pritet të mbahet së shpejti.

Takimi ka nisur nën interesin e lartë të mediave, të cilat u lejuan të marrin pamje vetëm në nisje të bisedimeve. Ky zhvillim vjen menjëherë pas dështimit të djeshëm (28 prill) për të zgjedhur presidentin e ri, datë kjo që shënonte edhe afatin e fundit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Situata është rezultat i mungesës së një marrëveshjeje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit dhe partive opozitare.

Pa një konsensus për emrin e presidentit, vendi mbetet pa udhëheqës të rregullt, duke e çuar automatikisht popullin sërish drejt kutive të votimit. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Pejë: Humb jetën një 43-vjeçar në vendin e punës

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gllaviçicë të Pejës, ku një punëtor i moshës 43-vjeçare ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Rastin për UBTnews e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se viktima ishte dërguar me lëndime në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas Policisë, në vendngjarje kanë dalë menjëherë të gjitha njësitë relevante për të nisur hetimet rreth rrethanave të këtij aksidenti fatal në punëtori. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë vdekje tragjike.

Continue Reading

lajme

Kosova dhe Japonia synojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe trajnime të përbashkëta

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në një takim zyrtar të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Hiroyasu Tanigaki, me të cilin ka diskutuar për avancimin e raporteve dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Gjatë takimit u vu theksi te mbështetja e projekteve konkrete dhe zhvillimi i trajnimeve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë. Ministri Maqedonci dhe diplomati japonez nënvizuan se intensifikimi i vizitave të nivelit të lartë do të jetë një instrument kyç për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën ndër vite, duke konfirmuar përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm të bazuar në besim dhe vlera të përbashkëta.

Continue Reading

Të kërkuara