Sport

Vdes futbollisti shqiptar, ra nga kati i 8-të i restorantit

Published

on

Futbollisti shqiptar, Mario Bacaj, ka vdekur në qendër të qytetit të Adelaides në Australi.

28 vjeçari Bacaj, i cili ishte pjesë e Adelaide Eagles Soccer Club, kishte njoftuar në grupin e skuadrës në orën 10:15 të mëngjesit të 15 qershorit se ndihej i sëmurë dhe nuk do të mund të luante në ndeshjen e planifikuar atë ditë.

Pak orë më vonë, shokët e skuadrës morën lajmin e hidhur se ai kishte ndërruar jetë pas rënies nga kati i tetë i një restoranti në zonën qendrore të qytetit.

Siç raporton Top Channel, Mario Bacaj kishte jetuar në Adelaide për disa vite, ku punonte dhe studionte, dhe ishte në prag të marrjes së licencës për ndërtim.

Të hënën, shokët e tij të skuadrës u mblodhën pranë barit ku ndodhi ngjarja për të vendosur lule të bardha dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Një kartolinë shprehte ngushëllimet në gjuhën shqipe: “Pushofsh në Paqe Mario.”

Policia dhe shërbimet emergjente mbyllën zonën për disa orë për hetime, ndërsa vdekja e tij nuk po trajtohet si e dyshimtë.

 

Sport

Finalja e superkupës së Kosovës

Published

on

By

Sot, nga ora 19:00, Trepça dhe Bashkimi përballen në finalen e ProCredit Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ku dy skuadrat do të synojnë trofeun e Superkupës.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria kërkon fitoren e radhës ndaj San Marinos pas triumfit kundër Bjellorusisë

Published

on

By

Pas suksesit dhe fitores ndaj Bjellorusisë, Kombëtarja e Shqipërisë zbret sonte në fushë me synimin e qartë për të marrë tri pikët e radhës përballë San Marinos.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv dhe të bëjnë një tjetër hap të rëndësishëm në këtë ecuri.

Përballja mes San Marinos dhe Shqipërisë do të zhvillohet sonte, e martë, 29 shtator, duke filluar nga ora 20:45. /E.A/

Continue Reading

Sport

Dardanët rikthehen në stërvitje në Debrecen, fokusi te Izraeli

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve në Debrecen, duke nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Izraelit.

Pas përballjes së mbrëmshme me Austrinë, futbollistët që nuk u aktivizuan si titullarë zhvilluan seancën e plotë stërvitore në fushë.

Ndërkohë, lojtarët që e nisën ndeshjen ndaj Austrisë nga minuta e parë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër.

“Dardanët” tashmë e kanë kthyer fokusin te sfida e radhës, ku të enjten në Hungari do të përballen me Izraelin.

D.L

Continue Reading

Sport

Vozinha: “Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”

Published

on

By

Vozinha ka folur për ndryshimin e jetës së tij pas rritjes së famës, duke treguar se tashmë përballet shpesh me kërkesa për fotografi dhe autografe, por edhe me situata kur njerëzit e filmojnë pa leje.

“Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë. Tani, kur dal apo shkoj në restorante, gjithmonë është dikush që dëshiron të bëjë një foto me mua ose të kërkojë një autograf. Ose, edhe më keq, dikush më filmon”, ka thënë ai.

Vozinha ka treguar gjithashtu se gjatë Kupës së Botës kishte interes të madh nga kompani dhe marka të ndryshme për bashkëpunime me të.

“E di që gjatë Kupës së Botës, shumë kompani dhe marka donin të bashkëpunonin me mua. Por, gjatë kohës që garonim, bëra vetëm një bashkëpunim promocional, me UFL Mobile”, u shpreh ai.

Ai theksoi se aktualisht nuk dëshiron të bashkëpunojë me kompani që lidhen me duhanin, alkoolin apo bastet sportive.

“Për momentin, nuk dua të punoj me marka të duhanit, alkoolit apo basteve”, deklaroi Vozinha.

Në fund, ai pranoi se, pavarësisht famës dhe mundësive të reja, do të preferonte jetën që kishte para se të bëhej kaq i njohur.

“Të jem i sinqertë, nëse do të më jepnin jetën që kam sot ose jetën që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”, përfundoi ai.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara