Sport

Vdes ish-futbollisti dhe trajneri nga Gjakova, Iliaz Sina

Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.

Published

on

Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.

Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur për Vëllaznimin, si dhe ka qenë edhe trajner i kësaj skuadre.

Nën udhëheqjen e tij në vitin 1963-1964 KF Vëllaznimi arrin të futet në ligën e atëhershme të përbashkët të republikës jugosllave të Serbisë (gjegjësisht të Kosovës e cila ishte liga e tretë e ish-Jugosllavisë).

Gjithashtu nën udhëheqjen e tij Vëllaznimi arrin të bëhet kampion katër vite radhazi në këtë ligë 1966 -1970.

Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja). 

Continue Reading

Sport

“Dardanët” nisen drejt Spanjës, të gatshëm për ndeshjen e kthimit

Published

on

Kombëtarja e Kosovës sapo është nisur drejt Spanjës për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës.

“Dardanët” do të udhëtojnë drejt Murcia-s, ku do të luajë ndeshjen e kthimit kundër Islandës, e vlefshme për play-offin e UEFA Nations League.

Ekipi i Franco Fodas arriti fitore 2:1 mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë që dy lojtarë mungojnë nga ndeshja e parë: Aro Muric dhe Donat Rrudhani, janë larguar shkaku i lëndimeve.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të dielen, nga ora 18:00.

 

Continue Reading

Sport

Vazhdojnë raportimet për kthimin e Messit te Barça

Published

on

Mediumi argjentinas i sportit “TNT Sports” ka raportuar të premten se superylli Lionel Messi 37-vjeçar, pritet të kthehet te Barcelona pas Kupës së Botës që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. 

Kontrata e tij me klubin e ligës MLS, Inter Miami, skadon në fund të muajit dhjetor.

Spekulimet për rikthimin e Messit te Barcelona kanë nisur para një muaji.  Sipas gazetarit Alex Candal, i cili kishte deklaruar se Messi do t’i bashkohej Inter Miamit, Messi tani do të kthehet sërish te Barcelona.

Sipas tij, Messi nuk do ta mbyll karrierën pa luajtur në stadiumin e ri “Camp Nou”, që pritet të kompletohet në vitin 2026.

Continue Reading

Sport

Lëndohen dy yjet e Kosovës para ndeshjes kthyese me Islandën

Published

on

By

Kosova do të duhet të bëjë punë pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm në ndeshjen kthyese të Ligës së Kombeve, kundër Islandës që zhvillohet të dielën.

Portieri Arijanet Muric dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë, e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës.

Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku.

Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë.

Continue Reading

Sport

Shqipëria nis sonte rrugëtimin drejt Botërorit 2026

Published

on

By

Sot në mbrëmje, në stadiumin “Wembley” të Londrës, Kombëtarja e Anglisë do të presë Shqipërinë në ndeshjen hapëse të Grupit K për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Ky grup përfshin gjithashtu Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka përjashtuar nga lista e lojtarëve për këtë ndeshje mesfushorin Morgan Gibbs-White, mbrojtësin Jarrell Quansah dhe portierin Aaron Ramsdale, për të respektuar rregullin e UEFA-s që lejon vetëm 23 lojtarë në listën e ndeshjes.

Nga ana tjetër, Shqipëria, nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, synon të bëjë një paraqitje dinjitoze kundër një kundërshtari të fortë si Anglia. Formacioni pritet të bazohet në një mbrojtje të fortë dhe kundërsulme të shpejta.

Kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat. Anglia synon të nisë fushatën kualifikuese me një fitore për të konsoliduar pozitat në grup, ndërsa Shqipëria kërkon të marrë pikë të vlefshme në një transfertë të vështirë, që do t’i jepte moral për ndeshjet e ardhshme.

Në përballjet e mëparshme mes dy ekipeve, Anglia ka dominuar, por Shqipëria ka treguar përmirësime të ndjeshme në vitet e fundit dhe shpreson të surprizojë në këtë takim.

Stadiumi “Wembley” pritet të jetë i mbushur me tifozë anglezë, por edhe një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, duke i dhënë ndeshjes një dimension të veçantë.

Continue Reading

Të kërkuara