Lajmet

Vdiq kryetari i separatistëve në Indi

Published

on

India ka vendosur trupa në kryeqytetin e Kashmirit dhe ka mbyllur internetin, pasi lideri separatist, Sayyid Ali Shah Geelani, vdiq në moshën 91-vjeçare.

Sipas deklaratës së policisë, trupat janë vendosur në vende të ndjeshme në Srinagar dhe qytete të tjera më të mëdha në Kashmir, dhe lëvizja e automjeteve nuk lejohet, raporton Guardian.

Geelani ishte udhëheqësi më i lartë separatist në Kashmir, dhe familja e tij konfirmoi se ky politikan veteran ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë dhe se ai i kaloi 12 vjetët e fundit në arrest shtëpie, pasi udhëhoqi disa protesta kundër Indisë.

Kryeministri pakistanez, Imran Khan shprehu keqardhje për vdekjen e Geelani në Twitter dhe njoftoi se do të shpallet një ditë zie në vend. Kashmiri ka qenë prej kohësh fokusi i konfliktit midis Indisë dhe Pakistanit fqinj, me të dy vendet që pretendojnë rajonin në tërësi, por që sundojnë vetëm pjesë të tij.

Tensionet u përtëritën pasi Nju Delhi hoqi autonominë e shtetit të Jammu dhe Kashmir në gusht 2019 dhe i ndau ato në dy territore nën administrimin federal.

Vitin e kaluar, Geelani, udhëheqësi i aleancës më të madhe separatiste, Konferenca Hurriyat, tha se po largohej nga linja e ashpër pasi ai nuk arriti të kundërshtonte përpjekjet e Nju Delhit për të forcuar kontrollin mbi rajonin e diskutueshëm.

Konferenca Hurriyat u formua nga grupe të ndryshme separatiste në Kashmir në vitin 1993, për të siguruar një platformë politike për shkëputje nga India pas kryengritjes së armatosur.

Aktualitet

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë

Published

on

Profesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi – Ferati, nis një kapitull të ri akademik si Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë në Los Angeles, ku do të ligjërojë dy semestra në Stella Adler Academy of Acting & Theatre dhe do të përfundojë postdoktoraturën e saj.

Akademia, e njohur për legjendat e saj si Marlon Brando, Robert De Niro, Warren Beatty, Harvey Keitel dhe Benicio del Toro, vazhdon të formojë artistë dhe pedagogë të nivelit botëror.

Bursa Fulbright është një nga programet më prestigjioze ndërkombëtare të ekselencës akademike, e njohur ndryshe edhe si “Oscar Akademik”, e cila mbështet studiuesit në zhvillimin e kërkimeve me ndikim global.

Continue Reading

Lajmet

UBT hap “Nukleus Lab” – Qendrën për Inovacion Gjuhësor dhe Zhvillim Akademik

Published

on

Fakulteti i Gjuhës Angleze në UBT ka nisur zyrtarisht implementimin e “Nukleus Lab: Qendra për Inovacion Gjuhësor dhe Zhvillim Akademik”, në hapësirat e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së.

Kjo qendër e re synon të shndërrohet në një bërthamë akademike dhe kërkimore që përqendrohet në zhvillimin e kompetencave gjuhësore përmes metodave moderne dhe teknologjisë së avancuar në edukim. “Nukleus Lab” do të shërbejë si një hapësirë për trajnime, punëtori, kërkime dhe mbështetje profesionale për studentët dhe stafin akademik.

Në kuadër të hapjes së qendrës, u mbajt edhe punëtoria e parë me temë: “Digital Literacy + Good Moodle Design”, e cila u udhëhoq nga eksperti ndërkombëtar Christopher Allen nga Suedia. Punëtoria u zhvillua në gjuhën angleze dhe mblodhi pjesëmarrës nga radhët e studentëve, ligjëruesve dhe stafit akademik të UBT-së.

Qendra “Nukleus Lab” është konceptuar si një urë ndërlidhëse mes hulumtimit shkencor, praktikës gjuhësore dhe inovacionit pedagogjik, duke forcuar kështu rolin e Fakultetit të Gjuhës Angleze në zhvillimin akademik dhe ndërkombëtarizimin e arsimit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Osmani nga Berlini: E ardhmja e Kosovës është në NATO dhe BE

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë, ku ka mbajtur një fjalim në ‘Aspen Institute’ të Berlinit.

Në një postim në Facebook, e para e shtetit, ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike, raporton Klankosova.tv.

“E ardhmja e Kosovës është e rrënjosur në demokraci, e ndërtuar me miq, dhe e udhëhequr nga vlerat euroatlantike.

Në Aspen Institute në Berlin, fola për Kosovën tonë si një shtet që, në vetë thelbin e ndërtimit të së ardhmes, ka përqafuar reformën dhe zbatimin e saj si rrugën e vetme drejt zhvillimit dhe konsolidimit demokratik”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka shtuar se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pandryshueshëm.

Por një gjë mbetet e palëkundur: e ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kjo nuk është vetëm një aspiratë e paluhatur e jona, por një interes strategjik për të gjithë rajonin dhe për vetë aleancën euroatlantike”, shkroi Osmani.

Continue Reading

Lajmet

Basha: Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë i Kosovës

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, në ceremoninë e mbrëmshme të organizuar nga ambasada hungareze në Prishtinë, për shënimin e Ditës Kombëtare të Hungarisë, tha se ky shtet e ka dëshmuar se është “mik i vërtetë” i Kosovës.

Në adreimin e tij para të pranishmëve, Basha tha se në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, shpreh mirënjohjen për “miqësinë dhe mbështetjen e palëkundur” që Hungaria i ka dhënë Kosovës ndër vite.

“Nga njohja e Pavarësisë sonë, tek mbështetja në arenën ndërkombëtare, e deri te programi Stipendium Hungaricum përmes të cilit mbi 100 studentë tanë janë ndihmuar drejtpërdrejt të hapin horizontet e botës akademike në tërë botën, Hungaria e ka dëshmuar se është shtet mik i vërtetë dhe partner i qëndrueshëm i vendit tonë”, tha Basha.

Në fjalën e tij, Basha vlerësoi gjithashtu “guximin dhe qëndresën e popullit hungarez për liri, që, ashtu si e kaluara e popullit tonë, mbetet frymëzim për brezat e ardhshëm”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha ai./EO

Continue Reading

Të kërkuara