Kulturë

Vdes dirigjenti i njohur shqiptar

Published

on

Dirigjenti i njohur nga Shkodra, Kujtim Alija ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Lajmi u konfirmua nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila në Facebook shkroi se kjo është një humbje e jashtëzakonshme për artin shkodran dhe të gjithë Shqipërinë.

“Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë! Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta! Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën e Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohëshme të nêsuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija. Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe!”, shkroi ajo.

Magazinë

Orlando Bloom flet pas ndarjes nga Katy Perry

Published

on

Orlando Bloom dhe Katy Perry kanë qenë prej vitesh një nga çiftet më të dashura të botës së showbiz-it.

Lidhja e tyre nisi më 2016, kaloi nëpër ulje-ngritje, por u forcua me fejesën e tyre romantike më 2019 dhe ardhjen në jetë të vajzës, Daisy Dove, në gusht 2020. Dy muaj pas ndarjes, Bloom ka folur për herë të parë, duke dhënë një mesazh optimist e plot pjekuri.

“Jam shumë mirë. Jam mirënjohës. Kemi një vajzë të bukur. Kur jep gjithçka nga vetja, siç bëra unë në këtë film, ndihesh mirënjohës për çdo moment”.

Aktori, i cili është i angazhuar me promovimin e filmit të tij të ri, theksoi se marrëdhënia me Perry mbetet e fortë, edhe pse tashmë ka marrë një formë tjetër. “Do të jemi mirë. Ka vetëm dashuri”, u shpreh ai, duke nënvizuar respektin e ndërsjellë që i bashkon ende.

Nga ana tjetër, Katy nuk ka komentuar drejtpërdrejt për fundin e fejesës, por në paraqitjet e saj publike shfaqet e qetë dhe e buzëqeshur.

Gjatë turneut veror, i ka marrë me humor edhe pyetjet e fansave për Orlandon, duke treguar forcë në menaxhimin e jetës personale. Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se periudha e fundit ka qenë një fazë përshtatjeje, ku të dy kanë vendosur në qendër të gjithçkaje vajzën e tyre.

“Prioriteti i tyre ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë rritja e Daisy-t me dashuri, stabilitet dhe respekt”, thanë burime të afërta me çiftin.

Mesazhi që të dy artistët po përçojnë është i qartë: romanca mes tyre mund të ketë marrë fund, por lidhja familjare dhe dashuria për vajzën i bashkon ende, duke u fokusuar në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm dhe të lumtur për të voglën Daisy.

Continue Reading

Aktualitet

Suhareka bëhet kryeqendra e teatrit në edicionin e gjashtë

Published

on

Këtë vit, do të mbahet edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove në qytetin e Suharekës për pesë net radhazi.

Edicioni fillon nga sot data 08 deri më 12 shtator, ku mbrëmjet duhet të rezervohen për t’i duartrokitu  pesë shfaqjet që do të shfaqen aty.

Festivali i Teatrove do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Ky festival tash e gjashtë vite është bërë traditë e qytetit, duke mbledhur artistë vendorë për të luajtur shfaqje të përzgjedhura me kujdes nga ekipi i festivalit./S.K./EO/FTS/

Continue Reading

Magazinë

Reese Witherspoon bën thirrje që gratë ta përdorin AI-në

Published

on

Reese Witherspoon, aktore dhe producente e njohur në Hollywood, ka bërë thirrje që gratë në industrinë e filmit të përqafojnë inteligjencën artificiale (AI), pasi sipas saj ajo “është e ardhmja”.

Aktorja e “Legally Blonde”, e cila është themeluese e kompanisë “Hello Sunshine”, tha se AI-ja është pjesë e pandashme e jetës dhe grave u duhet ta mësojnë dhe ta përdorin në dobi të tyre.

“Jam punëtore e palodhshme dhe më pëlqen të përshtatem me struktura të reja dhe mjedise të reja. Gjithmonë mendoj përpara, për mënyrën se si po zhvillohet media dhe si mund të ndihmoj që gratë të ecin bashkë me këto industri të reja. Dhe tani po e bëjmë këtë me AI. Është kaq, kaq e rëndësishme që gratë të përfshihen në AI… sepse kjo do të jetë e ardhmja e kinemasë. Mund të jesh i mërzitur e të ankohesh sa të duash, por ndryshimi ka ardhur”, ka thënë Witherspoon.

Sipas saj, përdorimi i saj nuk do ta zëvendësojë kreativitetin dhe punën manuale, por ndikon në mënyrën si realizohet arti.

“Nuk do të ketë kurrë mungesë të kreativitetit, imagjinatës dhe ndërtimit manual të gjërave. Mund të zvogëlohet, por gjithmonë do të mbetet me rëndësi të lartë në art dhe në shprehjen personale”, ka shtuar ajo.

“Unë e përdor AI-në çdo ditë. Përdor mjete kërkimi si ‘Perplexity’, përdor ‘Vetted AI’, p.sh. nëse po blen një mikser, të tregon gjashtë modele të ndryshme dhe rekomandon produktin më të mirë. Përdor ‘AI Assistant’. ‘Simple AI’ është një asistent që mund të jetë shumë i dobishëm për këdo që nuk dëshiron të bëjë termine mjekësore, sepse nuk do të presë në telefon apo të përballet me sistemet e ndërlikuara të spitaleve. Është një mjet i jashtëzakonshëm për të kursyer kohë”, ka shpjeguar ajo.

Aktorja zbuloi se shpesh diskuton për këto ndryshime me koleget e saj të njohura në Hollywood.

“Këto janë gra me të cilat flas gjithë kohës për mënyrën se si po e përballojmë dinamikën e re në industrinë tonë: Kerry Washington, Tracee Ellis Ross, Eva Longoria, America Ferrera, Natalie Portman, Lena Waithe”, ka thënë ndër të tjera Witherspoon.

Continue Reading

Lifestyle

Ja filmat që ju duhen! Shtatori është muaji ku rikthehet atmosfera e kinemasë

Published

on

Shtatori është një muaj ku rikthehet atmosfera e kinemasë pas pushimeve verore. Me fillimin e sezonit të ri, në kinema dhe platformat online dalin disa prej premierave më të pritura të vitit.

Ky muaj shpesh sjell filma të zhanreve të ndryshme – nga dramat e fuqishme që synojnë çmimet prestigjioze, deri tek filmat aksion dhe aventurë që mbajnë publikun të lidhur pas ekranit.

Çfarë pritet?

Filmat artistikë dhe dramatikë: Muaji shpesh karakterizohet nga projeksione që hapin sezonin e festivaleve ndërkombëtare, ku shfaqen histori të thella dhe interpretime mbresëlënëse.

Aksion dhe thriller: Për ata që kërkojnë emocione, shtatori sjell produksione me adrenalinë, rikthime të sagave të njohura ose histori të reja plot mister.

Animacionet dhe filmat familjarë: Një zgjedhje e përsosur për fëmijët që kthehen në shkollë, duke ofruar argëtim dhe mesazhe pozitive.

Filmat horror: Me afrimin e vjeshtës, ka vend për projekte të frikshme që krijojnë atmosferën e errët dhe të pasigurt tipike për sezonin.

Pse të ndiqen filmat në shtator?

Ky muaj është një pikënisje e re për industrinë e filmit. Publiku pret surpriza të mëdha, rikthimin e aktorëve të njohur në role të paharrueshme, si edhe produksione të freskëta që shpesh bëhen hit.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara