Kulturë

Vdiq bateristi i grupit “Rolling Stones”, Charlie Watts

Published

on

Charlie Watts, djali modest i një shoferi kamioni, i cili fitoi famë si baterist i grupit “Rolling Stones”, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai vdiq paqësisht në një spital në Londër, i rrethuar nga familja e tij”, deklaroi zëdhënësi i tij të martën në një deklaratë.

Në fillim të këtij muaji, grupi njoftoi se Watts mund të mungojë në turneun “No Filter” të grupit, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Watts u bë pjesë e katërshes së vjetër të Stones së bashku me Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood./UBTNews

Magazinë

Postoi një foto të thjeshtë, por Jennifer Lopez kritikohet ashpër

Published

on

Jennifer Lopez ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja, ku shfaqet me një bluzë me mëngë të gjata në ngjyrë ulliri pastel dhe xhinse me bel të lartë. Siç duket, fotot janë shkrepur në shtëpi, ku ajo ka pozuar thjesht por me stil.

Flokët i kishte ndarë në mes dhe kishte zgjedhur t’i mbante të drejta, një stil i thjeshtë dhe elegant. Grimi ishte natyral, me nuanca të ngrohta, sy “smokey” dhe buzë në nuancë kafe.

Deri këtu, gjërat duken në rregull. Faqja e njohur “Hollywood Unlocked” publikoi fotot duke komentuar pamjen e këngëtares, me përshkrimin:

“Për JLo vitet ecin mbrapsht,” shkruhet në foto, duke vlerësuar bukurinë e saj.

Por komentet nuk ishin të gjitha entuziaste. Disa ndjekës shprehën dyshimet e tyre për vërtetësinë e fotove.

“Nuk duket kështu në realitet,” komentoi dikush.

“E gjitha është filter. Po ta shohësh nga afër në tapetin e kuq, nuk duket aspak kështu,” tha një tjetër.

Të tjerë shtuan:

“Përdor shumë filtra.”

“Duket shumë mirë për moshën, por e kemi parë edhe pa filtra.”

Shumë personazhe kanë mundësinë të ndryshojnë ose “përmirësojnë” pamjen, disa përmes ndërhyrjeve kozmetike, të tjera me filtra dhe aplikacione.

Lopez nuk ka pranuar asnjë ndërhyrje apo përdorim të tepruar të efekteve, ndaj shumica e fansave pajtohen që ajo duket shumë e bukur pavarësisht moshës.

 

Continue Reading

Magazinë

Nëse jeni në koncertin e Sabrina Carpenter duhet t’i fikni telefonat

Published

on

Sabrina Carpenter ka deklaruar se “absolutisht” do të merrte në konsideratë ndalimin e telefonave në koncertet e saj të ardhshme, pasi u detyrua të fikte vetë pajisjen e saj gjatë një koncerti ku ishte e pranishme si spektatore.

“Kjo me siguri do t’i mërzisë fansat, por absolutisht”, tha këngëtarja e hitit Espresso për revistën Rolling Stone. Carpenter filloi të mendojë për mundësinë që edhe fansat të largonin telefonat, pasi pa duon Bruno Mars dhe Anderson .Paak – Silk Sonic – ta bënin këtë gjatë një performance në Las Vegas.

“Ata më fikën telefonin”, tha ajo. “Nuk kam përjetuar kurrë ndonjëherë një koncert më të mirë. U ndjeva sikur isha kthyer në vitet ’70 – edhe pse s’isha as e lindur. Por me të vërtetë u ndjeva sikur isha aty”.

“Të gjithë këndonin, kërcenin, shikonin njëri-tjetrin dhe qeshnin”, shtoi ajo. “Ishte diçka vërtet, vërtet e bukur”.

“Unë jam rritur në epokën kur njerëzit i përdorin iPhone-et në koncert. Kjo tani më duket normale. Nuk mund t’i fajësoj njerëzit që duan të ruajnë kujtime”.

Fansat e Carpenter nuk duhet të shqetësohen për momentin. Këngëtarja e Manchild sugjeroi se nuk do të vendosë ndalimin e telefonave edhe për ca kohë.

“Varet se sa gjatë dua të jem në turne dhe në çfarë moshe do jem”, tha ajo me humor. “Zemër, hiquni ato telefona. Nuk keni pse zmadhoni fytyrën time”.

“Tani për tani, lëkura ime është e butë dhe e freskët. S’ka problem, por mos më zmadhoni kur të jem 80 vjeç në skenë”.

Deklaratat e Carpenter rreth telefonave shkaktuan reagime të ndryshme nga publiku.

Continue Reading

Lifestyle

Kujdes me planet këtë fundjavë, ja parashikimi i motit

Published

on

Sot Kosova pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare në disa zona.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë, duke mbajtur ajrin të freskët dhe të pastër.

Temperaturat do të lëvizin nga 19°C deri në 24°C.

Edhe nesër do të jetë një mot i ngjashëm me temperatura që do të sillen mes 15°C dhe 26°C. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Dua Lipa, nga skenat më të mëdha të botës, drejt zemrës së Prishtinës!

Published

on

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, po shkëlqen në skenat më të mëdha të globit. Këtë javë, ajo do të performojë në stadiumin legjendar Wembley në Londër, dhe jo një herë, por dy net me radhë, më 20 dhe 21 qershor.

Të dy koncertet janë “sold out”, me mbi 160 mijë bileta të shitura brenda minutave, një tjetër rekord në rrugëtimin e saj triumfues.

E gjitha kjo është pjesë e turneut të ri “Radical Optimism”, që po përshkruhet si një shpërthim energjie, muzike dhe bashkëpunimesh me emra të mëdhenj të industrisë, përfshirë edhe fitues të çmimeve Grammy që pritet të jenë mysafirë surprizë në skenë.

Në Londër është hapur edhe një pop-up shop ekskluziv i Dua Lipës, ku fansat mund të blejnë produkte të personalizuara, të bëjnë foto e madje të provojnë pijet e saj të preferuara. Pas Wembley-t, Dua do të ndalet në Anfield në Liverpool më 25 dhe 27 qershor, dhe më pas në Dublin në stadiumin Aviva.

Por ajo që na bën zemrën të rrahë më fort është se disa javë më vonë. ndalesa e saj e radhës do të jetë Prishtina.

Më 1 gusht, Dua kthehet në vendlindje për të performuar në Sunny Hill Festival, që tashmë është zyrtarisht pjesë e turneut të saj global “Radical Optimism”.

Për publikun në Prishtinë dhe më gjerë, ky është një rast i rrallë për të parë një nga koncertet e këtij turneu global pikërisht në Prishtinë.

Interesimi për festivalin ka qenë gjithmonë i madh, por këtë vit sipas zyrtarëve të Festivalit interesimi është më i madhi ndonjëherë, dhe biletat janë drejt përfundimit, duke reflektuar entuziazmin që ka ngjallur ky rikthim i Dua Lipës në Kosovë.

Nga skenat më të mëdha të botës, drejt zemrës së Prishtinës!

Continue Reading

Të kërkuara