Lajmet

Vdekja e një gruaje ndez protesta rreth ligjit të abortit në Poloni

Ata gjithashtu vendosën qirinj përpara Gjykatës Kushtetuese në Varshavë.

Published

on

Protestuesit i bënë homazhe një gruaje që besojnë se është viktima e parë e ndalimit pothuajse total të abortit në Poloni, përcjell UBT News.

Gruaja e paidentifikuar u shtrua në spital sepse fetusit i mungonte lëngu amniotik. Por në vend që të kryenin një abort, mjekët prisnin që fetusi të vdiste, sipas Jolanta Budzowska, juriste e specializuar për keqpërdorime mjekësore. Si pasojë e kësaj, ajo vdiq.

Disa nga protestuesit u panë të veshur me rroba të kuqe si ato të veshura nga personazhet në “The Handmaid’s Tale”, një shfaqje televizive për një regjim represiv që përdor gratë vetëm për qëllime riprodhimi.

Protestuesit përfshinin aktivistë të cilët thonë se gruaja është personi i parë që ndërroi jetë si rezultat i një kufizimi të vitit 2020 të ligjit të Polonisë për abortin.

Por Jerzy Kwasniewski, president i Ordo Iuris, një grup katolik ultrakonservator që loboi për kufizime më të rrepta të abortit, paralajmëroi njerëzit të mos nxirrnin përfundime të shpejta derisa të kryhet hetimi, transmeton UBT News.

Teorikisht, gruaja duhet të kishte qenë në gjendje të ndërpriste shtatzëninë nëse jeta e saj ishte në rrezik. Por aktivistët argumentojnë se ligjet kufizuese të abortit priren t’i bëjnë mjekët të kenë frikë nga ndërprerja e shtatzënive edhe në raste ligjore.

Si erdhi ndalimi pothuajse total i abortit në Poloni?

Polonia miratoi më parë një ligj të rreptë në 1993 që ndalonte të gjitha abortet me përjashtim të tre rasteve: nëse shtatzënia rezulton nga përdhunimi ose incesti; nëse jeta ose shëndeti i gruas është në rrezik; ose nëse fetusi kishte deformime të lindura.

Por Gjykata Kushtetuese, nën ndikimin e partisë konservatore në pushtet të Polonisë, vendosi vitin e kaluar se abortet për defekte të lindura nuk ishin kushtetuese. Vendimi i tetorit 2020 ka çuar në një ndalim pothuajse të plotë të abortit.

Partia në pushtet e Polonisë e cila është në linjë me Kishën Katolike Romake, kërkuan kufizimin aktual. Ata argumentuan se një nga synimet ishte parandalimi i abortit të fetuseve me sindromën Down, i cili, sipas tyre, kishte përbërë një pjesë të konsiderueshme të aborteve legale në Poloni deri atëherë.

Është bërë një përpjekje për të kundërshtuar vendimin e tetorit 2020 përmes një projektligji të nismës qytetare të njohur si “Aborti ligjor pa kompromis”.

Projektligji, i cili kërkon 100,000 nënshkrime peticioni përpara se të paraqitet para parlamentit, do të lejonte abortin sipas kërkesës deri në javën e dymbëdhjetë të shtatzënisë dhe madje edhe më tej në raste të caktuara, duke përfshirë shtatzëninë që rezulton nga përdhunimi ose incesti – duke hequr kohën kufizim në ligjin aktual./UBTNews/

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara