Lajmet

Vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë

Published

on

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për përcaktimin e pagës mesatare me qëllim të kompensimit të pushimit të lehonisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ndërsa, është votuar edhe vendimin për hartimin e Planifikimit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Sqarime rreth vendimit dha ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati i cili tha se me Ligjin e Punës parashihet që për çdo grua që lind, në gjashtë muajt e parë, punëdhënësi obligohet të mbulojë shtatëdhjetë për qind (70%) të pagës, ndërsa pjesa tjetër e pushimit të lehonisë prej tre muaj me pagesë të pesëdhjetë për qind (50%) të pagës mesatare nga qeveria.

Deri tani aktualisht paga referencë që është marr ka qenë 223 euro ka qenë për lehonat e punësuara, ndërsa kjo po rritet m vendimin e sotëm duke marr për bazë pagën e re minimale 689 euro i bie apo përkthehet se 50% e këtij niveli është 319.5 euro. Pra, pas 6 muajve që merr 70% të pagës në pushimin e lehonisë çdo grua do t’i marrë edhe këta tre muaj në vlerë në 319.5 euro për secilin muaj”, theksoi ai.

Ministri në detyrë i Financave, Murati tha se kostoja për të mbuluar koston e rritjes edhe për 55 euro për pagat në sektor publik është tridhjetenjë milionë euro (31.2 milionë euro).

Në tërësi pra kostoja është 31 milionë e 261 mijë e 385.93 euro, pra është 31.2 milionë euro kostoja që do të shpërndahet nëpër organizata buxhetore për të mbuluar koston e rritjes edhe për 55 euro të tjera”, tha ai.

Në këtë mbledhje të sotme Qeveria në detyrë votoi edhe vendimin për hartimin e Planifikimit Hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” përfaqëson një ndër proceset më delikate dhe më të rëndësishme të Kosovës.

Ky kompleks përfaqëson një ndër proceset më delikate dhe më të rëndësishme për Republikën tonë, master plani i cili është në fazën e hartimit nga një studio e profesionistëve ndërkombëtarë në bashkëpunim me ata vendorë synon ta shndërrojë kompleksin në një nga qendrat më të rëndësishme të kujtesës në botë. Përveç projekteve për konzervim, restaurim dhe interpretim parashihet edhe hartimi i dokumenteve, planifikimit hapësinor të cilat do të mundësojnë zhvillimin e një koncepti koherent dhe multidisiplinar për organizimin hapësinor dhe urban të kompleksit”, tha ai.

Arsyetimin për votim të këtij vendimi e dha edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në detyrë, Liburn Aliu i cili tha se afati për zbatimin e tij është së paku tetë vjet.

Ky dokument përbën një nga aktet më të rëndësishme strategjike në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë historike të lidhur ngushtë me identitetin kombëtar dhe zhvillimin e qëndrueshëm të planit hapësinor. Plani hapësinor për kompleksin memorial “Adem Jashari” përfaqëson një dokument të planifikimit hapësinor të planit qendror… Plani hapësinor do të hartohet në kuadër të kontratës për hartimin e masterplanit për ndërtimin e Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz në bashkëpunimin me MMPH dhe MKRS-në . Afati i tij i zbatimit është së paku 8 vjet”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë në detyrë u miratua edhe rregullorja për trajnimin dhe testimin e detyrueshëm, si dhe Certifikimi i Inspektorëve të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se kjo po bëhet me qëllim të vendoset rend dhe ligj.

Reformimi i fushës së inspektimeve po bëhet me rregulla të qarta të punës e me vullnet të madh për të vendosur rend e ligj në çdo cep”, deklaroi ai.

Ekzekutivi në detyrë ka miratuar edhe rregulloren për procedimin e pranimit në shërbimin civil e cila ka synim të sigurojë proces të hapur dhe të bazuar në meritokraci.

Po ashtu, gjatë mbledhjes u miratua vendimi preliminar për shpronësim të pronave të paluajtshme për projektin “Ndërtimi i Qarkores së Jashtme të Qytetit të Gjilanit dhe Kyçja e Rrugës Nacionale N25.2 dhe N25.3 deri te autoudha R7.1” si dhe vendimi për shpronësim të pronave të paluajtshme ish-shoqërore “Mekanizmi”, që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja./kp

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë muaj burgim për kanosjen e Albin Kurtit, Xhemaili pranon fajësinë

Published

on

Kadri Xhemaili është dënuar me gjashtë muaj burgim për kanosjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën gjyqësore të mbajtur të premten, Xhemaili e ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje. Gjykata ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Prokurori Bekim Kodraliu tha se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pa presion, ndërsa mbrojtësi i të pandehurit, avokati Rinor Arifi, konfirmoi se mbrojtja qëndron prapa marrëveshjes.

Në seancë ka munguar i dëmtuari Albin Kurti. Sipas gjyqtarit Rrahman Beqiri, Kurti e kishte pranuar ftesën, por mungesën nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, më 22 tetor 2025, Xhemaili, me qëllim të frikësimit të Kurtit lidhur me pozitën e tij zyrtare si kryeministër, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke i thënë se do ta privonte nga jeta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dy të dyshuar për “Vrasje në tentativë” dorëzohen në polici, njëri me pistoletë në dorë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar janë vetëdorëzuar në polici lidhur me një rast të “Vrasjes në tentativë” të raportuar më 9 gusht në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Vetëdorëzimi i tyre është bërë më 20 gusht, ndërsa njëri prej të dyshuarve ka dorëzuar edhe një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Vendi

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara