Lajmet

“Vëllezërit” e Benjamin Button, minorenët që duken si 80-vjeçarë

Edhe pse më pak se 10 vjeç, Anjali dhe Keshav kanë pamjen e dy të moshuarve.

Published

on

Brad Pitt, në vitin 2008, interpretoi një personazh që mbahet mend nga të gjithë: Benjamin Button. Ky personazh vuante nga një sëmundje e çuditshme: ai lindi me pamjen e një 80-vjeçari, por me kalimin e kohës, në vend që të plakej, ai rinohej, transemton a2news.com.

Një rast i ngjashëm është vënë re te dy persona në Indi. Emrat e tyre janë Keshav dhe Anjali Kumar, dy vëllezër që jetojnë në rajonin Jharkhand të Indisë. Këta fëmijë janë diagnostikuar me Cutis Laxa, një çrregullim që përshpejton rritjen dhe shfaq simptoma të qarta të plakjes në lëkurë, ndikon në sistemin imunitar dhe gjithashtu te kockat.

Edhe pse më pak se 10 vjeç, Anjali dhe Keshav kanë pamjen e dy të moshuarve e për këtë arsye ngacmohen shumë në shkollë nga fëmijët e tjerë.

Prindërit e tyre, një çift shumë i varfër, kërkuan publikisht ndihmë për të gjetur një zgjidhje për situatën. Megjithatë, ky çrregullim nuk ka një kurë, madje as trajtim. E vetmja zgjidhje që mjekësia mund të japë sot janë vetëm qetësuesit.

Historia e indianëve të vegjël u bë e njohur 5 vite më parë, ndërsa tani rikthehet falë raportit që “Born Different” ka bërë për ta. Falë kësaj, Care Today Fund, një OJQ indiane që ndihmon njerëzit në situata tragjike, zbuloi rastin e këtyre vëllezërve dhe që atëherë ka ndihmuar me fonde, në mënyrë që ata të mund të përballojnë një “lifting” të fytyrës.

Continue Reading

Botë

​Drejtorët kryesorë të BBC japin dorëheqje pas akuzave për anshmëri serioze dhe sistematike

Published

on

Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, dhe drejtoresha e BBC News, janë dorëhequr pasi një ish-këshilltar i korporatës e akuzoi transmetuesin për anshmëri serioze dhe sistematike në raportimin e tij për çështje që përfshijnë Donald Trump-in, Gazën dhe të drejtat e personave transgjinorë.

Në një lëvizje të papritur, Davie deklaroi se dorëheqja ishte vendim personal, por ajo vjen në një kohë kur BBC po përgatitet të kërkojë falje për mënyrën se si u redaktua një fjalim i Donald Trump-it, raporton Guardian.

Deborah Turness, drejtoresha e BBC News, gjithashtu ka dhënë dorëheqje. Dorëheqjet vijnë pas pretendimeve të ngritura nga Michael Prescott, ish-këshilltar i pavarur i jashtëm në Komitetin për Udhëzime Redaktuese dhe Standarde (EGSC) të BBC-së, i cili ka lënë detyrën gjatë verës. Ai ka akuzuar transmetuesin për anshmëri në disa çështje të ndjeshme.

Komisioni parlamentar për Kulturë, Media dhe Sport i Dhomës së Komunave i ka dhënë BBC-së një afat deri të hënën për t’u përgjigjur ndaj pretendimeve të ngritura nga Prescott.

Në një shënim dërguar stafit të BBC-së të dielën pasdite, Davie shkroi:

“Ky është tërësisht vendimi im, dhe mbetem shumë mirënjohës ndaj kryetarit dhe bordit për mbështetjen e tyre të palëkundur dhe unanime gjatë gjithë mandatit tim, përfshirë edhe gjatë ditëve të fundit. Jam duke punuar me bordin për të përcaktuar kohën e saktë të tranzicionit, në mënyrë që të sigurojmë një kalim të rregullt drejt pasardhësit gjatë muajve në vijim. Kam reflektuar mbi kërkesat shumë të larta personale dhe profesionale të këtij roli ndër vite, në këto kohë të tensionuara, si dhe mbi faktin që dua t’i jap pasardhësit kohën e nevojshme për të ndihmuar në hartimin e planeve të reja për Kartën që do të zbatojë”./S.K/KP/

Continue Reading

Live

​Parashikimi i motit

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Sipas institutit, të hënën dhe të martën parashihen reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm, që në disa zona mund të jenë më të theksuara.

“Nga e mërkura, mëngjeset do të jenë më të ftohta dhe parashihet mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e hershme të ditës, kryesisht në ultësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes. Në përgjithësi, gjatë javës pritet mot tipik vjeshtor me periudha me diell, vranësira dhe reshje të përkohshme”, thuhet në njoftim./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Të kërkuara