Kuriozitete

Vdiq panda më e vjetër në botë

Panda, e quajtur An An, u eutanizua në moshën 35 vjeçare.

Published

on

Panda e gjinisë mashkullore, më e vjetra në botë, ka vdekur të enjten në një park zoologjik në Hong Kong.

Panda, e quajtur An An, u eutanizua në moshën 35 vjeçare – ekuivalenti i një njeriu që jeton deri në 105 vjeç. Zyrtarët në Ocean Park thonë se vendimi u mor pasi atij iu përkeqësua gjendja javët e fundit.

An An së bashku me bashkëshorten e saj, Jia Jia, iu dhuruan Hong Kongut nga qeveria qendrore e Kinës në vitin 1999.

Kujdestarët e pandës thanë se gjendja e tij shëndetësore s’ishte e mirë ditët e fundit. Atij i kishte rënë niveli i aktivitetit dhe periudhat e pushimit i ishin rritur./UBTNews/

Kuriozitete

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, si lindi dhe historiku i 1 Majit?

Published

on

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Kremtimi i 1 Majit lidhet me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.

Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887.

Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.

Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që: dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës.

Continue Reading

Kuriozitete

Fotoja e vitit: Portreti i një djali palestinez të plagosur shpallet fitues i “World Press Photo”

Published

on

Një portret i mahnitshëm i një djali të ri palestinez, Mahmoud Ajjour, i cili humbi të dy duar në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, ka fituar titullin e fotos më të mirë të “World Press Photo”.

Fotografja Samar Abu Elouf, gjithashtu nga Gaza, takoi nëntëvjeçarin Mahmoud pas tre muajsh, kur ai dhe familja e tij u evakuan në Doha, Katar, për trajtim mjekësor. Ajjour kishte pësuar dëmtime të rënda nga shpërthimi që ia këputi njërin krah dhe ia gjymtoi tjetrin.

Në shënime Abu Elouf tregon për momentin kur nëna e Mahmudit i shpjegoi se fjalët e para pas operacionit ishin: “Si do të jem në gjendje të të përqafoj?”

Foto e publikuar në “The New York Times”, është pasqyrë e dhimbshme e pasojave të luftës në Gaza, e cila ka shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur.

Kjo foto përfaqëson më shumë se një histori personale; ajo tregon një luftë të gjerë që ka pasoja të thella për brezat. Gjyqtarët e “World Press Photo” ishin tërhequr nga kontrastet mes dritës dhe errësirës, bukurisë dhe dhimbjes në imazhin fitues.

Nga më shumë se 60,000 aplikime nga 3,778 fotografë në mbi 140 shtete, ky imazh u zgjodh si më i miri.

Dy vepra të tjera janë nderuar si nënkampione, duke përfshirë një imazh të emigrantëve kinezë që ngrohen nga një zjarr pas kalimit të kufirit SHBA-Meksikë dhe një fotografi tronditëse e një të riu që kalon një shtrat lumi të shkretëtiruar në Amazonë.

Imazhet fituese janë ekspozuar në Amsterdam dhe do të shfaqen gjithashtu në Londër, Sidnej, Xhakartë dhe Mexico City.

Continue Reading

Kuriozitete

Teleskopi gjen shenja jete në planetin e largët

Published

on

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të jetë shtëpia e jetës.

Një ekip i Kembrixhit që studion atmosferën e planetit të quajtur K2-18b ka zbuluar shenja të molekulave që në Tokë prodhohen nga organizma të thjeshtë.

Rezultatet janë pikasur nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, por ekipi dhe astronomët e pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këtë gjë.

Studiuesi, Prof Nikku Madhusudhan, tha në laboratorin e tij në Institutin e Astronomisë të Universitetit të Kembrixhit se shpreson të marrë provat kryesore.

“Kjo është prova më e fortë. Ende që ka gjasa të ketë jetë atje. Mund të them realisht se ne mund ta konfirmojmë këtë sinjal brenda dy vitesh”.

K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe është shtatëqind trilionë milje larg nesh.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Studimi: Fëmijët e dytë kanë më shumë gjasa të shfaqin probleme sjelljeje

Published

on

Një studim nga MIT zbuloi se fëmijët e dytë të familjes – veçanërisht djemtë kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje problematike krahasuar me vëllezërit apo motrat më të mëdha.

Duke analizuar të dhëna nga familje në SHBA dhe Danimarkë, studiuesit zbuluan se djemtë e lindur të dytë kanë 20% deri në 40% më shumë gjasa të kenë probleme në shkollë apo me ligjin.

Një nga arsyet mund të jetë fakti që fëmijët e parë përfitojnë vëmendje të plotë nga prindërit dhe kanë si shembull modele më të pjekura, ndërsa fëmijët e dytë shpesh marrin si shembull vëllezërit e motrat e tyre që janë ende duke u zhvilluar.

Megjithatë, kjo nuk është një rregull që vlen për të gjithë, pasi sjellja ndikohet edhe nga mënyra e rritjes, dinamika familjare dhe personaliteti i fëmijës.

 

Continue Reading

Të kërkuara