Lajmet

Vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

OBSH-ja e përshkroi këtë tërmet si fatkeqësinë më të madhe natyrore.

Publikuar

Numri i përgjithshëm i të vdekurve pas tërmetit të 6 shkurtit në Turqi dhe Siri ka shkuar në mbi 41 mijë dhe po vazhdon të rritet.

Këto shifra u konfirmuan një javë pas tërmetit të fuqishëm të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi si fatkeqësinë më të madhe natyrore në 100 vjet.

Pavarësisht kalimit të ‘dritares së artë’ prej 72 orësh, periudhë në të cilën shpëtimtarët kanë shanset më të mira për të gjetur të mbijetuar, ka ende foshnja, fëmijë dhe të rritur që po nxirren të gjallë nga rrënojat./UBTNews/

Lajmet

​Konjufca: Heroi Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot një seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrie të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Heroi Ilaz Kodra, është ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtrie të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. I rritur e i formësuar në frymën kombëtare e patriotike që në rininë e tij, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion se Kosova mund të çlirohej nga Serbia pa luftë të armatosur. Prandaj, pikërisht për këtë arsye u bashkua me Adem Jasharin, Hamës Jasharin, Zahir Pajazitin e të tjerë në Njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky grup patriotësh që i përkasin kronikës më të lavdishme të historisë tonë, e panë të parët lirinë e Kosovës, prandaj sakrifikuan çdo gjë që këtë liri ta shoh e të gëzojë i gjithë populli ynë. E sot ne u falem me nderim që e dhënë jetën dhe sakrifikuan për çlirimin e Kosovës nga Serbia”, theksoi ai.

Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Serbia e donte Kosovën pa shqiptarë, prandaj sipas tij, lufta e saj ishte gjenocidale.

“Kontributi i komandantit Ilaz Kodra për organizimin dhe strukturimin e luftës çlirimtare është i hershëm sikurse pjesëmarrja e tij në luftë e nëpër shumë aksione të pandalshme deri kur ra në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999 në mbrojtje të popullatës civile, e cila po sulmohej nga të gjitha anët nëpër fshatrat e Drenicës… Serbia nuk i kurseu civilët, ata gjithmonë ishin caku i saj, sepse Serbia e donte Kosovën pa shqiptar. Prandaj, lufta e saj ishte gjenocidale, sepse ajo vrau fëmijë, gra e pleq. Gjaku I këtyre të pafajshmëve kurrë nuk do të falet dhe kurrë nuk do të harrohet nga ne, por do ta kujtojmë Serbinë si kriminale dhe gjenocidale, e cila ende nuk është penduar dhe nuk e ka ndryshuar orientimin dhe kursin e saj politik”, tha ai.

Më 30 prill janë bërë 25 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë. Ilaz Ismajl Kodra u lind më 3 maj 1966 në lagjen Kodra të Prekazit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka emëruar Mentor Latifin ambasador të Kosovës në Zvicër. Njoftimin e ka publikuar vet presidentja në platformën X.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam i bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë”, tha Osmani.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

Publikuar

nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, ka thënë se komandanti Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”.

Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

“Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror. Heroi Ilaz Kodra, ndoqi idealin e komandantit Adem Jashari, duke e konsideruar lirinë si të pa negociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësuar. Ilaz kodra ashtu siç e nisi aktivitetin e tij patriotik edhe e përfundoji duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria, andaj ai ra për liri dhe shtet. Ilazi nuk u kthye ne shtëpinë e tij por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përjetshme. Heronjtë janë më shumë se sa shtatore në bronze, ata janë kujtesa jone e përhershme, janë themeli mbi të cilin është krijuar shteti jonë”, ka thënë ajo.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nis seanca në nderim të rënies së komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve e martirëve në Drenicë

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Ne këtë seancë të pranishëm janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, familjarë të komandantit Kodra, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror dhe kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara