Lajmet

Vdes 14-vjeçari në Prizren pas goditjes me thikë, arrestohet një i mitur

Published

on

Një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë të enjten mbrëma në Prizren.

Policia u njoftua për incidentin rreth orës 23:45. Ekipet e emergjencës i dhanë ndihmën e parë të miturit në vendngjarje dhe e dërguan në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, njoftoi se pak më larg vendngjarjes është arrestuar i dyshuari, një 17-vjeçar. Atij iu gjet dhe iu sekuestrua thika e përdorur në rast.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 24 orë. Sipas policisë, as viktima dhe as i dyshuari nuk kanë pasur raste të mëparshme të regjistruara në evidencat policore. Rasti është nën hetim. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, kërkesa është bërë më 28 gusht 2026, në bazë të kompetencave ligjore të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka nxjerrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.

Raporti i kërkuar pritet të përfshijë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti për të Mitur, njësitet e Policisë, hetuesit, krim-teknika dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për ekzaminime dhe marrjen e provave materiale.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë”, njofton organit i ndjekjes.

Prokuroria Themelore në Prizren bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin dy pushkë gjuetie dhe 82 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe kanë vjedhur armë dhe municion.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Murat Rashica”.

Sipas Policisë, nga shtëpia janë vjedhur dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Me thikë grabitet një market në Prishtinë, merren 375 euro

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një punëtore e një marketi në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e thikës.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 22:02, kur një person i panjohur dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i ka grabitur punëtores 375 euro.

Pas kryerjes së grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara