Sport

Vedat Muriqi shkëlqen në La Liga, por Mallorca rrezikon rënien nga La Liga

Published

on

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon sezonin më të mirë të karrierës së tij, por skuadra e tij, RCD Mallorca, po përballet me një situatë të vështirë në La Liga.

Mallorca aktualisht renditet në vendin e 18-të nga 20 ekipe, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Pas 24 ndeshjeve, skuadra ka grumbulluar 24 pikë dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në elitë.

Në anën tjetër, Muriqi po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Ai ka realizuar 16 gola në 23 ndeshje, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar dhe më efikas të kampionatit. Ky është edicioni më i mirë i tij në karrierë, duke tejkaluar edhe statistikat e viteve të kaluara në Spanjë.

Në dy sezonet e mëparshme në La Liga ai kishte shënuar nga shtatë gola, ndërsa në edicionin 2022/2023 realizoi 15 gola. Në pjesën e dytë të sezonit 2021/2022 kishte kontribuar me pesë gola.

Megjithatë, vlera e golave në La Liga konsiderohet shumë më e madhe për shkak të nivelit të lartë të konkurrencës.
Me formën aktuale, pritet që ai ta kalojë shpejt shifrën prej 17 golave këtë sezon.

Aktualisht, Muriqi numëron 50 gola në La Liga dhe i është afruar rekordit të klubit për më së shumti gola në elitën spanjolle, rekord që mbahet nga legjenda kamerunase Samuel Eto’o me 54 gola për Mallorcën.
Pavarësisht krizës së ekipit, forma e jashtëzakonshme e Muriqit mbetet një nga pikat e rralla pozitive për klubin, i cili shpreson se golat e sulmuesit kosovar do të jenë vendimtarë në luftën për mbijetesë.

Continue Reading

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Të kërkuara