Kulturë

Vdes aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku

Published

on

Ka vdekur sot aktori i njohur i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve për humbjen e aktorit Kaçaniku.

“Sot vendi ynë ka humbur një njeri më vlera të larta. Ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku. Ai në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset. Ne u shprehim ngushëllime, familjes dhe kolegëve për këtë humbje.Aktorin z. Enver Kaçaniku dhe veprimtarinë e tij do ta kujtojmë dhe vlerësojmë gjithmonë”’, thuhet mes tjerash në postimin e MKRS-së.

Enver Kaçaniku u lind në vitin 1947 në Prizren. Ai ishte i njohur më shumë për filmat “Si të vdiset” dhe “Migjeni”./UBTNews

Vendi

Koncerti me repertorin e Nexhmije Pagarushës rikthehet sonte në kuadër të Rame Lahaj Festival

Published

on

Koncerti kushtuar repertorit të pavdekshëm të ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, rikthehet edhe këtë vit në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival, duke vazhduar traditën e nderimit të trashëgimisë së saj artistike.

Në skenën e kësaj mbrëmjeje do të ngjiten Alma Bektashi, Liridon Sadriu, Malvina Likaj dhe Samir Shehu, të cilët do të interpretojnë disa prej këngëve më të njohura shqiptare. Këtë edicion, repertori vjen me aranzhime të reja nga Shpëtim Saraçi, i shoqëruar nga Pagarusha Band.

Koncerti do të mbahet në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në Prishtinë, me fillim nga ora 20:30, duke premtuar një mbrëmje të mbushur me emocione dhe homazh për “Bilbilin e Kosovës”./A.K/

Continue Reading

Vendi

Katy Perry konfirmohet në “Sunny Hill Festival 2026” – fansat aludojnë për praninë e Justin Trudeau

Published

on

By

Ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, do të jetë një nga emrat kryesorë të edicionit të sivjetmë të “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, duke shënuar kështu paraqitjen e saj të parë në këtë festival.

Ardhja e këngëtares ka ngjallur interesim të madh te publiku, jo vetëm për performancën e saj në skenë, por edhe për jetën e saj private.

Së fundmi, në mediat rozë është përfolur për një lidhje të mundshme mes këngëtares dhe ish-kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau. Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të ngrihen pikëpyetje nëse ai do ta shoqërojë Perry-n gjatë qëndrimit të saj në Kosovë. /A.K/

Continue Reading

Rajoni

Burim Berisha sjell “RESIDUE”, një reflektim artistik mbi kujtesën dhe transformimin

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Artit dhe Medias Digjitale në UBT, Burim Berisha, do të prezantojë ekspozitën e tij personale “RESIDUE”, e cila do të hapet më 18 korrik në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë.

Ekspozita është pjesë e programit kuratorial të institucionit dhe paraqet një përmbledhje të praktikës artistike të Berishës, të zhvilluar përgjatë më shumë se 25 vjetësh krijimtari në fushën e artit bashkëkohor.

Përmes skulpturës dhe instalacioneve që ndërthurin elemente si tingulli, tymi, dheu dhe materiale të ndryshme, “RESIDUE” eksploron marrëdhënien ndërmjet kujtesës, transformimit dhe gjurmëve që mbeten pas një ngjarjeje, personi apo objekti. Veprat ftojnë publikun në një reflektim mbi praninë dhe mungesën, duke e trajtuar artin si një proces që ruan dhe rikrijon kujtesën përtej momentit të krijimit.

Në këtë ekspozitë, figura nuk paraqitet në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ndërtohet përmes materialit, shenjave të pranisë dhe hapësirës, duke krijuar një dialog mes asaj që është e dukshme dhe asaj që mbetet e nënkuptuar.

Ekspozita “RESIDUE” dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm artistik të Prof. Burim Berishës dhe kontributin e tij në zhvillimin e artit bashkëkohor, si në Kosovë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Orkestra “Amadeus” triumfon në Pragë, sjell në Kosovë medaljen e artë dhe katër çmime ndërkombëtare

Published

on

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Kosova ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Festivalin Ndërkombëtar të Orkestrave “Musica Orbis” në Pragë, duke u shpërblyer me medaljen e artë dhe katër çmime të rëndësishme.

Në këtë festival ndërkombëtar, ku morën pjesë orkestra nga vende të ndryshme të botës, “Amadeus” fitoi Çmimin e Parë dhe Medaljen e Artë, duke u vlerësuar për performancën dhe nivelin artistik.

Përveç çmimit kryesor, koncertmjeshtri i orkestrës, violinisti solist Elton Syla, u nderua me çmim special për interpretimin e tij, ndërsa violinisti Princ Fanaj mori çmimin special për violinistin më entuziast nga violinat e para.

Një tjetër vlerësim i veçantë ishte edhe Çmimi i Publikut dhe Adhuruesve, i cili iu nda Orkestrës “Amadeus” nga Kosova.

Ky sukses ndërkombëtar vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të të rinjve të orkestrës, të cilët po vazhdojnë ta prezantojnë Kosovën me dinjitet në skenat botërore.

Pas këtij triumfi qëndron edhe puna e madhe e ekipit drejtues, me dirigjentin Vehbi Shosholli, drejtoreshën Hana Petrovci, zëvendësdrejtoreshën Vanesa Petrovci Shabani, koordinatoren Arta Rexhepi dhe gjithë stafin e shkollës “Amadeus”.

Suksesi në Pragë është një tjetër dëshmi e talentit të të rinjve kosovarë dhe e rolit të artit në promovimin e vlerave të Kosovës jashtë vendit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara