Sport

Vendimet skandaloze në gjysmëfinalen famëkeqe mes Barcelonës e Chelseat, Ovrebo e pranon që duhet të kishte dhënë penallti

Ovrebo u shndërrua në njërin nga figurat më të urryera të tifozëve të Chelseat pas paraqitjes së tij në atë gjysmëfinale.

Published

on

Gjyqtari, Tom Henning Ovrebo, e ka pranuar se Chelsea e ka merituar një penallti në humbjen e pamerituar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në vitin 2009.

Ovrebo u shndërrua në njërin nga figurat më të urryera të tifozëve të Chelseat pas paraqitjes së tij në atë gjysmëfinale, duke ia mohuar londinezëve penalltinë e cila do t’i dërgonte asokohe ata në finale.

Chelsea kishte epërsinë përmes golit të bukur të Michael Essien, por në ditët kur ekzistonte rregulli i golit të mysafirit, Barçës i nevojitej vetëm një gol për të kaluar në finale.

Ai gol erdhi nga këmbët magjike të Andres Iniestas në minutat e fundit të ndeshjes, ku më pas la tifozët e Chelseat të dëshpëruar me paraqitjen e gjyqtarit Ovrebo.

I tillë ishte zhgënjimi sa që për vendimet e asaj ndeshjeje flitet edhe pas 13 vitesh, dhe tani Ovrebo ka dhënë mendimin e tij i cili nuk do t’i pëlqej aspak tifozëve londinezë.

“Unë nuk mendoj që tifozët e Chelseat kanë të drejtë kur thonë se duhet të kishin katër penallti, por unë mendoj që çdokush që ka njohuri rreth futbollit dhe i di ligjet e lojës, e di që do të duhej të dhurohej një penallti”, tha Ovrebo.

“Ndonjëherë të humbet ndonjë penallti, ndonjë karton i kuq ose ndonjë vendim kryesorë. Dhe mendoj që çdokush që din rreth futbollit është i vetëdijshëm që duhet të kishte penallti”, shtoi Ovrebo.

Gjyqtari norvegjez tani e ka pranuar që kishte marrë vendime jo të mira gjatë asaj ndeshjeje, ku tregoi se njëra nga arsyet që kishte ndikuar ishe atmosfera e zjarrtë në stadium.

Continue Reading

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara