Magazinë

Vdes këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi

Published

on

Këngëtari i njohur i muzikës pop, Shpat Kasapi, ndërroi jetë sot në mëngjes pas një ataku të papritur kardiak.

Sipas raportimeve të gazetës KOHA, ai nuk ishte përballur më parë me ndonjë sëmundje kronike.

I lindur më 1 maj 1985, Shpati u rrit në një familje me traditë muzikore,  sfond që i dha motivimin e parë për t’u përkushtuar ndaj artit.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000 dhe u bë një nga emrat më të dashur për të rinjtë, falë melodive të lehta, stilit modern dhe performancave energjike.

Në skenën muzikore shqiptare dhe kosovare, ai lindi një seri hitesh që ende mbahen mend — përfshirë “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” e shumë të tjera.

Përmes festivalëve të rëndësishme dhe bashkëpunimeve me artistë të spikatur, Shpati arriti të konsolidojë vendin e tij si emër kryesor i pop-muzikës.

Si figurë e pandashme e skenës, ai mbetet i njohur e i dashur jo vetëm për hitet e tij, por edhe për stilin karakteristik që e dallonte.

I ndjeri la pas gruan dhe një fëmijë, duke lënë një boshllëk të thellë në skenën muzikore dhe tek njerëzit që e donin. /A.Z/UBT News/

Lajmet

Yll Limani falënderon fansat pas dy netëve koncert në Tiranë

Published

on

Pas dy netëve të mbushura me emocione, muzikë dhe mijëra fansa, këngëtari Yll Limani ka reaguar me një mesazh falënderues në rrjetet sociale për publikun që e ka mbështetur në koncertet e mbajtura në Tiranë.

Artisti ka ndarë emocionet e përjetuara gjatë këtyre dy mbrëmjeve, duke i cilësuar si momente të paharrueshme.

“Hala jam tu i jetu emocionet e dy netëve n’Tirane. Shqipni, faleminderit për dashninë që ma dhatë. Janë dy net që s’kom me i harru kurrë. Faleminderit secilit që keni ardhë e keni knu bashkë me mu”, ka shkruar ai.

Limani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga fansat, duke theksuar se dashuria dhe energjia e tyre janë motivi kryesor i karrierës së tij artistike.

“30.000 herë faleminderit. Për kohën, energjinë, besimin dhe dashninë që ma jepni vazhdimisht”, ka shtuar ai.

Në fund të mesazhit, këngëtari ka theksuar se shpesh emocionet e momentit nuk e lejojnë të kuptojë menjëherë shkallën e mbështetjes që merr nga publiku, duke përfunduar me një mesazh për fansat: “Deri herën tjetër! Ju du shuuuuume.”

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tirana bëhet gati për koncertin e Kanye West, intensifikohen përgatitjet

Published

on

Më pak se një muaj para koncertit të reperit amerikan Kanye West në Tiranë, autoritetet shqiptare kanë intensifikuar përgatitjet për organizimin e ngjarjes, e cila pritet të jetë ndër eventet më të mëdha muzikore të mbajtura ndonjëherë në vend.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me përfaqësues të institucioneve përgjegjëse, ka inspektuar nga afër punimet dhe masat organizative për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së koncertit.

Sipas Gonxhjes, përgatitjet po zhvillohen me ritme intensive, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për menaxhimin e vizitorëve, transportit, sigurisë publike dhe shërbimeve emergjente.

Koncerti i Kanye West është planifikuar të mbahet më 11 korrik në Tiranë dhe pritet të mbledhë dhjetëra mijëra spektatorë nga Shqipëria, rajoni dhe vende të tjera, duke e shndërruar kryeqytetin shqiptar në një qendër të rëndësishme të muzikës ndërkombëtare gjatë sezonit veror.

Burimi: ATSH
/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Djali i princeshës së Norvegjisë dënohet me 4 vjet burg për përdhunim

Published

on

Marius Borg Høiby, djali 29-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është shpallur fajtor për dy akuza për përdhunim dhe është dënuar me katër vjet burg.

Gjykata e ka liruar atë nga dy akuza të tjera për përdhunim, por e ka shpallur fajtor për një sërë veprash të tjera penale për të cilat ishte akuzuar.

Høiby nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, por ka marrë pjesë përmes lidhjes video.

Prokurorët kishin kërkuar dënim prej shtatë vjetësh e shtatë muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të lehtë prej 18 muajsh dhe pritet të apelojë vendimin.

/A,K.

Continue Reading

Lajmet

Oliver Tree raportohet se ka humbur jetën në aksident me helikopter në Brazil

Published

on

Oliver Tree, i njohur për hitet “Life Goes On” dhe “Miss You”, raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare pas një aksidenti me helikopter në Rio de Janeiro të Brazilit.

Sipas raportimeve, ai ishte një nga gjashtë viktimat e një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve në zonën Recreio dos Bandeirantes.

Në aksident kanë humbur jetën edhe disa persona të tjerë, përfshirë pasagjerë dhe pilotë, ndërsa autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Më herët, artisti kishte qenë në Amerikën e Jugut në kuadër të turneut të tij botëror dhe kishte performuar në Sao Paulo më 6 qershor.

Oliver Tree ishte i njohur për stilin e tij të veçantë muzikor dhe projektet si “Ugly Is Beautiful”, “Cowboy Tears” dhe “Alone in a Crowd”, duke fituar famë ndërkombëtare në skenën muzikore.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara