Lajmet

Vendoset pllaka shënjuese në 25-vjetorin e sulmit terrorist të Serbisë në lokalin “Panda”

Published

on

Në 25- vjetorin e rastit “Panda” është vendosur pllaka shënjuese për këtë rast, në lokalin që në tetor të këtij viti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

“Në kulmin e terrorit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, në hapësirat e këtij lokali, më 14 dhjetor 1998, përmes urdhrave të sigurimit të shtetit të Serbisë, u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë. Për këtë rast të inskenuar nga autoritetet serbe, u burgosën gjashtë të rinj shqiptarë të pafajshëm, të cilët u maltretuan rëndë nga policia serbe. Ata u shpallën të pafajshëm, por dëmi i shkaktuar nga pasojat e torturave në burgje është i pariparueshëm”, shkruhet në pllakë.

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrat e drejtësisë Blerim Sallahu dhe Vigan Qorolli, si dhe Drejtorin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës, Atdhe Hetemi, vizituan hapësirat e lokalit “Panda”, thuhet në njoftim.

Në këtë vizitë, u theksua se si 25 vjet më parë nga sulmi terrorist i Serbisë në atë lokal u vranë gjashtë të rinj serbë, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24 vjeç, në përpjekje për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë. Më pas, në Pejë i arrestuan më shumë se 150 shqiptarë. Të rinjtë Agron Kollçaku, Behar Bajri, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Vllaznim Pergjegjaj dhe Xhevdet Bajrami, të moshave nga 17 deri në 22 vjeç, u burgosën padrejtësisht dhe torturuan në burgjet serbe.

Në takimin e përbashkët me ish të burgosurit, ata rrëfyen për torturat ҫnjerëzore në qendrën e paraburgimit në Pejë, ku i kishin mbajtur deri në qershor 1999. Nga aty i kishin dërguar në burg në Leskovc të Serbisë.

Pas shumë maltretimeve të përjetuara në burgje, në nëntor 1999, gjykata në Serbi i shpalli të gjashtit të pafajshëm, në mungesë të provave. Ata u dënuan me nga një vit burg për shkelje të rendit publik. Një muaj më pas, me ndërmjetësimin e organizatave ndërkombëtare, pesë nga ta u liruan, ndërsa Behar Bajri u mbajt në burg deri më 6 dhjetor 2000.

U theksua përgjegjësia e shtetit të Serbisë për të vërtetën për këtë rast, dhe të gjitha krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-99.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara