Kulturë

Vdes Betty Webb, një nga deshifrueset e fundit të ”Enigma”-s

Published

on

Charlotte “Betty” Webb, një nga deshifrueset e fundit të “Enigma”-s dhe një nga heroinat e Bletchley Park, ka ndërruar jetë në moshën 101-vjeçare. Ajo luajti një rol kyç në deshifrimin e mesazheve të koduara nga forcat e armatosura gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, një operacion që ndihmoi në përgatitjen e fitores së aleatëve kundër nazistëve. Webb ishte pjesë e shërbimit sekret britanik dhe punoi nën udhëheqjen e Alan Turingut, matematikani i famshëm që mundësoi deshifrimin e kodit “Enigma”.

Pasi kontribuoi në këtë operacion të rëndësishëm gjatë luftës, ajo u transferua në Pentagon për të ndihmuar aleatët amerikanë me depërtimin në kodet japoneze. Pas luftës, Webb u nderua me shumë dekorata, përfshirë titullin “Anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike” (MBE) dhe Legjionin e Nderit nga Franca, të cilin e mori në vitin 2021 në moshën 97-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua nga Korpusi i Ushtrisë Mbretërore të Grave, i cili theksoi se jeta e Webb kishte qenë një frymëzim për shumë gra gjatë dekadave, duke e bërë atë një figurë të rëndësishme në historinë e shërbimit sekret dhe në përpjekjet për fitoren në Luftën e Dytë Botërore./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Saranda Bogujevci viziton provën gjenerale të Operës së Kosovës para premierës së veprave të Puccinit

Published

on

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar sot provën gjenerale të Operës së Kosovës, në prag të premierës së diptikut të kompozitorit italian Giacomo Puccini, e cila do të shfaqet më 1 korrik.

Gjatë vizitës, ministrja përcolli nga afër fazën përfundimtare të përgatitjeve, duke ndjekur punën e orkestrës, solistëve dhe ekipit realizues, të cilët po finalizojnë detajet e këtij produksioni të rëndësishëm artistik.

Sipas Ministrisë së Kulturës, ky produksion do t’i sjellë publikut në Prishtinë dy vepra të rëndësishme të repertorit operistik botëror, duke pasuruar jetën kulturore dhe artistike të vendit.

Premiera e 1 korrikut konsiderohet një tjetër hap i rëndësishëm për zhvillimin e operës në Kosovë, duke dëshmuar përkushtimin e institucioneve dhe artistëve për avancimin e artit skenik dhe muzikor, si dhe për sjelljen e produksioneve cilësore para publikut kosovar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve performon për herë të parë në Londër

Published

on

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të ngjitet për herë të parë në skenën e Mbretërisë së Bashkuar, duke sjellë trashëgiminë kulturore shqiptare në zemër të Londrës përmes një shfaqjeje artistike të veçantë.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, performanca do të mbahet më 6 korrik në Shaw Theatre në Londër, ku publiku do të ketë mundësinë të përjetojë një mbrëmje që ndërthur traditën shqiptare me frymëzimin që poeti britanik Lord Bajron gjeti në Shqipëri.

Në këtë mbrëmje artistike, ansambli do të prezantojë një program të pasur me këngë dhe valle tradicionale, kostume autentike dhe tinguj karakteristikë të folklorit shqiptar, duke përcjellë historinë, traditat dhe identitetin kulturor të shqiptarëve para publikut ndërkombëtar.

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit thekson se shfaqja “Zëri i Trashëgimisë” synon të promovojë kulturën shqiptare përmes gjuhës universale të artit, duke shërbyer si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Zëri i Trashëgimisë është një ftesë për të zbuluar Shqipërinë përmes artit, një urë kulturore mes dy vendeve dhe një homazh për pasurinë e jashtëzakonshme të identitetit tonë kombëtar”, thuhet në njoftimin e TKOB-së.

Kjo paraqitje shënon një moment të rëndësishëm për promovimin e kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke sjellë në një nga skenat e Londrës pasurinë e folklorit dhe traditave shqiptare./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova për herë të parë në ekspozitën e UIA-së në Barcelonë, prezantohet arkitektura kosovare në skenën globale

Published

on

Kosova po merr pjesë për herë të parë në Ekspozitën e Seksioneve Anëtare të UIA-së (UIA Member Sections Exhibition), e cila po mbahet në kuadër të Kongresit Botëror të Arkitektëve UIA 2026 në Barcelonë.

Vendi po përfaqësohet nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, në një ekspozitë ndërkombëtare ku marrin pjesë 55 shtete nga 121 shtete anëtare të UIA-së. Kjo pjesëmarrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për promovimin e arkitekturës kosovare dhe forcimin e pranisë së saj në arenën ndërkombëtare.

Sipas organizatorëve, prezantimi i Kosovës në këtë forum prestigjioz përbën një moment të rëndësishëm për afirmimin e arkitekturës vendore, si dhe për thellimin e bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe integrimin në rrjetin global të arkitekturës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prishtina organizon ngjarje për 250-vjetorin e SHBA-së, theksohet partneriteti Kosovë–SHBA

Published

on

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar organizimin e një ngjarjeje të veçantë nën patronatin e Kryeqytetit me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja, me titull “America and Kosova – A Freedom Story for the Next 250 Years”, do të mbahet më 2 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në Emerald në Prishtinë.

Sipas Ramës, aktiviteti synon të vërë në pah partneritetin e veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, si dhe të trajtojë historinë e lirisë dhe miqësisë mes dy vendeve.

Ai ka theksuar se kjo ngjarje do të fokusohet në bashkëpunimin e vazhdueshëm që, sipas tij, ka kontribuar në ndërtimin e së ardhmes dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara