Lajmet

Vazhdon seanca në Hagë, Salih Mustafa heq dorë nga pjesëmarrja

Lidhur me këtë, trupi gjykues ka shkuar në konsultim me dyer të mbyllura.

Published

on

Në pjesën e tretë të seancës në Hagë ku po zhvillohet gjykimi në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, ky i fundit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në seancën e sotme. Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, i cili ka thënë se Mustafa nuk dëshiron të jetë pjesë e seancës së sotme, ku po dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të parë për këtë gjykim.

Lidhur me këtë, trupi gjykues ka shkuar në konsultim me dyer të mbyllura.

Avokati i Salih Mustafës, Von Bone ka informuar trupin gjykues për mospjesëmarrjen e Mustafës në dëgjimin e dëshmitarit të sotëm, i cili po dëshmon nën masa të mbrojtura të sigurisë.

“E nderuara gjykatëse, nuk më lejohet të ja them trupit gjykues por në përgjithësi duket që ka dëshmitarë të cilët ai i konsideron më të rëndësishëm sesa disa dëshmitarë të tjerë, kur bëhet fjalë për të bërë pyetje (përmes mbrojtësit) apo diçka të tillë, por përveç kësaj thjesht nuk ka dëshirë të marrë pjesë”, ka thënë avokati i Mustafës.

E mbrojtja e viktimave, Anni Pues ka thënë se në këtë seancë nuk është e domosdoshëm prania e Mustafës.

“Nuk do të ishte aq e domosdoshme për të akuzuarin që të ishte këtu i pranishëm krahasim me herët e tjera por do të doja që trupi gjykues, që zyra e dëshmitarëve ta informojë dëshmitarin para se të hyjë në sallë që ka ndryshuar kjo gjë nëse është i pranishëm i akuzuari, kështu edhe ai do të jetë më i përgatitur”, ka thënë mbrojtësja e viktimave.

Ndërsa, prokurori Cezary Michalczuk ka thënë se mund të bëhet praktikë e rregullt mungesa e të akuzuarve në sallë, andaj, sipas tij, duhet të qartësohet me procesverbal nëse Mustafa nuk do të marrë pjesë në seancë.

“Nëse do të bëhet e rregullt kjo mungesë e të akuzuarit duhet që nga vet i akuzuari të dëgjojmë, për hirë të proces verbalit në mënyrë që ai të kuptojë rrjedhojat e që ka mosprania e tyre që ai ka të drejta dhe detyrime dhe që seanca mund të vijojë edhe pa të, në mënyrë që ta kemi në procesverbal sepse siç mund ta shihni në të ardhmen mund të bëhet diçka e rregullt mungesa e të akuzuarit në sallë”, ka thënë prokurori.

Pas konsultimit, gjykatësja ka lëshuar urdhër me gojë, ku ka thënë se trupi gjykues ka vlerësuar se prania e të akuzuarit nuk është e domosdoshme sot. Por nesër në mëngjes, gjykatësja ka thënë se është e nevojshme që Mustafa të jetë i pranishëm për të diskutuar për praninë e tij në këtë gjykim.

Seanca e sotme ku po merr pjesë dëshmitari i parë ka vijuar e mbyllur për disa minuta dhe në disa pjesë ka pasur redaktim gjatë transmetimit.

Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator.

Live

27 vjet nga konferenca e Rambujesë

Published

on

By

Para 27 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-të, Boris Maiorsky, Rusi dhe Wolfgang Petritsch nga BE.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike – marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-ve, Richard Holbrooke nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bind presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviq që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244 me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak.

Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë./Kosovapress/

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani takon Presidentin e Emirateve, paralajmërohen mbështetje për projekte të reja

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve për lidershipin dhe mbështetjen e treguar për gjithë rrugëtimin e shtetësisë së Kosovës.

“E nderuar me mikpritjen dhe diskutimet gjithnjë përmbajtjesorë me Presidentin e Emirateve, Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, të cilin e falënderova për lidershipin e tij vizionar dhe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, që nga ditët më të vështira e deri më sot”, njofton Zyra e Presidencës së Kosovës.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani vlerësoi lartë partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përmendur bashkëpunimin në shumë fusha që kanë ndikuar në zhvillimin e Kosovës.

“Në veçanti, shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Emirateve në fushën e shëndetësisë, si dhe për vijimin me projektin e rëndësishëm të ndërtimit të spitalit të ri të gjinekologjisë, i mbështetur në dakordimin tonë të mëhershëm”, njofton Zyra e Presidencës së Kosovës.

Në këtë takim Osmani shprehet se ka marrë mbështetjen e Presidentit për projektet e reja në fushën e shëndetësisë dhe në fusha të tjera zhvillimore.

Continue Reading

Vendi

Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind vende të botës.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë ngjarje të rëndësishme përbën një moment domethënës për përfaqësimin akademik dhe institucional të Kosovës në një platformë globale me ndikim të veçantë.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Ilir Dugolli, për delegacionin nga Kosova që po merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi pati mundësinë të takohet me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe medias, si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike dhe institucionale, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar Kosovën në një nivel institucional dhe akademik.

Continue Reading

Të kërkuara