Aktualitet

Vdes 35-vjeçari në Suharekë, mjekët thonë se u soll pa shenja jete dhe gjakderdhje masive

Published

on

Ka humbur jetën një 35-vjeçar në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti dyshohet se është goditur në kokë nga vinçi në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Blend Morina, mjeku që e ka pranuar këtë rast në Qendrën  Emergjente në Suharekë, tha se pacienti është sjellur pa shenja jete.

Ai bëri të ditur se është vërejtur një lëndim i kokës, derisa u shpreh se kishte gjakderdhje masive.

“Fillimisht pacienti është sjellur nga punëtorët që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pacienti është sjellur në urgjencë pa shenja jete, si pasojë e lëndimi të punës. Në ekzaminimin objektiv është vërejtur një lëndim i kokës, i hapur, i cili ka pasur gjakderdhje masive, poashtu gjakderdhja ka qenë edhe nga pjesa e hundës dhe veshëve”.

“Fillimisht kemi filluar me marrë lirimin e rrugëve të frymëmarrjes, por për shkak të sasisë së bollshme të gjakut në rrugët e frymëmarrjes, nuk kemi mundur ta bëjmë intubimin, pastaj kemi filluar me adrenalinë intravenoze, poashtu reanimacion, sipas protokollit. Bebëzat kanë qenë të zgjeruara, mirëpo nuk kemi arritur ta bëjmë stabilizimin e gjendjes, për shkak se nuk kemi marrë asnjë reagim pozitiv nga ana e pacientit që është sjellur në emergjencë”, u shpreh mjeku.

Continue Reading

Bota

Erdogan thotë se Putin dhe Zelensky “nuk janë ende gati” për takim ballë për ballë mbi luftën

Published

on

By

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se ka diskutuar mundësitë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me, Vladimir Putin, gjatë takimit në Kinë, si dhe me, Volodymyr Zelensky, në një bisedë telefonike. Megjithatë, sipas tij, palët “nuk janë ende gati” për një takim në nivel liderësh.

Erdogan foli me gazetarët në bordin e aeroplanit të tij duke u kthyer nga Kina, ku u takua me Putinin dhe më pas tha se e telefonoi Zelenskyn-n. Ai tha se bisedimet në muajt e fundit midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas në Stamboll treguan se rruga drejt paqes mbetet e hapur.

Turqia favorizon “ngritjen graduale të nivelit të negociatave” për të shndërruar shpresat për paqe në rezultate konkrete, tha ai, duke shtuar se çdo iniciativë në fund të fundit do të duhet të trajtohet në nivelin e udhëheqësve, megjithëse kushtet nuk ishin ende të vendosura, raporton Reuters.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka mbajtur kanale të hapura si me Moskën ashtu edhe me Kievin që nga pushtimi i Rusisë në vitin 2022 dhe është përpjekur të ndërmjetësojë midis tyre./D.B/EO/CNN

Continue Reading

Aktualitet

Tre nga viktimat e aksidentit të rëndë në Luksemburg bëhet e ditur se janë kosovarë

Published

on

Tre kosovarë janë në mesin e pesë viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi në Luksemburg, ku familjarët kanë njoftuar dhe kanë publikuar fotografitë e tre të vdekurve. Bëhet fjalë për E.K, U.B dhe U.B.

Sipas njoftimit aksidenti ka ndodhur dje në ora 17:00.

“Me dhimbeje te thellë ju njoftoje se dje rreth orës 17:00 ne Luxembourg Acidentalish humben jet 3 Engjullit Uka dhe Ujkani nipat e mi dhe djali i Tezakut Edonik Kastrati Allah ju shprblefte me Xhehnet e Motres tim Zoti ja letoft dhimbej dhe Dhondrrit Bajramit e Tezakt tim Zijas ju kujtojme per jet 3 Engjit e mi”, ka shkruar familjari.

 

Continue Reading

Lajmet

​Jasper Ostlund emërohet trajner i Kosovës në hendboll

Published

on

Suedezi Jasper Ostlund do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në Hendboll duke e pasuar trajnerin e deritanishëm, Bujar Qerimi.

Presidenti i Federatës së Hendbollit, Edi Kolgeci tha në konferencë për media se ky është një moment shumë i rëndësishëm për hendbollin kosovar pasi që është hera e parë që në krye të këtij sporti vendoset një trajner i huaj, derisa u shpreh i bindur Ostlund do të sjellë energji të re në fushë si dhe rezultate pozitive.

Ndërsa, Ostlund theksoi se e ka pranuar me krenari dhe nder ofertën për ta drejtuar Kosovën.

Për dy vitet e ardhshme, ai tha se do të jetë sfiduese që Kosova ta krijojë një skuadër kompetitive që synon qartësisht kualifikim në kompeticione të mëdha të hendbollit si Kampionati Evropian apo Botëror.

Bashkë me Ostlund, pjesë e stafit të trajnerëve është angazhuar edhe Jasmin Zhuta nga Suedia.

/S.K/KP

Continue Reading

Aktualitet

​Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për marrje ryshfeti në Gjakovë

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurit me inicialet K.V., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet K.V., më datë 25.08.2025 në Gjakovë, në cilësi të personit zyrtar – zyrtar për regjistrim të bizneseve në Komunën e Gjakovës, me qëllim të përfitimit për vete në mënyrë të drejtpërdrejt i kërkon të holla të demtuarit E.C., për rregullimin e dokumenteve të regjistrimit të biznesit, pasi i dëmtuari kishte aplikuar për hapjen e biznesit të tij, ashtu që më datë 01.09.2025, gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës për masat e veçanta hetimore është arrestuar në flagrancë i pandehuri pasi ka pranuar shumën e të hollave prej 30 euro”, thuhet në një njoftim.

Sipas njoftimit, me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par.1 të KPRK-së

“I pandehuri që nga data 1 shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftim.

/S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara