Lajmet

Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Procesi gjyqësor ndaj Mustafës nisi më 15 shtator të vitit 2021.

Published

on

Edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. Në gjykimin ndaj tij deri tani janë dëgjuar disa dëshmitarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun, derisa pritet të dëshmojnë më tepër se 16 dëshmitarë.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përpos që ishte i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale ishte edhe i pari ndaj së cilit në Dhomat e Specializuara në Hagë nisi gjykimi.

Procesi gjyqësor ndaj Mustafës nisi më 15 shtator të vitit 2021, 356 ditë pasi ish-komandant Cali ishte transferuar në Holandë më 24 shtator të 2020.

Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 kreu krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash, në afërsi të Prishtinës, por ai ka mohuar gjithçka që gjendet në aktakuzë duke u deklaruar i pafajshëm.

Lajmet

​Çitaku: Kurti po e mban peng Kosovën

Published

on

By

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokraitke të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti se po mban peng Kosovën.

Pas dështimit për herë të njëzet të konstituimit të Kuvendit, deputetja tha se si parti kanë ofruar alternativat për zgjidhjen e ngërçit politik, mirëpo për shkak të siç tha kryeneçësisë së Kurtit nuk po tejkalohet situata.

Ne jemi të gatshëm në çdo moment që të hapim rrugë. Kemi ofruar alternativat tona mirëpo Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit. Bëjmë thirrje për reflektim që të ecim tutje”, tha ajo.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Njëzet përpjekje të dështuara për ta bërë Kuvendin e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet as në përpjekjen e njëzet. Tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit nuk mori përsëri mbështetjen e partive të tjera politike. Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 25 maj në orën 11:00.

Pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë të kryekuvendarit votuan 53 deputetë, dhe një votë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancë ishin të pranishëm 111 deputetë.

53 deputetë kanë votuar për, kundër asnjë, asnjë abstenim, atëherë shihemi me 25 maj në ora 11:00”, tha ai.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Mund ta votojmë edhe Glauk Konjufcën për kryetar Kuvendi

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të propozojë një kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit.

Një ndër ta, Haradinaj tha se është edhe deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, të cilin mund ta votojnë për kryetar të Kuvendit, krahas dy emrave që më herët kanë propozuar, deputetet, Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi.

Po mbajmë shpresë se do të propozohet një kandidat unifikues ose kandidate. Edhe pse nuk është përgjegjësi e jona si një nga partitë parlamentare, edhe ma e vogla e kemi dhënë një opsion për me dal nga ky opsion. Do të japim votën për një kandidatë të LVV-së që është unifikues. Kemi përmend dy zonjat, Bogujevcin dhe Selimin, por mundemi të votojmë edhe zotëri Konjufca, ish kryetarin nëse propozohet”, tha ai.

Duke folur për mundësinë që të votojnë për kryetar të Kuvendit, kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limaj, ai tha se për një gjë të tillë nuk ka qëndrim dhe nuk është diskutuar në kryesinë e AAK-së.

S’kemi diskutua për rreth kësaj. S’kemi diskutuar në Aleancë dhe kemi situatat të rrugëtimit të tij ndaras. Obligim nuk kemi por s’mundem të jap një përgjigje të saktë. Është një zhvillim i mirë dhe i uroj sukses. Në grup nuk e kemi diskutua kandidaturën e Limajt a do të votojmë apo jo. Ekziston mundësia nga opozita që ta votojë Limajn. Unë nuk kam qëndrim”, shtoi Haradinaj.

Duke folur për përfshirjen e deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha në grupin e tyre parlamentar, Hardinaj tha se i njëjti respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, është një mobilizim i madh i Albin Kurtit dhe aleatëve të tij nga Maqedonia e Veriut të bindin atë dhe deputeten nga komuniteti boshnjak, Duda Balje që të japin votën për LVV-në.

Deputeti Adem Hoxha respekton ligjin dhe Kuvendin e Kosovës. Nderon në heshtje për figurat kombëtare, ndërsa për pjesën tjetër nuk mund të them më shumë. Është një mobilizim i madh i Kurtit dhe aleatëve të tij në Maqedoni që po tentojnë me josh Adem Hoxhën. Pastaj edhe Dudën, Vetonin”, theksoi Haradinaj, duke hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive për herë të njëzet.

Deputetët sërsih kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

​Lushaku: Preferojmë qeveri kalimtare me Abdixhikun kryeministër

Published

on

By

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje e cila sipas saj nuk ka lënë hapësirë për partneritet.

Partia fituese nuk ka lënë aspak hapësirë për partneritet, partneritet përmbajtjesor që do t’i siguronte Kosovës të mira. Kjo është fatkeqësi në fakt sepse ne jemi duke u përballur me procese tepër të vështira për qytetarët, mos harroni që energjia elektrike është shtrenjtuar, është bërë e papërballueshme për shumicën e familjeve në Kosovë. Shikoni ambasadat, ka raportime për rritje të numrit të aplikantëve për të ikur nga Kosova dhe kjo e shpërfaq vërtetë mendësinë e Vetëvendosjes se si dëshiron ta sheh shtetin e Kosovës”, tha Lushaku para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – në tentimin e 20-të.

Ajo përmendi propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për një qeveri tranzicionale derisa tha se do të preferonin kryetari ne kësaj partie për kryeministër.

Ne e preferojmë Lumir Abdixhikun sepse kemi garuar edhe me program të qartë he ne synojmë në cfarëdo qeverie t’i realizojmë projektet tona që janë në të mirë të qytetarëve”, tha Lushaku-Sadriu.

Kur u pyet nëse Fatmir Limaj është i pranueshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, ajo theksoi se nuk e votojnë asnjë kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kushdo që prezantohet nga Vetëvendosje ne kemi thënë që nuk do ta votojmë dhe ky është një qëndrim që e kemi bërë të njohur tashmë disa herë”, tha ajo.

Continue Reading

Të kërkuara