Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe. Deputetët e Listës Serbe janë zëvendësuar me nëntë të kësaj partie dhe një tjetër nga iniciativa qytetare, SPO.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se ky vendim vjen pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dorëzuar më 8 nëntor.
“Bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Serbe” dhe një kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021”, deklaroi ai.
Ai ka deklaruar se KQZ-ja është e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve kurdo në Kosovë.
“KQZ është e gatshme të mbajë zgjedhje kurdo dhe kudo ne Kosovë, do të kemi vështirësi, mirëpo do t’ia dalim”, deklaroi ai tutje.
Përfaqësuesi i AAK-së, Ibrahim Selomonaj abstenoi në zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.
Përfaqësuesi i VV-së, Sami Kurteshi, lidhur me dorëheqjen e zyrtarëve të lartë të Komisioneve Komunale Zgjedhore, ka thënë se e njëjta nuk është ligjërisht e drejtë.
“Dorëheqja e tyre nuk duhet të pranohet sepse nuk kanë dhënë ndonjë arsyetim individual për dorëheqje. Ata kanë dhënë dorëheqje për një pozicion që nuk e kanë. Ky pozicion mund të jetë zyrtarëve kur të fillojë procesi i zgjedhjeve, se janë kryesues. Dorëheqja ligjërisht nuk është e drejtë”, tha ai.
Sami Hamiti nga LDK-ja tha se kjo dorëheqje nuk ka të bëjë me çështje individuale është çështje politike.
Burim Ahmetaj, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, ka deklaruar se sekretariati do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për funksionalizimin e këtyre zyrave.
KQZ nuk e hodhi fare në votim pikën për shqyrtimin e dorëheqjeve të Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Deputetët e zëvendësuar:
1. Slavko Simiq propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe
2. Igor Simiq propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe
3. Miljana Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe
4. Zoran Mojsiloviq propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe
5. Verica Çeraniq propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe
6. Branislav Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe
7. Milosh Pervoviq propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe
8. Ljubinko Karadzhiq propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe
9. Jasmina Dediq propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe
10. Dragana Antonijeviq propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka prit në takim zyrtar Komandantin e Regjimentit të Operacioneve Speciale të Shqipërisë dhe Komandantin e Komandës së Forcave të Operacioneve Speciale të Kroacisë.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh e shumëpalësh, koordinimin ushtarak dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, me fokus të veçantë në fushën e operacioneve speciale, trajnimeve taktike dhe ngritjes së kapaciteteve operacionale.
Palët nënshtruan rëndësinë e ushtrimeve të përbashkëta për rritjen e ndërveprueshmërisë mes forcave aleate, ku si pikë kyçe e bisedimeve shërbeu ushtrimi ushtarak “Valor Shield 2026”.
Gjeneral Jashari shprehu vlerësimin e tij për partneritetin e vazhdueshëm me Shqipërinë dhe Kroacinë, duke nëvizuar se përkrahja e forcave partnere është me rëndësi vitalë për zhvillimin profesional dhe avancimin e FSK-së. /E.A/
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë sa më parë në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në një konferencë për media të mbajtur këtë të martë, Syla mirëpriti miratimin e Deklaratës mbështetëse nga Kuvendi, mirëpo theksoi se ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete ligjore e jo vetëm zotime politike.
“Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa i dhënë Kuvendit mundësinë për të votuar këtë ligj, përgjegjësia politike për mosprocedimin e tij duhet të jetë e qartë”, deklaroi Syla.
Ai paralajmëroi se kategoritë e dala nga lufta nuk do të rrinë duarkryq dhe se janë të gatshëm të dalin në rrugë e të ndërmarrin hapa të tjerë protestues nëse kërkesat e tyre injorohen.
Më tej, Syla bëri të ditur se tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për marshin protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale, i cili do të mbahet më 1 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka deklaruar se një “aktor i huaj” ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për sulm me bombë pranë një baze ajrore në Britaninë e Madhe, e cila përdoret nga ushtria amerikane.
Policia arrestoi të dielën pesë persona — të gjithë shtetas britanikë nga Londra, të mosshës 20 deri në 25 vjeç — pasi u njoftua nga një fermer lokal për lëvizjen e tri furgonëve të bardhë në drejtim të bazës RAF Fairford. Kjo bazë britanike strehon bombarduesit amerikanë që kryejnë misione kundër Iranit.
Njësia kundër terrorizmit njoftoi se po heton nëse të dyshuarit po vepronin në emër të një shteti të huaj në këtë plan për të sulmuar bazën ajrore, ndërsa më vonë bëri të ditur se ata do të lirohen me dorëzani.
Duke komentuar rastin në emisionin “Hannity” në Fox News, Rubio u shpreh: “Ajo që ndodhi, ajo që për pak sa nuk ndodhi dhe ajo që mund të kishte ndodhur në Britani gjatë fundjavës është një situatë shumë serioze. Është një çështje që qartësisht përfshin dorën e një aktori të huaj, megjithëse nuk do të hyj ende në detaje të mëtejshme.”
Nga ana tjetër, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kishte deklaruar në korrik se baza Fairford përbënte një “cakt të legjitim”. Megjithatë, Ambasada e Iranit në Londër i hodhi poshtë këto pretendime përmes një deklarate, duke i cilësuar si “spekulime të pabazuara dhe keqdashëse” që synojnë të nxisin propagandë kundër Iranit.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti amerikan Trump, i cili tha se autoritetet britanike dhe ato amerikane i kishin pasur të dyshuarit nën hetim prej kohësh, duke pretenduar se ata “po kërkonin të shkaktonin dëme të mëdha”. Pas lajmit për lirimin e tyre me dorëzani, Trump shtoi se rasti “mund të ketë lidhje” me Iranin, por pa dhënë detaje të tjera.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se dërgesat e mërgatës në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Përmes një postimi, Gërvalla ka vlerësuar lart kontributin e bashkatdhetarëve, duke e cilësuar atë si një dëshmi të lidhjes së fuqishme dhe të pandashme me atdheun.
“Kjo shifër tregon shumë më tepër se një kontribut ekonomik. Tregon pikërisht lidhjen e pandashme që nuk e kanë këputur as mijëra kilometra largësi. Tregon se sa fort mërgata jonë vazhdon ta mbajë Kosovën afër vetes”, ka deklaruar ajo.
Më tej, ministrja theksoi se këto mjete financiare luajnë një rol jetik në mirëqenien e familjeve kosovare, konsumin vendor, kursimet dhe investimet, si dhe në ruajtjen e stabilitetit ekonomik e financiar të vendit. Ajo rikujtoi se gjatë dekadës së fundit, remitancat kanë përbërë mesatarisht 12% deri në 14% të Produktit Brendshëm Bruto (BPV) të Kosovës. /E.A/