Lajmet

Vdiq vajza e aktivistit Malcolm X

Shabazz ishte vajza më e vogël e të ndjerit Malcolm.

Published

on

Ka vdekur të hënën Malikah Shabazz, vajza e aktivistit për të drejtat e personave me ngjyrë, Malcolm X.

Shabazz, 56-vjeçare, u gjet pa shenja jete nga vajza e saj në shtëpinë e saj në Brooklyn, njofton Policia e New York-ut.

Shabazz ishte vajza më e vogël e të ndjerit Malcolm./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

​Aktakuzë për vrasjen e rëndë në Gjilan

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet V.S. dhe F.M., të cilët gjenden në paraburgim prej datës 12 nëntor të vitit 2024.

Ata akuzohen për vrasjen që kishte ndodhur më 7 nëntor 2024, pas një konflikti fizik të ndodhur dy vjet më parë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se “I pandehuri V.S., më 7 nëntor 2024, rreth orës 14:00, në rrugën ,”Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me dashje, për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke hyrë në veturë, i afrohet dhe me armë e gjuan në pjesën e pasme të shpinës, ku pasi rrëzohet në tokë e godet me grusht dhe shqelm dhe më pas së bashku me të pandehurin F.M. janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i ndjeri për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë”.

I njëjti akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.

“I pandehuri F.M., që nga data 7 – 12 nëntor 2024, në vende të ndryshme në Gjilan, me dashje ka ndihmuar të pandehurin V.S., në fshehjen – mos zbulimin e kryesit të veprës penale të vrasjes së rëndë, me çka ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’’, nga neni 380 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Continue Reading

Lajmet

Reagimet e shumta për zgjedhjen e Besnik Berishës, KPM jep sqarime

Published

on

By

Zgjedhja e Besnik Berishës kryetar të Komisionet të Pavarur të Mediave (KPM) ka nxitur reagime të shumta në vend.

E përkitazi me ketë proces, KPM ka bërë një sqarim, ku thuhet se Rregullorja e Punës e KPM-së nuk ka qenë asnjëherë në diskutim publik, dhe se e njëjta është një interpretim i qartë ligjor se katet e brendshme institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme të punës së institucionit dhe që nuk rregullojnë ose përcaktojnë në çfarëdo forme marrëdhëniet me palët e jashtme (pra në këtë rast mediat e licencuara dhe publikun) nuk vendosen në diskutim publik.

“Rregullorja e Punës e KPM-së nuk ka qenë asnjëherë në diskutim publik. Është interpretim i qartë ligjor që aktet e brendshme institucionale që rregullojnë procedurat e brendshme të punës së institucionit dhe që nuk rregullojnë ose përcaktojnë në çfarëdo forme marrëdhëniet me palët e jashtme (pra në këtë rast mediat e licencuara dhe publikun) nuk vendosen në diskutim publik”, thuhet në reagimin e KPM-së.

Për më tej thuhet po ashtu se: “Pra janë të vetmit anëtarët e KPM-së që kanë të drejtën dhe mund të ndryshojnë Rregulloren e Punës në çdo kohë. Gjithashtu edhe zgjedhja e Kryetarit bëhet ekskluzivisht nga anëtarët e Komisionit si e drejtë dhe obligim ligjor i tyre”.

Në një sqarim të gjatë të KPM-së thuhet po ashtu se “Është obligim i anëtarëve të Komisionit që brenda kapaciteteve të tyre, të bëjnë gjithë çfarë është e mundur që KPM të funksionojë në mënyrë sa më efikase dhe efektive, e që ndër të tjera nënkupton edhe evitimin e krijimit të vakumit institucional, pra në rastin konkret mungesën e Kryetarit dhe Nënkryetarit. Përveç tjerash, zgjedhja e Kryetarit mundëson që me ardhjen e vetëm një anëtari të ri të KPM-së të krijohet kuorumi i duhur për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta. Në të kundërtën, duhet pritur ardhjen e dy anëtarëve të rinj, e që nga praktika e zgjedhjes së tyre mund të ketë raste me diferencë kohore disa mujore ose dhe vjetore”.

Në ditën kur ishte zgjedhur kryetari i ri i KPM-së, kishte reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK.

Në reagim thuhet se po përcjellin me shqetësim mbledhjen e sotme të Komisionit të Pavarur të Medieve, në të cilën është votuar një kryetar i ri, disa ditë para skadimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti.

“Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore për mënyrën e ndryshimit të Rregullores së KPM-së, e cila parasheh që kryetari i ri zgjidhet në mbledhjen e parë pasi t’i ketë skaduar mandati ose të jetë shkarkuar kryetari aktual. AGK-ja e sheh votimin e sotëm si përpjekje të hapur për politizimin dhe instrumentalizimin e KPM-së për interesa të partisë në pushtet, duke u bazuar në qëndrimet publike të iniciatorëve për ndryshimet e sotme. Komisioni i Pavarur i Medieve, si organ kushtetues, luan rol të rëndësishëm në rregullimin e skenës mediale në Kosovë dhe, si i tillë, duhet ta ruajë pavarësinë e plotë dhe të mos lejojë ndërhyrjet politike”, thuhej në reagim.

Edhe aktivistja e shoqërisë civile, Flutura Kusari pati alarmuar atë ditë, ku kishte thënë se propozimi për ndryshim-plotësimin e rregullores së punës së KPM-së paraqet përpjekje për “kapjen” e KPM-së.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Siç ju paralajmërova: Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm; Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së; KPM tash ka kryetar jolegjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Ne punën tonë e kryejmë, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, thuhej në reagimin e saj.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Kosovë. Ai është themeluar në vitin 2005 dhe ka për përgjegjësi të mbajë një sistem të drejtë dhe të hapur për licencimin dhe rregullimin e shërbimeve mediale audiovizuele dhe menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit në pajtim me standardet më të mira ndërkombëtare.

Continue Reading

Bota

Avioni i nisur nga Turqia ulet në aeroportin e Damaskut për herë të parë pas 13 vitesh

Published

on

Avioni i nisur nga Turkish Airlines ka ulur për herë të parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut pas një pauze 13-vjeçare. Fluturimi, i ardhur nga Stambolli, mbante 345 pasagjerë dhe ndihma humanitare, dhe mes tyre ishin CEO i Turkish Airlines, Bilal Eksi, dhe zyrtarë turq.

Ky është fluturimi i parë pas shumë vitesh, dhe Eksi ka njoftuar se kompania do të realizojë tre fluturime në javë për në Siri, duke synuar forcimin e marrëdhënieve midis vendeve. Ky hap vjen pas rifillimit të fluturimeve nga Qatar Airways më 7 janar dhe një fluturimi të Sirisë Airlines më 8 dhjetor./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Greqi: Regjistrohet vdekja e parë nga gripi në Volos

Published

on

Në Greqi, është regjistruar vdekja e parë nga gripi H1N1 në qytetin Volos, duke shkaktuar tronditje në rajonin e Magnezisë. Ioanna Tzouma, një grua 58-vjeçare, vdiq në repartin e terapisë intensive të Spitalit të Volos, pas një periudhe të gjatë qëndrimi në spital.

Ajo kishte shfaqur simptoma të gripit, duke përfshirë temperaturë të ulët, që më pas përkeqësuan ndjeshëm gjendjen e saj, duke e detyruar dërgimin në spital, ku u diagnostikua me gripin H1N1. Megjithë përpjekjet për trajtim, ajo nuk arriti të mbijetojë për shkak të dështimit të shumë organeve.

Një tjetër pacient, një burrë 70-vjeçar, është shtruar gjithashtu me grip H1N1, por ka arritur të kapërcejë rrezikun dhe të shërohet. Ky rast ka nxitur shqetësim tek autoritetet shëndetësore, të cilët kanë apeluar për vazhdimin e vaksinimit të qytetarëve për të parandaluar përhapjen e gripit dhe komplikacioneve të mundshme./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara