Lajmet

Vdiq ish-presidenti kinez

Ai vdiq të mërkurën mbrëma në Shanghai.

Published

on

Ish-presidenti kinez, Jiang Zemin ka vdekur në moshën 96-vjeçare, raporton media shtetërore.

Jiang, i cili ishte president nga viti 1989 deri në vitin 2003, vdiq si pasojë e leukemisë dhe disa shkaqeve të tjera shëndetësore, të mërkurën mbrëma në Shanghai.

Ai erdhi në pushtet pas protestave në sheshin Tiananmen. Jiang dha dorëheqje si shef partie në vitin 2002, por qëndroi në krye të ushtrisë për një vit tjetër.

Vdekja e tij vjen në periudhën kur Kina po përballet me protesta të gjera kundër izolimit pë shkak të COVID-19 në të gjithë vendin./UBTNews/

Lajmet

​Arsenali i futet garës për objektivin e madh të Interit

Published

on

Ademola Lookman mbetet në qendër të merkatos së verës ku sipas “The Sun”, Arsenali ka ringjallur interesin për sulmuesin e Atalantës, duke u futur në garë me Interin, me të cilin bisedimet kanë ngecur.

“Topçinjtë” po kërkojnë përforcime në sulm me tipare të ndryshme nga Viktor Gyökeres, objektivi kryesor i Artetës për rolin e qendërsulmuesit.

Përveç Lookmanit, londinezët po ndjekin edhe Eberechi Eze të Crystal Palace dhe Rodrygo të Real Madridit, megjithëse afrimi i brazilianit shihet si i ndërlikuar për arsye financiare. Lookman ka impresionuar me 20 gola sezonin e kaluar, duke rritur vlerësimin në treg.

Në Bergamo, drejtuesit e Atalantës po shqyrtojnë masa disiplinore ndaj lojtarit, ndërsa drejtori ekzekutiv Luca Percassi ndodhet në Londër për çështje pune, përfshirë kërkimin e një zëvendësuesi për Retegui. Interi ndërkohë shpreson ende të sigurojë shërbimet e nigerianit, të cilin e sheh si përforcimin e vetëm që mund të bëjë diferencën menjëherë.

Continue Reading

Bota

​Çmimet e naftës mbesin nën 67 dollarë

Published

on

Çmimet e naftës mbetën nën 67 dollarë në tregjet ndërkombëtare duke balancuar midis shenjave të kërkesës së fortë në SHBA dhe spekulimeve të investitorëve se lehtësimi i tensioneve në marrëdhëniet ruso-amerikane mund të largonte kërcënimin për furnizimet ruse me naftë.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte pothuajse i njëjtë me mbylljen e djeshme të tregtimit dhe arriti në 66.77 dollarë. Nuk pati ndryshime të rëndësishme as në tregun amerikan, ku një fuçi u tregtua me 64.26 dollarë.

Tregjet u tronditën të mërkurën nga lajmi se presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të takohej me homologun e tij rus Vladimir Putin që javën e ardhshme, sipas një zyrtari të paidentifikuar të Shtëpisë së Bardhë.

Pavarësisht takimit të njoftuar midis Trump dhe Putin, SHBA-të kanë vazhduar të përgatisin sanksione dytësore, paralajmëroi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se ato mund të vendosen edhe ndaj Kinës.

Rusia është eksportuesi më i madh i naftës në botë pas SHBA-së dhe furnizuesi kryesor i Indisë.

Kina importoi 11 për qind më shumë naftë në korrik sesa në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi administrata doganore në një raport paraprak.

Burimi i furnizimit nuk dihet, pasi të dhënat e plota tregtare nuk do të publikohen deri më 20 gusht.

Continue Reading

Aktualitet

Një serb arratiset nga Qendra e paraburgimit në Mitrovicë të Veriut, pezullohen 4 zyrtarë

Published

on

Qendra e Paraburgimit Mitrovicë e Veriut ka njoftuar se dje rreth orës 15:45 një person është arratisur, ndërkohë që Shërbimi Korrektues ka pezulluar nga puna katër zyrtarë, drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues në lidhje me rastin.

Policia e Kosovës ka marrë menjëherë masa duke ngritur pika statike të kontrollit në tërë veriun e vendit dhe duke kontrolluar fizikisht zonën për rreth qendrës së paraburgimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ende është në kërkim të personit Gjorgje Radomiroviq (34) nga Novi Pazari i Serbisë, i dënuar për vrasje, ndërsa ka angazhuar edhe njësi të specializuara, njësia Policore me qen- K9.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që nëse hasin personin në foto të raportojnë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt.

I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e gjysmë burg nga të cilat i kishin mbetur edhe tri vjet e shtatë muaj. Ai në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet e brendshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri në përfundimin e hetimeve, drejtori i institucionit, një mbikëqyrës i lartë dhe dy zyrtarë korrektues mbeten të pezulluar nga detyra.

Continue Reading

Bota

​Trump: Asnjë takim me Putin nëse ai nuk pranon të ulet me Zelensky

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump do të pranojë një takim me Vladimir Putin vetëm nëse presidenti rus pranon të flasë me Volodymyr Zelensky, raporton gazeta New York Post, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Putin duhet të pranojë të takohet me Zelensky që takimi të zhvillohet”, tha zyrtari i paidentifikuar.

Ai shtoi se vendi nuk është përcaktuar ende por Kremlini konfirmoi se takimi Trump-Putin do të zhvillohet “në ditët në vijim”.

Putin përmendi Emiratet e Bashkuara Arabe si një vend të mundshëm, por ai minimizoi shanset e një takimi me Zelensky, duke thënë se takimi mund të zhvillohet vetëm “kur të krijohen kushte të caktuara”.

“Nuk kam asgjë kundër në parim, është e mundur, por kushtet duhet të krijohen. Fatkeqësisht, ne jemi ende larg kësaj”, tha Putin për mediat në Kremlin.

Continue Reading

Të kërkuara