Lajmet

Vdesin tre persona nga një ortek bore në Austri

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh.

Published

on

Tre skiatorë kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë të lënduar, si pasojë e një orteku bore në Austrinë qendrore.

Viktimat ishin pjesë e një grupi prej 11 skiatorësh, tetë prej të cilëve u goditën nga një pllakë dëbore afërsisht 200 metra e gjerë, teksa ngjiteshin në një shpat, gjatë një turneu skijimi, të shtunën në zonën Tweng, në landin Salzburg.

Tre nga skiatorët u zunë nga orteku, ndërsa dy të tjerë pjesërisht dhe mundën të çliroheshin, ka thënë policia rajonale në një deklaratë.

Ekipet e shpëtimit ishin në gjendje të lokalizonin dy të tjerët me ndihmën e pajisjeve të tyre të kërkimit, njëri ishte tashmë i vdekur dhe tjetri vdiq më vonë në një spital në Klagenfurt.

Skiatori i tretë i zënë nga orteku nuk mbante një pajisje kërkimi. Trupi i tij u gjet rreth katër orë pas ortekut.

Viktimat ishin burra austriakë, dy prej tyre 19 vjeç dhe tjetri 24 vjeç. Ndërkaq, dy skiatorët e lënduar u dërguan në një spital lokal.

Vitet e fundit, mesatarisht rreth 20 njerëz në vit janë vrarë çdo vit nga ortekët në Austri.

Lajmet

Vrasja e futbollistit 14-vjeçar pranë shkollës, reagon kreu i FSHF

Published

on

By

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar pas vdekjes tragjike të 14-vjeçarit M. Cani një ditë më parë në Tiranë pas një sulmi me thikë pranë shkollë ku studionte.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook Duka shpreh ngushëllimet për familjen dhe keqardhjen për të miturin, “një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij”!

Në emrin tim personal, të familjes time, si dhe në emër të komunitetit tonë të madh të futbollit, thellësisht i trishtuar nga çka ndodhi e çka mësuam, do të doja t’i qëndronim sadopak afër dhimbjes së madhe të prindërve, duke u përcjellë ngushëllimet tona!

Zoti i dhëntë sa më shumë forcë për ta përballuar këtë këputje shpirti!

Një kampion i vogël tashmë do ta ndjekë nga lart pasionin e tij, ekipin e tij dhe shokët e tij!

Ndërkohë ne si komunitet futbolli, si shoqëri, e si prindër na shtyn akoma më shumë obligimi dhe angazhimi maksimal për të qëndruar e punuar sa më shumë me fëmijët e dashur në pasionet dhe ëndrrat e tyre.

Pusho i qetë Martin! Shokët dhe futbolli nuk do të të harrojnë kurrë!” shkruan Duka në faqen e tij në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

Intervenime në disa zona nga KRU “Prishtina”

Published

on

By

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se sot do të ketë disa intervenime në kryeqytet.

Siç thuhet në njoftim, intervenime do të ketë në këto zona: Rr.”Sylejman Vuçitërna”, Rr.”Dëshmorët e Marevcit” Rr.”Harmonija”, Rr.”Bajram Bahtiri”, Rr.”Riza Dani”, Rr.”27 Nëntori”, Rr.”Shpend Malaj”, Rr.”Ymer Bytyqi” dhe fshati Bërnicë e poshtme.

Continue Reading

Lajmet

​Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Published

on

By

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, nënshkruan dje një marrëveshje granti me vlerë 9 milionë franga për financimin e fazës së dytë të projektit “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”.

Në njoftim thuhet se programi, me një vlerë totale prej rreth 20 milionë frangash zvicerane, do të zbatohet në tri faza. Faza e parë ka patur një financim prej 8.6 milionë franga, ndërsa ky grant i ri, i ofruar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës përmes Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), do të mbështesë fazën e dytë të projektit.

Më tej thuhet se ky projekt ka për qëllim mbrojtjen dhe menaxhimin efikas të burimeve ujore, përmirësimin e infrastrukturës ujore, reduktimin e ndotjes së ujërave dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të ujit në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britanisë

Published

on

By

Irani konsideron se Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ndaj linjës së tij të transportit bazuar në “pretendimet e rrejshme” për furnizimin e Rusisë me raketa dhe se sanksionet janë të “paarsyeshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.

Brukseli i shtoi të hënën në listën e sanksioneve Linjën e Transportit të Republikës Islamike të Iranit (IRISL) dhe drejtorin e saj, për shkak të mbështetjes që Teherani po ia ofron Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në ditën e njëjtë, Britania vendosi sanksione kundër linjës ajrore kombëtare të Iranit dhe transportuesit të tij detar, duke thënë se e bëri këtë si përgjigje ndaj furnizimit të Rusisë me raketa nga Irani.

Irani vlerëson sanksionet e reja nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kundër një numri individësh iranianë dhe entiteteve ligjore u vendosën bazuar në pretendimet e rrejshme për dërgimin e raketave në Rusi dhe i cilëson si veprim të paarsyeshëm që bie ndesh me normat e ligjit ndërkombëtar”, tha Baghaei.

Ai shtoi se vendet evropiane po e shkelin ligjin ndërkombëtar, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe tregtinë detare, duke vendosur sanksione.

Prej se nisi lufta në Ukrainë më 2022, Moska dhe Teherani e kanë thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar./REL/

Continue Reading

Të kërkuara