Kronikë e zezë

Vdekja e pjesëtares së policisë në Gjilan, dalin detajet e para

Pranë trupit të pajetë, ekipet hetuese kanë gjetur edhe një armë zjarri.

Published

on

Një zyrtare policore rreth moshës 50-vjeçare është gjetur e vdekur pasditen e sotme në varrezat e qytetit në Gjilan.

Pranë trupit të pajetë, ekipet hetuese kanë gjetur edhe një armë zjarri. Ky rast është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ku trupi i së ndjerës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Nga vendi i ngjarjes, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se ky rast ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Diku rreth orës 16:00, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për këtë rast. Njësitet Policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është thirrur mjeku kujdestar që fatkeqësisht vetëm e ka konstatuar vdekjen e një personi femër që më vonë u vërtetua se është pjesëtare e Policisë së Kosovës. Dhe është thirrur prokurori i shtetit”, ka thënë Hashani.

Shefi i hetimeve rajonale, nënkolonel Remzi Azemi theksoi se kanë njoftuar familjarët e të ndjerës, ku edhe Policia do të qëndrojë pranë tyre.

“Mund ta konfirmoj që zyrtarja në fjalë ka qenë në marrëdhënie të rregullta pune dhe ka punuar pranë Drejtorisë Regjionale në Gjilan… Ende ne jemi në vendin e ngjarjes, jemi në fazën e parë të hetimeve. Trupi është gjetur i pajetë dhe mund të konfirmojmë se në afërsi të saj është gjetur një armë zjarr. Prokurori për Krime të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njësitë e Hetimeve Rajonale rastin jemi duke e trajtuar si vdekje e dyshuar. Të gjitha veprimet hetimore nga ana e prokurorit, forensikës janë marrë në vendi e ngjarjes. Dhe trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku do të kryhet obduksioni me trupin e saj”, ka thënë ai.

Derisa është pyetur se a ka qenë e ndjera në orar të punës, Azemi theksoi se ka qenë në marrëdhënie të rregullta të punës në Policinë e Kosovës.

Lajmet

Arrestohet një person në Kosovë për sulm ndaj zyrtarit policor

Published

on

Sipas Policisë së Kosovës, një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari i është nënshtruar testit të alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv me 0.72 promilë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mesnatës më 09.06.2026, ndërsa më 10.06.2026 policia ka bërë të ditur se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet në stacion policor derisa t’i kalojë gjendja e dehjes.

I dyshuari, mashkull kosovar, po trajtohet sipas procedurave ligjore, ndërsa rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Deçan – Hidhet granatë dore në oborrin e shtëpisë, i dyshuari në kërkim

Published

on

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në Deçan më 09.06.2026 rreth orës 05:39 është raportuar një rast ku një person dyshohet se ka hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së viktimës.

Sipas policisë, viktima mashkull kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprimin, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

I dyshuari aktualisht gjendet në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen brenda dy ditëve në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje gjatë 8 dhe 9 qershorit, ku janë përfshirë konflikte verbale, dhunë fizike dhe keqtrajtim ndaj viktimave.

Në Obiliq, një burrë ka raportuar se është fyer dhe ofenduar nga bashkëshortja e tij. Të dy palët janë intervistuar nga policia dhe, në konsultim me prokurorin, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër është raportuar në Pejë, ku një e mitur ka deklaruar se është dhunuar fizikisht nga një i dyshuar, i cili më pas ishte larguar nga shtëpia. I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Istog janë regjistruar dy raste të ndara. Në rastin e parë, një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Ndërkaq, në rastin e dytë në Istog, policia ka arrestuar një burrë nga Kosova dhe një shtetase të Shqipërisë, pasi dyshohet se ishin përleshur mes vete. Të dy kanë marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar.

Në Gjakovë, policia ka arrestuar një të dyshuar nën dyshimin për keqtrajtim të një viktime. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, në Malishevë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Pas intervistimit dhe konsultimit me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me institucionet për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese.

Continue Reading

Lajmet

Kontrabandim në pejë, sekuestrohen mallra rreth 30 mijë euro

Published

on

Sipas raportit policor, të martën në pejë  rreth orës 10:00, njësitë relevante të policisë në bashkëpunim me prokurorinë themelore në pejë, inspektorët e administratës tatimore të kosovës dhe njësinë anti-kontrabandë të doganës së kosovës kanë realizuar një kontroll në objektin dhe veturën e një të dyshuari mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme elektronike të dyshuara si të kontrabanduara, përfshirë pajisje samsung, një ipad, 160 koka mbushëse të tipit apple 20, 13 telefona iphone modele të ndryshme, 13 telefona celularë të tjerë, si dhe 2 apple watch.

Sipas vlerësimit, mallrat e sekuestruara kapin vlerën rreth 30,000 euro.

I dyshuari, pas intervistimit dhe me udhëzim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lënda do të trajtohet nga organet kompetente./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara