Lajmet

Vdiq si pasojë e COVID-19 një infermiere e Spitalit të Gjakovës

Published

on

Spitali i Gjakovës njofton se ka vdekur si pasojë e COVID-19 infermierja e këtij spitali, Vjollca Berisha.

Në njoftim thuhet se megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësor, infermierja Berisha nuk e fitoi betejën me këtë virus.

Spitali i Gjakovës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.

“Do ta kujtojmë gjithmonë për urtësinë e saj, për punën e palodhshme, ishte shume e nderuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë dhe shume e dashur për pacientët.Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve.Ju rikujtojmë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim./UBTNews

Ndahet nga jeta Infermierja Vjollca Berisha, Vjollca Berisha (1955-2020) në spital të gjithë kemi thirre me emrin …

Posted by Spitali i Përgjithshëm Gjakovë on Tuesday, December 1, 2020

Aktualitet

Parashikimi i motit

Published

on

Sipas Instiutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë do të mbaj mot kryesisht me temperatura të larta dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do sillen nga 15 deri 20°C, kurse ato maksimale: 35-39°C.

Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara vende vende.

Continue Reading

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Juventusit nuk paraqitet në stërvitje, irritohen drejtuesit e klubit

Published

on

Douglas Luiz po përballet me një situatë kritike te Juventusi, pasi mesfushori brazilian refuzoi të paraqitet në vizitat mjekësore dhe në nisjen e kampit stërvitor të skuadrës nën drejtimin e Igor Tudor. Ky veprim i papritur ka tronditur drejtuesit e klubit, të cilët kanë paralajmëruar masa të rënda disiplinore ndaj tij, duke e bërë largimin e tij gjatë këtij merkatoje edhe më të mundshëm.

I transferuar nga Aston Villa verën e kaluar për 51.5 milionë euro, një marrëveshje që përfshinte edhe kalimin e Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling Jr, Luiz nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.

Ai luajti vetëm 27 ndeshje dhe shpesh u pengua nga dëmtimet dhe forma e dobët, duke mos arritur të bindë as ish-trajnerin Thiago Motta, as pasuesin e tij, Tudor.

Aktualisht, mesfushori 27-vjeçar lidhet me disa klube të Premier League si Manchester United, West Ham, Everton dhe Manchester City.

Agjenti i tij ndodhet në Angli për të gjetur një zgjidhje, pasi raportet e Luiz me Juventusin janë prishur plotësisht dhe një ndarje duket e pashmangshme. Ky transferim po shihet si një nga më të dështuarit e bardhezinjve në vitet e fundit.

Continue Reading

Lajmet

Arsenali finalizon goditjen e bujshme

Published

on

Arsenali ka finalizuar njërën nga lëvizjet më të bujshme të këtij afati kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres nga Sporting Lisbonë.

Të gjitha dokumentet mes dy klubeve janë miratuar, ndërsa lojtari ka marrë edhe lejen zyrtare për të udhëtuar drejt Londrës, ku brenda 24 orëve pritet të kryejë testet mjekësore dhe të prezantohet si përforcimi më i ri i “Topçinjve”.

Marrëveshja mes Arsenalit dhe Sportingut është mbyllur për një shumë totale prej 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, që mund ta çojnë koston përfundimtare të transferimit në rreth 73.5 milionë euro. Pritet që kontrata e sulmuesit 26-vjeçar të firmoset brenda ditëve të ardhshme, pas kalimit me sukses të kontrolleve mjekësore.

Gyökeres, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në Portugali me gola dhe asistime vendimtare, shihet nga trajneri Mikel Arteta si një përforcim kyç për fazën ofensive të Arsenalit në prag të sezonit të ri të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Ky transferim pritet të sjellë konkurrencë të madhe në sulm, duke u shtuar emrave si Gabriel Jesus dhe Kai Havertz. Tifozët londinezë kanë pritur me entuziazëm këtë lajm, duke shpresuar se suedezi do të ndihmojë ekipin në luftën për trofe këtë sezon.

Continue Reading

Të kërkuara