Lajmet

Vdekja e 35-vjeçares në Malishevë, pronarja e ordinancës kishte të kryer shkollën fillore dhe ishte rrobaqepëse

Ordinanca “Doktorat” ishte në emër të saj.

Published

on

Gjykata në Gjakovë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji Hanife Karaxhës, të dyshuarës në rastin e vdekjes së 35-vjeçares në Malishevë.

Sipas kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ordinanca “Doktorat” ishte në emër të saj. H.K kishte të kryer shkollimin fillor dhe ishte me profesion rrobaqepëse.

Në kërkesën e prokurorisë thuhet se“Po ashtu nga koha e pacaktuar e gjerë me datë 22.08.2023, me dashje dhe pa autorizim falsifikon dokumentin në emër të institucionit tjetër dhe atë të QKMF-së në Malishevë, në atë mënyrë që e njëjta si pronare e biznesit “D.”, me rastin e inspektimit në këtë ordinancë i janë gjetur 18 vërtetime për nxënës dhe student si dhe 16 udhëzime për konsultim të QKMF-së në Malishevë, të gjitha këto dokumente të zbrazëta mirëpo të vulosura me vulën e QKMF-së, pa autorizim nga institucioni përkatës”.

“Ndërsa sipas kërkesës për të pandehurën H. K., “Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në Malishevë, pa kualifikim mjekësor kryen trajtime mjekësore e cila është e regjistruar si Ambulancë Specialistike e Gjinekologjisë në emër të pandehurës, ndërsa e njëjta ka të kryer shkollimin fillore, me profesion rrobaqepëse, e ku në ordinancën e cekur më lartë, pas trajtimit mjekësor të dhënë nga vëllai i të pandehurës- i pandehurit Xh. K., ka ndërruar jetë tani e ndjera L. Sh. Po ashtu nga koha e pacaktuar e gjerë me datë 22.08.2023, me dashje dhe pa autorizim falsifikon dokumentin në emër të institucionit tjetër dhe atë të QKMF-së në Malishevë, në atë mënyrë që e njëjta si pronare e biznesit “D.”, me rastin e inspektimit në këtë ordinancë i janë gjetur 18 vërtetime për nxënës dhe student si dhe 16 udhëzime për konsultim të QKMF-së në Malishevë, të gjitha këto dokumente të zbrazëta mirëpo të vulosura me vulën e QKMF-së, pa autorizim nga institucioni përkatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Për dallim nga H.K., vëllai i saj, mjekut Xhavit Karaxha, Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Sipas kërkesës së prokurorisë i pandehuri Xh. K., “Me datën 22.08.2023, në Ordinancën “D.” në Malishevë, në cilësinë e stomatologut gjatë dhënies së shërbimeve të kujdesit shëndetësorë përdorë metoda të papërshtatshme të mjekimit ndaj tani të ndjerës L. Sh. nga fshati N., Komuna e Malishevës, në atë mënyrë që pasi që e njëjta shkon në ordinancën e cekur më lartë për ta hequr një dhëmbë, këtu i pandehuri përdorë medikamentet si calcium, lemod-solu, alergosan, e ku pas heqjes së dhëmbit me të dal pacientja – e ndjera në oborr të ordinancës i keqësohet gjendja- humb vetëdija, me të shpejtë dërgohet në QKMF-Malishevë, e ku me pas e njëjta ka ndërruar jetë si shkak i metodave dhe terapisë së përdorur nga ana e të pandehurit. Po ashtu pa autorizim ligjor kryen trajtime mjekësore- stomatologjike, në atë mënyrë që i pandehuri si stomatolog ushtron veprimtarinë mjekësore në ordinancën gjinekologjike, pa autorizim ligjor për zhvillimin e veprimtarisë stomatologjike e ku si pasojë e këtyre veprimeve të kundërligjshme mjekësore të marruara nga ana e të pandehurit, pas trajtimit mjekësor të dhënë viktimës, e njëjta ndërron jetë, në vendin dhe mënyrën e cekur si më lartë”.

Vendi

Pas numërimit të një pjese të votave, VV-ja arrin në 52 ulëse në Kuvend

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas numërimit të një pjese të votave me postë dhe atyre nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, VV-ja ka siguruar 45.89 për qind të votave, duke mbetur forca e parë politike në vend. Pas saj renditet PDK-ja me 19.96 për qind, LDK-ja me 17.04 për qind dhe AAK-ja me 6.89 për qind.

Në ndarjen aktuale të mandateve, Vetëvendosje ka 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 7 deputetë.

Megjithatë, procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar. Kanë mbetur pa u numëruar rreth 35 mijë zarfe me vota nga posta, si dhe afërsisht 11 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Rezultatet e deritanishme kanë treguar trende të ndryshme. Në rezultatet preliminare pas zgjedhjeve të 7 qershorit, VV-ja kishte siguruar 42.96 për qind të votave, ndërsa në votimin në përfaqësitë diplomatike mori mbi 83 për qind dhe në votat me postë 70.26 për qind.

Sipas projeksioneve aktuale, ndryshime të mëdha në ndarjen e mandateve duken të vështira, megjithëse rezultati përfundimtar do të varet nga votat e mbetura për numërim.

Për formimin e Qeverisë së re nevojiten 61 vota në Kuvend, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkohet kuorumi prej 80 deputetësh në dy raundet e para të votimit.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Moti sot në Kosovë: Diell, vranësira dhe mundësi për reshje lokale

Published

on

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Gjatë orëve të pasdites, në disa zona mund të ketë shtim të vranësirave, të shoqëruara me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.

Continue Reading

Rajoni

UBT në qendër të artit bashkëkohor: Ekspozitë me karakter ndërkombëtar në Austri në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT, është prezantuar një ekspozitë me karakter ndërkombëtar, e realizuar në Boden, Tirol të Austrisë, si pjesë e festivalit Mediafrische, në bashkëpunim me UBT.

Ekspozita vjen si rezultat i bashkëpunimit artistik ndërmjet profesorëve të UBT-së, Uran Krasniqit dhe Besfort Salihut, duke sjellë një qasje bashkëkohore që ndërthur artin, dizajnin dhe hulumtimin urban.

Ekspozita përbëhet nga dy projekte qendrore me koncept të thellë kritik dhe reflektues:

Projekti “Wear your city (Collective memory of Prishtina)” përfaqëson një hulumtim vizual dhe konceptual mbi arkitekturën e zhdukur dhe simbolet urbane të fshirë të Prishtinës. Përmes këtij projekti dokumentohet memoria kolektive e qytetit, duke i transformuar objektet dhe hapësirat e humbura në një narrativë artistike mbi identitetin urban dhe kujtesën historike.

Ndërkohë, projekti “Truth Absorbed” trajton temën e mjegullimit të së vërtetës në epokën bashkëkohore, duke reflektuar mbi mënyrën se si qytetari përballet me një realitet të transformuar, të fragmentuar dhe shpesh të paqartë në kontekstin e shoqërisë moderne.

Pjesëmarrja e studentëve dhe artistëve të lidhur me UBT-në në një festival ndërkombëtar si Mediafrische në Austri, dëshmon angazhimin e institucionit për ndërkombëtarizimin e artit dhe dizajnit, si dhe për krijimin e platformave ku talentet e reja mund të shprehin idetë e tyre në skenën globale.

Ky aktivitet konfirmon edhe një herë rolin e UBT-së si një qendër e rëndësishme e kreativitetit, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e artit dhe dizajnit bashkëkohor.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu pjesë e një publikimi shkencor në Fondazione Machiavelli mbi misionet e paqes

Published

on

By

Profesori i UBT-së dhe Prodekan i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë, Arian Kadriu, ka publikuar një punim shkencor në bashkautori me gjeneralin Giuseppe Morabito, të titulluar “Gli italiani nella KFOR in Kosovo: un modello per le missioni di pace”, i botuar në Fondazione Machiavelli.

Punimi analizon rolin e misionit të KFOR-it në Kosovë pas luftës së vitit 1999, me fokus të veçantë kontributin e Italisë në operacionet e paqes, stabilitetit dhe rindërtimit institucional në Kosovë. Studimi trajton gjithashtu dimensionin civil-ushtarak (CIMIC), si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale në ndërtimin e besimit dhe sigurisë afatgjatë.

Autori thekson se modeli italian në kuadër të KFOR-it paraqet një qasje të suksesshme të ndërthurjes së forcës ushtarake me ndjeshmërinë humanitare dhe bashkëpunimin civil, duke ofruar një shembull të rëndësishëm për misionet paqeruajtëse në të ardhmen.

Pjesëmarrja dhe kontributi akademik i Prof. Arian Kadriut në këtë publikim ndërkombëtar dëshmon angazhimin e tij në fushën e studimeve të sigurisë dhe rolin aktiv të UBT-së në debatet shkencore globale mbi paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara