Lajmet

Vdiq imami Hajrullah Hoxha

Published

on

Ka vdekur nga COVID-19 imami Hajrullah Hoxha. Lajmin e ka konfirmuar Bashkësia Islame e Kosovës, teksa u bë e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet gjatë ditës së sotme vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, në varrezat e fshatit Korraticë e Epërme të komunës së Drenasit.

“Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, në kohën e namazit të ikindisë.Po ashtu, ju njoftojmë se Hajrullah ef. Hoxha ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, andaj ju njoftojmë të gjithëve se varrimi i tij do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, si dhe nuk do të ketë të pame të organizuar”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës./UBTNews

NJOFTIM! Njoftojmë miqtë, kolegët dhe gjithë dashamirët se varrimi i hoxhës Hajrullah ef. Hoxha, do të bëhet sot, në…

Posted by Bashkësia Islame e Kosovës on Tuesday, December 1, 2020

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

KURIOZITETET E DITËS

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Peshqit formojnë radhë të rregullta në raste urgjence. Kur evakuohen nëpër hapësira të ngushta në situata të dyshimta, tufa peshqish rreshtohen në mënyrë që të mos përplasen ose të mos bllokojnë vijën. Shkencëtarët e interpretuan këtë sjellje si një tregues se peshqit mund të respektojnë rregullat shoqërore edhe në situata emergjente, ndryshe nga ne njerëzit.

 

  1. Ka më shumë qeliza bakteriale në trupin tuaj sesa qeliza njerëzore. Njeriu mesatar ka rreth 56 për qind baktere. Kjo u zbulua në një studim të vitit 2016 dhe është shumë më pak se vlerësimet e mëparshme prej 90 për qind. Megjithatë, meqenëse bakteret janë kaq të lehta në peshë, çdo person është mbi 99.7 për qind njeri.

 

  1. Shumica e maceve ngjyrë xhenxhefili janë meshkuj. Ka afërsisht tre mace ngjyrë xhenxhefili meshkuj për një femër ngjyrë xhenxhefili. Kjo ndodh sepse gjeni i xhenxhefilit gjendet në kromozomin X, që do të thotë se macet femra do të kishin nevojë për dy kopje të gjenit për t’u bërë ngjyrë xhenxhefili, ndërsa meshkujt kanë nevojë vetëm për një.

 

  1. Thonjtë tuaj rriten më shpejt në verën e nxehtë. Kjo ndoshta për shkak të rritjes së furnizimit me gjak në majat e gishtave. Mund të jetë gjithashtu sepse jeni më pak të stresuar gjatë pushimeve, kështu që ka më pak gjasa t’i përtypni.

 

  1. Trekëndëshi i Bermudës nuk është më i rrezikshëm se çdo rrugë tjetër oqeanike e ngarkuar. Misteri i kësaj pjese deti fitoi status legjendar në shekullin e 20-të, por numri i incidenteve në Trekëndëshin e Bermudës nuk është dukshëm më i lartë se në çdo pjesë tjetër të oqeanit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Përsëri rritet çmimi i naftës në Kosovë

Published

on

By

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka caktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e sotme.

Sipas këtij vendimi, litri i naftës do të kushtojë më së shumti 1.79 euro, benzina 1.52 euro, ndërsa gazi 0.62 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00. Kjo është dita e katërt radhazi që çmimi i naftës në vend po rritet me nga 1 cent për litër. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara