Aktualitet

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Jahir Krasniqi

Published

on

Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë se nga mesi ynë u nda për të shkuar në amshim njëri nga luftëtarët e lirisë, Jahir Krasniqi”, thuhet në njoftimin në Facebook.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 26 gusht 2025, pas namazit të iqindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

“Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, kryetari Isa Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jahir Krasniqit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Haradinaj : Sfida e radhës, zgjedhja e nënkryetarëve

Published

on

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se e votoi Dimal Bashën për kryeparlamentar meqë vetë Vetëvendosje e konsideroi si emër serioz, por e sheh si sfidë zgjedhjen e nënkryetarëve në vijim.

Ai para gazetarëve tha se ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lënë kështu.

”I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese. Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë. Edhe aty e shoh një problem që s’do të kalojë lehtë”, tha Haradinaj.

“Njëherë do jenë nënkryetarët e partive shqiptare, pastaj nënkryetari i komunitetit serb, i cili nuk e di se si do të jetë situata e numrit të votave. Ne i kemi dhënë një shans, dhe duhet me i dhënë mundësi që ai me dëshmu seriozitetin e tij”, vazhdoi ai.

Continue Reading

Aktualitet

Krasniqi: Askush i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës por u desh të zhbllokohej situata

Published

on

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi foli për media pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Ai tha se me këtë zgjedhje nuk është e kënaqur as Vetëvendosje , as qytetarët, as PDK-ja.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës e ka mbajtur fjalën e dhënë për votimin e një kandidati që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit. Gjithashtu ai ka deklaruar se në një situatë normale, kjo parti nuk do ta votonte dikë si Dimal Basha, por siç tha ai, u desh të zhbllokohej situata.

“As votuesit e VV-së e as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen për Kryetar të kuvendit. PDK ka kërkuar zhbllokadën e imponuar nga VV qysh nga dita e parë. Kemi ofruar gatishmërinë tonë për ta votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit. Në një situatë normale, në një botë paralele asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të kuvendit, por sot kemi votuar siç kemi thënë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike, sepse për PDK kjo është e rëndësishme”, tha Krasniqi për media.

Continue Reading

Bota

Trump: Televizoneve NBC dhe ABC duhet t’i hiqet licenca, janë të njëanshme

Published

on

Presidenti Trump ka sulmuar televizonet e njohura amerikane NBC dhe ABC News, duke thënë për ato se sipas tij ishte mbulim i njëanshëm dhe tha se do të ishte në favor të heqjes së licencave të tyre nga Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC).

Trump është shprehur se mediat i kishin dhënë atij mbulim negativ në 97% të historive.

Një studim i publikuar më parë këtë vit nga grupi konservator mbikëqyrës i medias, Qendra e Kërkimeve të Medias (MRC), zbuloi se mbulimi i 100 ditëve të para të presidentit në detyrë ishte 92% negativ.

“NËSE KY ËSHTË RASTI, ATA JANË THJESHT NJË KRAH I PARTISË DEMOKRATIKE DHE SIPAS SHUMË MENDIMEVE, LICENCAT E TYRE DUHET T’U REVULOHET.”, shkroi Trump me përdorimin e tij karakteristik të shkronjave të mëdha.

Trump tha se do të ishte plotësisht në favor të këtij veprimi sepse sipas tij këto media janë kaq të anshme dhe të pavërteta, një kërcënim real për demokracinë.

Presidenti pasoi me një postim tjetër ku sulmoi të dy mediat si lajme të rreme dhe dy nga rrjetet absolutisht më të këqija dhe më të anshme kudo në botë.

Trump vuri në pikëpyetje pse të dy subjektet nuk po “paguajnë miliona dollarë në vit në tarifa licencë.

 

Continue Reading

Aktualitet

Arrestohet e pastaj lirohet një grua në Leposaviq për mbishkrime provokuese

Published

on

Një grua në Leposaviq është arrestuar e pastaj liruar në procedurë të rregullt për mbishkrime provokuese. Sipas Policisë e njëjta kishte shkruar mbishkrime në muret e një shtëpie të pabanuar.

“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara pasi që e njëjta në muret e një shtëpie të pa banuar kishte shkruar mbishkrime me përmbajtje provokuese. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në Zveçan pas mbulimit të disa muraleve ka nisur shpërndarja e fletushkave, me mbishkrimet Serbia nuk është lojë e askujt”, “Le të vendosë secili flamurin në dritare, mbi makina, në çdo vend ku Serbia jeton”, janë shpërndarë në Komunën e Zveçanit.

Kryetari i Zveçanit tha se nëse flamujt do të vendosen në vende të ndaluara, do të veprojnë konform ligjit.

Continue Reading

Të kërkuara