Kronikë e zezë

Vdes 5-vjeçarja që u godit dy javë më parë nga vetura në Kaçanik

Published

on

5-vjeçarja që u godit nga një veturë pasditen e 14 qershorit në Stagovë të Kaçanikut, ka vdekur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Me datën 14:06.2021 rreth orës 20:07 në fshatin Stagovë të Kaçanikut , ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve, i drejtuar nga L.D (M/K/SH) 51 vjeçar dhe një këmbësor , S.M (F/K/SH) 5 vjeçare. Drejtuesi i automjetit është zyrtar policor, në momentin e aksidentit , ai ishte jashtë detyre. Deri te aksidenti i komunikacionit, dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve Golf me targa vendore, po qarkullonte nga drejtimi i lagjes ‘’Dashi’’ në drejtim të magjistrales, në rrugën ‘’Ekrem Gudaqi ‘’ të fshatit Stagovë, ndërsa këmbësorja, ishte duke lëvizur prej anës së djathtë për të kaluar në anën e majtë të kësaj rruge, ku në atë moment, me pjesën e përparme, goditet nga automjeti Golf, ku i shkakton lëndime të rënda trupore. Drejtuesi i automjetit, këmbësoren e lënduar e dërgon në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Kaçanikut. Pasi merr ndihmën e parë mjekësore aty, e njëjta dërgohet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Sot, me datën 29.06.2021, në ora 05:37, jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, se këmbësorja S,M e cila ishte duke u trajtuar në repartin intenziv, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore në këtë aksident , e njëjta ka ndërruar jetë”, njofton policia nëpërmjet një komunikate për media.

Tutje në komunikatë thuhet se në ditën e aksidentit, menjëherë është njoftuar Inspektorati i Policisë së Kosovës, i cili ka rekomanduar për suspendim e përkohshëm të policit të involvuar në këtë aksident, ndërkaq me vendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i njëjti ishte ndaluar në mbajtje për 48 orë, për të kaluar në procedurë të rregullt pastaj.

Me vendim të Prokurorit të rastit, sot trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Rasti është në procedurë të mëtejme hetimore.

Vendi

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kërcënohet përmes rrjeteve sociale një grua në Skenderaj, policia nis hetimet

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të kanosjes të raportuar në komunën e Skenderajt.

Sipas njoftimit zyrtar, një grua ka raportuar se ka pranuar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale nga ish-bashkëshorti i motrës së saj.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitë kompetente policore po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. /E.A/

Continue Reading

lajme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dhunimin e një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një të miture në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima e mitur është dërguar menjëherë në strehimore për t’i ofruar mbrojtjen dhe trajtimin e nevojshëm.

Ndërkohë, i dyshuari është arrestuar nga organet e rendit dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë nga njësitë përkatëse. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjashte raste të dhunës në familje brenda një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje, kërcënimeve dhe ngacmimeve të regjistruara në disa komuna të vendit, ku me vendim të prokurorëve përkatës shumica e të dyshuarve janë dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë janë raportuar tri raste të ndara. Në rastin e parë, një person është arrestuar mbasi ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj nënës dhe motrës së tij. Në rastin e dytë, një tjetër i dyshuar është dërguar në mbajtje për dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Po ashtu në kryeqytet, është iniciuar një rast në procedurë të rregullt pasi një e mitur ka pësuar dhunë psikike nga prindërit e saj.

Ndërkohë në Graçanicë, policia ka arrestuar një person i cili përmes mesazheve kishte kërcënuar dhe ngacmuar në vazhdimësi ish-bashkëjetuesen e tij. I dyshuari është dërguar në mbajtje nën akuzat për dhunë në familje, kanosje dhe ngacmim.

Në Gjakovë dy vëllezër janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje pasi u përleshën fizikisht me njëri-tjetrin. Kurse në Leposaviq, një grua ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pasi u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara