Me siguri shumë prej jush e mbajnë veten për aventurierë të mëdhenj dhe nuk do ta kishin problem të shkonin dhe eksploronin shumë vende që janë edhe të rrezikshme. Mirëpo kjo ndodh me siguri deri kur nuk e dini ende ekzistencën e këtyre vendeve.
Pavarësisht se planeti Tokë është shtëpia e shumë maleve të bukura, vullkaneve, liqeneve, shkretëtirave të pafundme, janë shumë vende që janë të rrezikshme për t’u vizituar.
1. Lugina e Vdekjes, SHBA. Kjo shkretëtirë mban rekord për temperaturat më të larta që janë regjistruar në planet, rreth 56,7 celsius. Pavarësisht se sa i fortë jeni, rrezet e forta të diellit dhe i nxehti i Luginës së Vdekjes do t’ju lodhin shumë shpejt. Pa ujë, në këtë vend mund të jetoni vetëm 14 orë.
Lugina e Vdekjes, SHBA
2. Shkretëtira Danakil, Ertirea. Temperatura sa të furrës që zakonisht arrijnë 50 gradë celsius, vullkane të shumta aktive, gropa që nxjerrin gazra toksike… Këto janë karakteristikat e këtij vendi, të cilin shumë njerëz e quajnë “Ferri në Tokë”.
.Shkretëtira Danakil, Ertirea
3. Mali Uashington, SHBA. Ky mal mban rekordin botëror për erërat më të shpejta në sipërfaqen e Tokës. Shpejtësia më e madhe e regjistruar këtu është 203 milje për orë (327 km / h). Erërat e forta nuk janë shqetësimi i vetëm në këtë zonë. Temperaturat e ngrirjes që mund të bien deri në -40 gradë dhe dëbora e vazhdueshme e bëjnë malin Uashington një vend shumë të rrezikshëm.
Mali Uashington, SHBA
4. Ishujt Marshall. Ky ishull në pamje të parë duket si parajsë, por ka qenë shtëpia e shumë testimeve nukleare që e kanë kthyer këtë ishull të bukur në tokë radioaktive. Banorët e tij janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi vendi është i rrezikshëm për organizmat për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit që mund të shkaktojë kancerin.
Ishujt Marshall
5. Ishulli da Queimada Grande (Ishulli i gjarpërinjve), Brazil. I fshehur diku jashtë brigjeve të Brazilit, ky ishull njihet si vendi më i rrezikshëm në planet. Arsyeja është e thjeshtë, ky vend është plot me gjarpërinjtë më helmues në botë, Bothrops. Studiuesit vlerësojnë se rreth pesë gjarpërinj për metër katror jetojnë në këtë ishull. Ka shumë turistë që kanë udhëtuar në ishull dhe kanë humbur jetën nga gjarpërinjtë. Një nga këto histori na kujton një portier futbolli që u sulmua nga gjarpërinjtë dhe vdiq.
Ishulli da Queimada Grande
6. Parku Madidi, Bolivi. Në pamje të parë mund të duket si vend i përshtatshëm për të realizuar fotografi të bukura, por në fakt ky vend është shumë i rrezikshëm. Kjo ndodh sepse është shtëpia e bimëve dhe kafshëve më agresive dhe helmuese në planet. Kontakti me çdo bimë në këtë park mund të shkaktojë irritime, marramendje. Ndërsa, çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet nga parazitët tropikalë.
Parku Madidi, Bolivi
7. Lugina e Vdekjes, Kamçatka, Rusi. Gadishulli Kamçatka, në Lindjen e Largët Ruse, gjithashtu ka Luginën e Vdekjes. Është e vendosur jo shumë larg luginës së famshme të Geysers. Përqendrimet e larta të gazrave toksike që gjenden në këtë zonë përbëjnë një kërcënim serioz për çdo gjë të gjallë: bimët dhe kafshët vdesin shpejt, ndërsa njerëzit fillojnë shpejt të ndihen të sëmurë, kanë ethe, marramendje dhe dridhje.
8.Mbretëria e krokodilëve në Chonburi, Tajlandë. Në këtë vend ku është një fermë krokodilësh, pronari jep një hapësirë të vogël gjysmë të mbyllur për turistët që vijnë për vizitë. Varka në formën e trapit vendoset mbi një fuçi plastike. Njerëzit hyjnë brenda saj dhe mbajnë ushqim për krokodilët si peshqit apo mish viçi. Zvarraniket pastaj hidhen nga uji për të kapur mishin dhe ushqimin e tyre. Ka edhe turistë të cilët e ngacmojnë krokodilin duke nxjerrë trupin para tyre dhe pastaj e tërheqin ndërsa kafshët e uritura zgjaten për t’i kapur./K.C/dritare.net
United Hospital zgjeron kujdesin e specializuar rehabilitues me shërbime të avancuara të fizioterapisë, të dedikuara për pacientët që përballen me dhimbje, dëmtime muskulo-skeletore, probleme të shtyllës kurrizore apo nevojë për rikuperim pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Nën kujdesin profesional të fizioterapistes Nida Qono, pacientët mund të përfitojnë programe të personalizuara rehabilitimi, të fokusuara në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, funksionalitetit dhe pavarësisë në aktivitetet e përditshme.
Shërbimet përfshijnë rehabilitimin fizioterapeutik të problemeve të shtyllës kurrizore, përfshirë rastet me hernie diskale cervikale, torakale dhe lumbale, si dhe menaxhimin e dhimbjeve dhe dëmtimeve muskulore, tendosjeve, spazmave dhe mbingarkesave funksionale.
Një tjetër komponent i rëndësishëm është korrigjimi i çrregullimeve posturale, i shoqëruar me edukimin e pacientit për ndryshime të qëndrueshme në mënyrën e përdorimit dhe pozicionimit të trupit.
Rehabilitim ortopedik dhe post-operativ
Programet e fizioterapisë adresojnë gjithashtu nevojat e pacientëve pas dëmtimeve apo ndërhyrjeve ortopedike, duke përfshirë:
Rikthimin pas ndërhyrjeve në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL)
Rehabilitimin pas dëmtimeve të ligamenteve dhe meniskut, konservativ ose post-operativ
Rehabilitimin pas vendosjes së proteza të gjurit
Rehabilitimin pas vendosjes së proteza të kërdhokullës
Rehabilitimin pas traumave, përfshirë frakturat, dëmtimet sportive dhe aksidentet
Rehabilitimin e të sëmurëve ambulatorë
Qasja e fizioterapisë synon të përshtatet me gjendjen dhe objektivat individuale të secilit pacient, duke e bërë procesin e rehabilitimit një rrugëtim të strukturuar drejt rikthimit në aktivitetet e përditshme.
Kur dhimbja kufizon lëvizjen, rehabilitimi i specializuar mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të funksionalitetit.
📞 Caktoni terminin tuaj: 046 60 70 70
📍 United Hospital – M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë
United Hospital – Knowledge and Solution
Nida Qono – Fizioterapiste./rajonipress/
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka dënuar ashpër nderimet zyrtare që Serbia po i bën të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq. Plenkoviq i cilësoi këto veprime si fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, duke nënvizuar se pajtimi në Evropë kërkon përballje reale me të kaluarën dhe ndaljen e lartësimit të kriminelëve nga ana e institucioneve.
“Pajtimi në Evropë kërkon përballjen me krimet e së kaluarës, respektimin e viktimave dhe refuzimin e glorifikimit institucional të autorëve të krimeve”, deklaroi Plenkoviq para përfaqësuesve botërorë.
Kreu i qeverisë kroate rikujtoi sulmet e urdhëruara nga Mlladiqi mbi qytetet kroate, vrasjet e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës e trashëgimisë kulturore, duke theksuar se këto mizori kulmuan me gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995. Mlladiq u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit në Bosnje-Hercegovinë.
Gjatë fjalimit të tij në Nju Jork, Plenkoviq u ndal edhe te situata në Lindjen e Mesme, ku bëri thirrje për zbatimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve dhe garantimin e ndihmës humanitare në Gaza. Ai ritheksoi mbështetjen e Kroacisë për një zgjidhje të negociuar me dy shtete, me qëllim që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë pranë njëri-tjetrit në paqe dhe siguri.
Kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, u është dorëzuar autoriteteve shqiptare në pikën kufitare Vërmicë-Morinë, pasi gjatë ditës ka qëndruar në territorin e Kosovës.
Paraqitja e saj në pikën kufitare erdhi menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila me kërkesë të SPAK-ut ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin e menjëhershëm nga detyra. Hyseni po hetohet nga Struktura e Posaçme për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit” dhe “nxjerrje e sekretit hetimor”.
Ekzekutimi i masës së sigurisë nuk arriti të kryhej gjatë orëve të mëngjesit, pasi zyrtarja e lartë ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, ku po merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare të drejtuesve të shërbimeve informative.
Në vijim të këtyre zhvillimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e saj nga detyra e drejtueses së SHISH-it.
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, gjatë drejtimit të veturës nga pakujdesia, ka goditur një këmbësore.
Rasti ka ndodhur më 22 shtator, rreth orës 12:50. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/