Magazinë

Vdiq këngëtarja Roberta Flack

Published

on

Këngëtarja e zhanrit R&B, Roberta Flack, ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare. BBC-ja ka raportuar se ajo vdiq e rrethuar nga familja e saj, derisa nga 2022-a vuante nga një sëmundje e neuroneve motorike dhe nuk mund të këndonte më.

Në 2020-n kishte pësuar sulm në tru. Ajo ishte e njohur për hitet “The first time ever I saw your face” dhe “Killing me softly with his song”.

“Ajo vdiq në paqe e rrethuar nga familja. Roberta theu kufij dhe rekorde. Ajo po ashtu ishte një edukatore krenare”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesve të saj.

Këngëtarja kishte lindur në Karolinë të Veriut dhe ishte rritur në Virginia, ku kishte marrë mësime mbi muzikën.

Magazinë

Prada përforcon dominimin në modë, blen zyrtarisht Versace

Published

on

Prada njoftoi se ka përfunduar blerjen e markës luksoze Versace, një markë që grupi italian e ka dëshiruar prej kohësh.

Prada ka nënshkruar një marrëveshje përfundimtare në prill për të blerë Versace nga Capri Holdings me një çmim rreth 1.3 miliardë euro (1.51 miliardë dollarë), pas dështimit të shitjes së Capri Holdings te Tapestry për shkak të shqetësimeve nga autoritetet antitrust.

Lorenzo Bertelli, djali i pronarëve të Pradës, Miuccia Prada dhe Patrizio Bertelli, tha në nëntor se do të bëhet kryetar ekzekutiv i Versace, pasi të përfundojë procesi i integrimit. Ai shtoi se Prada ka pasur interes për këtë marrëveshje për disa vite.

“Ka pasur kontakte gjatë periudhës së COVID-it, ishin zhvilluar biseda edhe para shitjes së Capri te Tapestry. Kur marrëveshja dështoi për shkak të problemeve antitrust, ne u rikthyem dhe përpiqemi ta përshpejtojmë procesin,” tha Bertelli.

Versace, e themeluar më 1978 nga Gianni Versace në Milan, do të bashkohet me dy markat kryesore të grupit Prada, Prada dhe Miu Miu, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm strategjik për shtëpinë e modës italiane.

Bertelli, i cili ka mbështetur fuqishëm blerjen, theksoi se Versace përmbush dy kushte kyçe: nuk është i rrezikshëm financiarisht dhe ka vlerë të lartë, duke qenë një nga markat më të njohura botërore.

Në mars, disa javë para njoftimit të marrëveshjes, Donatella Versace u tërhoq nga posti i drejtoreshës kreative pas gati tre dekadash në rol.

Dario Vitale, ish-drejtor i dizajnit te Miu Miu, e mori postin e drejtoreshës kreative. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Lauren Sánchez dhe Jeff Bezos dhurojnë mbi 100 milionë dollarë për të pastrehët

Published

on

Pesë muaj pas dasmës së tyre luksoze në Venecia, Lauren Sánchez dhe bashkëshorti i saj miliarder, Jeff Bezos, njoftuan se do të dhurojnë 102.5 milionë dollarë (88 milionë euro) për 32 organizata jofitimprurëse në SHBA që luftojnë mungesën e strehimit.

Fondet do të shpërndahen përmes Fondit Day One të Bezos, i krijuar në 2018.

Lauren bëri njoftimin të hënën gjatë një paraqitjeje në Good Morning America:

“Ne jemi në gjendje të dhurojmë mbi 100 milionë dollarë këtë vit, kjo do të thotë shumë për njerëzit,” tha ajo, duke shtuar se donacionet do t’i ndihmojnë familjet “të fillojnë në drejtimin e duhur.”

Continue Reading

Magazinë

Ish-miku i Will Smith padit Jada-n, pretendon se ajo e ka kërcënuar me eliminim fizik

Published

on

Bilaal Salaam, i njohur si Brother Bilaal dhe mik i vjetër i Will Smith, ka paditur Jada Pinkett Smith për 3 milionë dollarë, duke pretenduar se ajo e ka kërcënuar fizikisht sepse ai “po tregonte punët e saj personale”.

Sipas padisë, incidenti ka ndodhur më 25 shtator 2021 gjatë festës së ditëlindjes së Will Smith në Calabasas, ku Jada thuhet se ishte e shoqëruar nga ekipi i saj dhe i ka thënë Salaam se do të “zhdukej” ose “do ta merrte një plumb” nëse nuk nënshkruante një NDA.

Salaam pretendon se njerëz të lidhur me çiftin e kanë ndjekur dhe kërcënuar edhe më pas, sidomos pasi ai refuzoi të ndihmonte në menaxhimin e krizës pas goditjes së Chris Rock në Oscars.

Ai thotë se është kërcënuar edhe për shkak të një libri denoncues që po shkruan.

Në padi akuzon Jada-n për shkaktim të stresit emocional e dëme tjera, duke pohuar se deklaratat e saj publike përfshirë mohimin e pretendimeve të tij për Unwine With Tasha K—i kanë dëmtuar rëndë reputacionin, shëndetin dhe financat. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Moment emocional në Fashion Awards në Londër, Sienna Miller zbulon se është shtatzënë

Published

on

Aktorja britanike Sienna Miller ka qenë larg syrit të publikut muajt e fundit, dhe arsyeja u zbulua së fundmi gjatë Fashion Awards në Londër.

Ylli i famshëm konfirmoi se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të tretë – të dytin me aktorin Ollie Green. Miller duket se zgjodhi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të modës për të shpallur lajmin e lumtur.

Në tapetin e kuq, Sienna shkëlqeu me një fustan transparent nga koleksioni Pranverë/Verë 2026 i Givenchy, që kombinoi elementë nostagjikë të viteve 2000 me stil bohemik, duke i dhënë një ndjesi të ngjashme me estetikën e këngëtares Stevie Nicks.

Sienna Miller ka dy fëmijë: vajzën e saj të parë, Marlowe Sturridge, e lindur në 2012 me ish-partnerin Tom Sturridge, me të cilin ishte në lidhje nga 2011 deri në 2015, dhe një vajzë të dytë me Ollie Green, e konfirmuar për mediat në fillim të vitit 2024. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara